Kafshët mund të krijojnë dhe mbajnë kulturat e tyre ashtu si njerëzit,thotë një shkencëtar.
Andrew Whiten, i cili rishikoi dekada të hulumtimit në këtë fushë, po sfidon idenë se vetëm njerëzit kanë kulturë, duke na ndarë nga kafshët.
Ai thotë se njerëzit nuk mund ta konsiderojnë veten unik në tiparet e të mësuarit nga të tjerët.
Në studimin e tij, Whiten shpjegon se ka prova vërtetojnë ekzistencën e kulturës dhe traditave dhe këtu përshin një larmi gjitarësh, zogjsh, peshqish dhe insektesh.
Profesori ndalet te elefantët matriarkë, të cilët, sipas tij, i mësojnë njohuri dhe tradita të vegjëlve të tyre.
Bota e kafshëve dhe shpendëve mbetet një fushë, ku shkencëtarët kanë shumë për të zbuluar. Pavarësisht zbulimeve për dekada e shekuj me radhë, duket se duhet kohë për të mësuar më shumë për botën e egër.
Top Channel/
Gështenjat përmbajnë fibra, vitamina dhe minerale që mund të kontribuojnë në një ushqyerje të shëndetshme. Ndryshe nga…
Ora dimërore është më e përshtatshme për shëndetin, pasi drita natyrore në mëngjes…
Duart dhe këmbët e ftohta janë shpesh një reagim normal i trupit ndaj temperaturave…
Disa ushqime dhe zakone të përditshme mund t’ju ndihmojnë të ndiheni më mirë…
Konsumimi i rregullt i çajit lidhet me një rrezik më të ulët të…
Secili prej nesh mund të ndihemi të shqetësuar se jemi pranë një ftohje,…