MARIE AMELIE VON GODIN – BARONESHA GJERMANE QË E NDIHMOI PAVARËSINË E SHQIPËRISË DHE MORI PJESË NË SHPALLJEN E SAJ, MË 28 NËNTOR 1912 – Nga Mr. Sc. NUE OROSHI
Marie Amelie von Godin
Baronesha Gjermane Marie Amelie von Godin deri tani nuk është e njohur fare në botimet në gjuhën shqipe. Derisa shumë studiues tanë shqiptarë janë marrë me një shkrimtare tjetër atë Angleze Mary Edith Durham, nën hijen e harresës është mbetur baronesha gjermane Marie Amelie Von Godin. E ndjejë veten vërtet të priviligjuar që jam studiuesi i parë shqiptar që po e bëj një studim për miken e madhe të popullit shqiptar, për miken tonë, e cila nga sirtarët e shtëpisë së Ekrem bey Vlorës e mori Flamurin Shqiptar dhe jua dha Atdhetarëve Shqiptarë që pikërisht në këtë ditë, me datën 28 Nëntor 1912, të valojë në Vlorë. Baronesha Gjermane asnjëherë deri në vdekje nuk u ndal së punuari për kulturën, gjuhën dhe historinë e popullit shqiptar. Ajo për rreth tri dekada rresht 1908-1938 e vizitoi Shqipërinë dhe qëndroi për çdo vit rreth gjashtë muaj në Shqipëri. Albanologu Robert Elsie për Baroneshën Godin do të deklaronte: ka qenë njëra ndër autorët më të rëndësishëm në fushën e Albanologjisë, edhe pse shkrimet e saja pjesërisht kanë mbetur të pazbuluara. Është turp që asnjë studiues ende nuk është marrë me biografinë e saj. Fjalori nuk ishte i pari, por fjalori i parë që ia ka kaluar fjalorëve të tjerë që ishin dalur deri me tani.
Baronesha Marie Amelie Julie Anna Freiin von Godin ka lindur me 7 Mars 1882 në Munih dhe ka vdekur në vitin 1956 ku nganjëherë është quajtur edhe Amalia Maria. Ajo ka qenë një shkrimtare nga Bavaria, veprimtare për të drejtat e grave, përkthyese si dhe studiuese e kultures shqiptare.
Marie Amelie Freiin von Godin si vajzë e mbretërorit të Bavarisë dhe Këshilltarit për Drejtësi Bernhard Freiherr von Godin, si dhe gruas së tij Julie e lindur Eichethal nga Munihu. Me dashuri të madhe ajo e filloi jetën në vendlindjen e saj në Bavari. Ajo ka qen një tip shumë interesante, dhe, nuk ka treguar shumë interese për vyrtytet femërore, ajo gjithashtu ka pasur dëshirë që të studion në Zürich, ku në atë kohë kanë studiuar femrat. Por prindërit e saj Julie e lindur Eichthal si dhe babai sekretar i Drejtësisë Bernhard Karl Gottfried Freiherr Godin, nuk ja lejuan një gjë të tillë. Godin e vazhdoi jetën në shtëpi ku filloi edhe të shkruaj shkrimet e para. Qysh në vitin 1902 filloi ajo të shkruaj për gazetat Kölnische Volkszeitung dhe Tägliche Runschau.
Përkundër lëvizjeve dhe qëndrimeve të shpeshta jashtë vendit ajo kishte një vendbanim të përhershëm në Rindermarkt 3 në Munih. Së bashku me tre vëllezërit dhe motrat e saj ka marrur fillimisht mësimet në shtëpinë e prindërve të saj, si dhe ka vizituar një shkollë fetare Sacre Coeur në Riedenberg si dhe në Austri në qytetin e quajtur Vorarlberg ka vazhduar në shkollime ku ka studiuar për gjuhë të huaja dhe Art. Pas shumë vizitave që ka bërë janë parë edhe shumë vizatime dhe skica të saj.
Në rininë e saj ajo kishte vendosur që të udhëtonte së bashku me vëllain e saj Reinhard, ku dhe ata të dy kanë udhëtuar në Triestë, dhe me anije kanë shkuar në Athinë, Stamboll dhe Jeruzalem. Në vitin 1906 në bordin e një anije që udhëtonte për Konstantinopol ajo për herë të parë takon një shqiptar, Avdi Bej Delvinën, i cili e ftoi atë të vizitonte Shqipërinë. Në vitin 1908 ajo më në fundi erdhi në Shqipëri ku edhe u takua me Ekrem bej Vlorën.
Nga të gjitha vendet që i ka vizituar ajo në atë moshë të re, më së shumti është fascionuar nga Shqipëria, që në këtë periudhë ende ishte pjesë e Perandorisë Osmane. Ku ajo në vazhdimësi në një periudhë kohore prej tridhjetë vitesh do të udhëtonte dhe qëndronte në Shqipëri meçrast gjatë ardhjes së Princit Gjerman Wilhelm Von Wied ajo sherbeu si këshilltare, përkthyese dhe shoqëruse e tij.
Gjithashtu, në këtë periudhë kohore ajo në Durrës ndimoi shumë të sëmurë dhe të varfër të cilët ishin prekur nga sëmundjet e ndryshme.
Por më von ajo ishte e impresionuar nga një politikan i mëvonshëm i Shqipërisë me emrin Ekrem Bey Vlora 1885-1964, që më heret ka qenë luftëtar për mbrojtjen e Shqipërisë. Për shkaqe religjioze që të dy që në fillim ishin tërhequr nga martesa. Por deri në vdekjen e saj ata kanë qenë shumë ngushtë të lidhur dhe në kontakt të afërt, ku kanë punuar në një projekt të përbashkët për Historinë e Shqiperisë (Projekt i pakompletuar), si dhe në një projekt tjetër të Fjalorit Gjermanisht-Shqip, ku pjesa e parë e këtij fjalori është shtypur nga shtëpia botuese Harrassowitz në Leipzig në vitin 1930.
Kujtimet e Marie Amelie von Godin me rastin e Shpalljes së Pavarësisë se Shqipërisë më 28 nëntor 1912
Marie Amelie von Godin pati fatin që të ishte aty në Vlorë me 28 Nëntor 1912, kur u shpall Pavarësia e Shqipërisë. Madje në kujtimet e saja ajo sqaron shumë mirë, se si flamurin që e mbante Ekrem Bey Vlora ja kishte dhënë politikanëve shqiptarë, dhe ky flamur valoi me 28 Nëntor 1912 në Vlorë. Në disa shënime të ndryshme që janë botuar në Gjermani thuhej, se Marie Amelie von Godin ka ndihmuar shumë edhe luftëtarët shqiptarë që luftonin kundër Përendorisë Osmane. Vlora një fole e vogël që mezi ka 5000 banorë, brënda natës popullsia e saj është dyfishuar. Gjatë kësaj kohe Ekrem Bey Vlora katër javë para se të mbërrinte xhaxhai i tij, e udhëhiqte një grup ushtarësh për mbrojtjen e Labërisë për të mos ra nën pushtimet Greke. Dhe pas thirrjes për Pavarësinë e Shqipërisë ai vetë nuk ishte prezent -shkrun Amelie von Godin, e cila kishte disa javë që qëndronte si mysafire në shtëpinë e tij në Vlorë, e cila i kishte ndjekur ngjarjet me vëmendje dhe në mënyrë direkte nga syri i saj. Dy ditë të tëra e kemi pritur mbërritjen e tij, ka shkruar ajo në kujtimet e saj: Për një Shqipëri të Pavarur, ka ardhur ai natën kur të gjithë flinin. Mëngjesin tjetër, me 28 Nëntor, unë nuk do ta harroj. Unë jam quar normal në mëngjes, kur një burrë më thërret me zë nga koridori: Aty e takoj Hudei Effendi nga Vlora. I cili më tha, e dijmë zonja Baroneshë, që Ekrem Bey e ka një flamur Shqiptar ma jepni mua ju lutem, që ai flamur sonte do të valoi, dhe ne do të jemi të pavarur, ku do ta shpallim Pavarësinë e Shqipërisë. Unë e solla flamurin, flamurin e parë shqiptar që Ekrem Bey Vlora që prej tetë vitesh, edhe gjatë udhëtimeve që bënte nëpër Shqipëri e mbante afër vetes, persëri në një kohë kur kjo ishte rrebtesisht e ndaluar mbajtja e flamurit, si dhe përdorimi i gjuhës shqipe, ku kjo përbënte rrezik për t’u burgosur ose internuar.
Dhe më pas vazhdonte ajo:
Në atë ditë unë kam qenë e mbushur me plotë gëzim, sepse isha e bindur që Ismail Qemal Beu këtë hap nuk e ka marrë pa e ditur dhe peshuar mirë humbjen e Turqisë nga Evropa, që në bazë të përshkrimeve të mia del, se ky burrë nuk ka mundur atë ta bëj vetëm për çështje avantureske, që ta shkatërroi vendin e tij, por kjo gjë të prodhoi diçka të mirë për Shqipërinë.
Në të njëjtën ditë në hyrjen e shtëpisë së Xhemil Bej Vlorës flamuri shqiptar vërtet valonte. Në ballkon ku dritaret ishin të hapura ka qenë Ismail Qemali, së bashku me deputetët e Shqipërisë që kanë ardhur së bashku me ta, Avdi dhe Murat Bey Toptani, Sali Efendi Gjuka, Mithat Bey Frashëri, Dom Nikollë Kaqorri, Riza bey Gjakova dhe shumë të tjerë.
Në kopsht kanë qenë krye për krye, shqiptarët që ishin mbledhur, ku në mes të Toskëve aty ishin edhe Gegët më plisat e tyre tradicionalë, që rrinin aty të qetë. Të gjithë plisbardhët aty mbanin armët në krahë. Kur flamuri u ngrit aty, ishin të lumtura edhe gratë që ishin brënda. Një burrë i vjetër afër derës së shtëpisë më ka thirurr me një zë të lart dhe të plotë “Pasiqë unë këtë ditë e pashë, unë dua që tani të vdes”. Sepse kjo ngjarje e cila ndodhi vetëm para disa qastesh është paguar shumë shtrejt me gjakun e shumë gjeneratave, dhe ka pasur shumë viktima. Kur flamuri valonte, të gjithë së bashku e kanë kënduar këngën, Për mëmedheun, dhe për flamurin Shqiptar, dhe më pas kanë folur më radhë Ismail Qemali, Dom Nikollë Kaqorri dhe Murat Bey Toptani.
Baronesha Marie Amelie von Godin për Dom Nikollë Kaqorrin dhe Pater Anton Harapin
Baronesha Godin në shkrimet e saj jep vlerësime edhe për atdhetarët shqiptarë. Në një shkrim për don Nikollë Kaqorrin ajo do të shkruante “Nikollë Kaqorri ishte një burrrë që nuk tërhiqej nga rruga e tij, vetëm ai kishte gjithmonë karakterin e fortë e kurajon për të kundërshtuar Ismail Qemalin dhe mund të themi me plot gojën se në përbërjen e Qeverisë Provizore, ai ishte përfaqësuesi i së Drejtës. Jam i sigurt se ky burrë megjithëse në fushën fetare është besimtar, pranon tolerancë për hirë të Shqipërisë sepse ndryshe nuk do të mendohesh për një përparim të kënaqshëm të atdheut të vet. Çdo veprim i tij është i logjikshëm dhe asnjëherë nuk shkelë në derrasë të kalbur, e nuk i ikën balta nga këmbët”.
Është shumë interesant vlerësimi që bën Baronesha Godin për Patër Anton Harapin, ku fjalët e patër Anton Harapit të thëna para Gjykatës Komuniste ajo do ti boton në Kopertinën e Romanit Historik që kryekput do t’ja kushton Patër Anaton Harapit. “Pushteti dhe forca janë të shkurtëra dhe kalimtare -thoshte Pater Anton Harapi kundërshtar i Enver Hoxhës. Unë kam qenë dhe jam kundërshtari i juaj.
Me qenë i lirë, gjithnjë isha angazhuar përsëri kundër jush, i kisha tubuar të tjerët që tju dëbojmë juve. Çka ju nevoiten dëshmitarët. Çka unë e kam bërë nuk e mohoj dhe nuk kam nevojë për mbrojtës.Unë e di se si ky proces do të përfundoi. Unë nuk kam frikë vdekjën dhe nuk pres ndonjë gjë tjetër nga ju. Turp dhe turp për mua do ishte mëshira e juaj, ç’nderim dhe turp është për mua hiri juaj. Unë nuk do të mbijetojë shëmbjen e Shqipërisë. Shqipërinë time të dashur, siq unë e kam planifikuar, siq unë e kam mbjellë dashurinë për atdheun. Ju jeni të korruptuar dhe të mashtruar përmes një mësimi të qmendur, që sot jeni plotësisht në shërbim të botës Sllave, që po ja bëni varrin atdheut tuaj. Për këtë qmenduri tuajën që jeni duke e bërë në shërbim të sllavizmit unë jam duke lotuar me lotë të përgjakur. (Pjesë nga procesi Gjygjësor kundër Pater Anton Harapit).
Këto ishin fjalët përfundimtare të një njeriu dhe burri që jetën e tij ia kishte falur Shqipërisë, që si moto e kishte ta drejton Shqipërinë në një ardhmëri të lumtur, përfundon Baronesha Godin.Ajo gjithashtu në romanin historik për veprën dhe jetën e Patër Anton Harapit, që në fillim thotë, se Patër Anton Harapi është pasardhësi i shkrimtarit të madh shqiptar Atë Gjergj Fishta. Ajo shkruan, se të gjithë e njohin Patër Anton Harapin prej Sarandës e deri në Shëngjin, prej Durrësit e deri në Pejë, ai ishte dy vite qeveritar Shtetëror i Qeverisë Shqiptare, derisa dha dorëheqje me ardhjen e komunistëve në pushtet. Ky Roman është botuar në vitin 1963 nga shtëpia botuse Steyer Verlag, shtatë vite pasiqë kishte ndërruar jetë Baronesha Marie Amelie von Godin, dhe ka gjithsejt 207 faqe.
Veprat e Botuara dhe studimet e Baroneshës Godin për Shqiptarët
Baronesha Marie Amelie von Godin përveç shkrimeve e studimeve që shkruante dhe botonte në Gjermani mbi qështjen shqiptare ajo mirrej edhe me mbrojtjen dhe të drejtat e grave në Gjermani si dhe njekosisht ishte edhe Antare e Shoqatës së Shkrimtarëve të Bavarisë. Ndër veprat e saja mbi Shqipërinë janë edhe këto botime të saj:
1. Aus dem Land der Knechtschaft. Albanische Novellen. Wien:Josef Roller 1913.- 465 s,2.
2. Aus dem neuen Albanien. Politische und Kulturhistorische Skizzen. Wien: Josef Roller, 1914.-126 s.,
3. Befreiung Roman aus dem modernen Albanien Regensburg Habel 1920.- 544 s,
4.Die Bessa der Jakub Schara. Albanische Erzählung. Jena W. Gensch, 1921.-17 s. 5.
5.Wörterbuch der albanischen und deutschen Sprache., Teil I. Leipzig: Harrassowitz 1930-IV und 419mS. (Deutsch-Albanisch).,
6.Auf Apostelfpfaden durch das schöne Albanien, Werl.Franziskus Druck, 1936 (Franziskanische Weltmission. Berichte und Erzählungen 5). -48 s.,
7.Der Tolle Nureddin. Roman aus Albanien. Köln: Bachern, 1936 167 s.,
8. Das Opfer- Roman aus Albanien. Paderbon Verlag der Bonifacius Druckere, 1937.- 188 s.,
9.Gjoka und die Rebellen., Geschichtlicher Roman aus dem Albanien,
10.Der Überfall. Ein Roman aus Albanien. Rothenburg a.N: Pfeiler Verlag, 1955.- 143 s,
11.Di Drei Kolaj Gefährliche Wege im aufstandischen Albanien Würzburg: Arena Verlag 1961.- 140 s. ( 2. Aufl.),
12.Vergessen, Roman aus der jüngsten Geschichte Albaniens. St. Augustin über Siegburg Verlag, 1963. – 207 s.
Në Prill të vitit 1930, Marie Amelie von Godin viziton Franqeskanët në Shkodër. Franqekanët e Shkodrës kërkuan nga Baronesha Godin që të përkthehet në Gjuhën Gjermane Kanuni i Lekë Dukagjinit. Së bashku me Franqeskanët dhe Ekrem Bey Vlorën me muaj të tërë në Shkodër kanë punuar për përkthimin e të Drejtës Zakonore Shqiptare Kanunin e Lek Dukagjinit. Këto pjesë të përkthyera të Kanunit të Lek Dukagjinit në Gjuhën Gjermane do të botohen në Revista Shkencore që botoheshin në Gjermani për qështje të Drejtësisë, siç ishte revista “Zeitschrift für Vergleichende Rechtswissenschaft” që botohej në Shtutgart.
Me datën 22 Shkurt 1956 Baronesha Gjermane Marie Amalie von Godin është gjetur e vdekur në banesën e saj në Munih të Gjermanisë.
Baronesha Marie Amelie von Godin përveç kontributit që dha në përgaditjen e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, ajo një jetë të tërë ia kushtoi kulturës shqiptare. Deri më tani janë zbuluar 12 vepra të shkruara për Shqipërinë, dhe njëkosisht të botuara nëpër Shtëpitë Botuse Prestigjioze të Kohës në Gjermani, Austri dhe Suedi. Ka botuar gjithashtu me qindra artikuj shkencorë dhe informativë për Shqipërinë dhe shqiptarët, për traditat, doket e zakonet, dhe mikpritjen bujare shqiptare. Vërtet a ishte rastësi shkuarja e Marie Amelie von Godin apo ajo ishte e dërguara e Politikës Gjermane, për të përgaditur Pavarësinë e Shqipërisë, pasiqë që nga viti 1908-1912 plotë katër vite qëndroi dhe punoi me luftëtarët shqiptarë, si dhe me udhëheqësit politikë Shqiptarë, e pikërisht këto vite ishin vitet e Kryengritjeve të mëdha Shqiptare për Pavarësinë e Shqipërisë, kësaj pyetje nuk mundemi t’i përgjigjemi momentalisht derisa të kemi te kompletuar të gjitha librat, studimet por edhe shumë gjëra tjera interesante që ende kanë mbetur në dorshkrim të Baroneshës Gjermane Marie Amelie von Godin, e cila një jetë të tërë ia kushtoi përkrahjes së Kombit Shqiptar. Por koha është që me emrin e saj të emërohet një rrugë në Vlorë apo Tiranë, ndërsa Institucionet Shkencore Shqiptare të mbledhin, veprën e saj ta përkthejnë dhe ta botojnë edhe në gjuhën Shqipe, në mënyrë që të kemi mundësinë ta njohim të plotë veprën e baroneshës Gjermane Marie Amelie von Godin që ndimoi Pavarësinë e Shqipërisë, dhe ishte zëri më i devotshëm në Evropë për mbrojtjen e qështjes Shqiptare.
Jeni ose një lëvizës i këmbëve ose dikush që irritohet shumë nga kërcimi i…
Termi djathë zviceran nuk i referohet nga vjen djathi, por lloji i djathit, ose…
Deva ishte politikan me prejardhje nga qyteti i Mitrovisë. Ai gjithashtu ishte ministër i…
“Oral History Kosovo” në profilin e tyre zyrtar në “Instagram”, kanë publikuar fotografi nga…
Për shumë njerëz ky është një lëng që funksionon kundër kollës dhe problemeve me…
Shurupi i mollës është një nga lëngjet më të shëndetshme që mund të konsumoni…