Në një rrëfim të jashtëzakonshëm me titull origjinal “SHQIPËRIA SOT” nga e përjavshmja prestigjioze amerikane “Harper’s Weekly, 1914”, ku paraqet gjendjen e rëndë në Shqipëri mbas largimit të Ushtrisë Serbo-Malazeze, të cilat lanë pas shkatërrime të mëdha duke vrarë, djegur, dhe plaçkitur vendin.
Tmerret e luftës shpesh zgjasin më shumë, pasi lavdia e saj është zbehur. Njerëzit kanë harruar pothuajse luftërat ballkanike, më tani, por në malet e Shqipërisë vuajtjet në këtë moment, janë më të këqija sesa gjatë kohës së luftës.
Në Fortesën shqiptare në Malësi të Shqipërisë, njerëzit që nuk kanë marrë pjesë në luftërat ballkanike, por në heshtje kanë punuar atje fushat dhe duke u marrë më bagëtitë e tyre, ndërsa të tjerët luftuan, tani janë duke paguar çmimin e luftës.
Tetorin e kaluar të vitit 1913, trupat serbe dhe malazezë zbriten mbi vendin e vogël dhe grabitën, dogjën dhe shkatërruan mbi 100 fshatra.
Ata dogjën dhe hodhën në erë mbi 12.000 shtëpi; vranë, masakruan dhe duke djegur për se gjalli deri në vdekje 8000 njerëz, burra, gra dhe fëmijë.
Ata bënë 125.000 persona të pastrehë, plaçkiten bagëtinë, kuaj, dele e dhi, plaçkitën grurin nga hambarët që ishin sjellë për këta njerëz.
Në shumicën e fshatrave asnjë ndihmë nuk kishte mbërritur ende, të korrat ishin djegur, dhe furnizimet për dimrin si bazë të ushqimit kishin foragjeret, bilanci i dëmeve të shkatërruara nga serbet arrinte në vlerën e 10.000.000 $ vlerë të pronës, ku sot në vitin 2014 kjo vlerë arrin në 230.000.000 milionë $. Rezultati është, që në këtë moment popullsia shqiptare po vdes nga uria. A
ta nuk kanë ushqim për të ngrënë, dhe nuk ka farë misri për mbjelljen e ardhshme. William Howard Willard, Sekretar i Fondit të Ndihmës për Shqipërinë, i saporikthyer në Shqipëri duke udhëtuar rreth e qark vendit për katërqind milje, pjesërisht në këmbë, pjesërisht mbi kalë, ku vendi është shkretuar nga lufta.
Fotografitë e tij të bëra gjatë udhëtimit tregojnë kushtet ekzistuese të tmerrshme në ekstrem. Z. Howard vlerëson se në normën e lartë të rrezikut për njerëzit që janë duke vdekur në Shqipëri tani, 80.000 njerëz do të kanosën nga “zia e bukës” deri në të korrat e ardhshme. Plaçkitja e vendit u bënë nën emrin e fesë në një masë të caktuar.
Gjatë sundimit turk shumë shtëpi të krishtera u plaçkitën por edhe shumë shtëpi myslimane u dogjën dhe u plaçkitën, rast i ngjashëm ishte edhe gjatë represionit serbo-malazezë dhe grekë duke plaçkitur shtëpitë myslimane shqiptare dhe duke kursyer shtëpitë e shqiptarëve të krishterë, por edhe në shumë raste shkatërruan shtëpitë e shqiptarëve të krishterë. Më këtë formë në shumë raste krijuan përçarje ndërmjet shqiptarëve.
Është një ndër kurat më të lashta popullore përdorur mijëra vite më parë për…
Ekspertë të ushqyerjes së shëndetshme e kanë cilësuar lëngun e mishit si një eliksir…
Hudhra është një ushqimet më mirëbërëse për organizmin. Përdorimi i saj i rregullt çdo…
𝐊𝐨𝐧𝐭𝐫𝐢𝐛𝐮𝐭𝐢 𝐢 𝐇𝐨𝐱𝐡𝐚𝐥𝐥𝐚𝐫ë𝐯𝐞 𝐒𝐡𝐪𝐢𝐩𝐭𝐚𝐫ë 𝐧ë 𝐡𝐚𝐫𝐭𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐞 𝐚𝐥𝐟𝐚𝐛𝐞𝐭𝐢𝐭 𝐝𝐡𝐞 𝐚𝐛𝐞𝐭𝐚𝐫𝐞𝐯𝐞 𝐭ë 𝐠𝐣𝐮𝐡ë𝐬 𝐬𝐡𝐪𝐢𝐩𝐞” 🇦🇱 📚…
Sot është Dita Kombëtare e Alfabetit, ku do të prezantohet drafti i fjalorit të rinovuar…
RETROSPEKTIVË: Pamje të rralla nga Rugova, në vitin 1961 (Video) https://www.facebook.com/watch/?v=550225794417404&rdid=2l0cmv6oLgz5kHUY