<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Çabej: Serbët, grekët e turqit duhet t’ua dinë për nder ilirëve

Shqiptarët për vite me radhë, duke qenë pjesë e kombeve të push tuara nga shtete më të mëdha e më të fuqishme, kanë luftuar përkrah tyre luftra që ndoshta ideologjikisht nuk i besonin.

Ama duhet kuptuar se nuk ka qenë vetëm kjo arsyeja përse shqiptarët kanë luftuar përkrah ushtrive të huaja. Arsyeja kryesore është krejt tjetër!

Profesori i shquar Eqrem Çabej, në veprën studimore “Shqiptarët midis Perëndimit dhe Lindjes” i kushton rëndësi edhe këtij fenomeni në kapitullin “Fuqi centrifugale në historinë dhe karakterin e popullit shqiptar”.

Sipas tij, kufizimi [gjeografik] që i bëhet truallit shqiptar, e sidomos veriut e lindjes, me vargje malesh te larta, ka pasur si rrjedhojë në historinë shqiptare një farë shkëputjeje e mënjanësie përkundrejt fqinjëve. Por më të forta se këto elemente nguruese e izoluese kanë qenë në historinë dhe në karakter të shqiptarëve fuqitë që kanë vepruar nga brenda jashtë. Thatësia dhe varfëria proverbiale e shumë viseve të Shqipërisë, nuk ka mundur të ushqejë banorët.

Të shtyrë nga kjo varfëri në kufijtë e skajshmërisë dhe nga dituria se pas atyre maleve të lartë dhe përtej detit kishte fusha pjellore, i ka shtyrë banorët të mendonin të largoheshin nga trojet e tyre duke kaluar përtej atyre kufijve natyrorë.

Kështu, sipas Çabejt, shohim se si që në kohët më të lashta, fiset ilire shtriheshin në njërën anë andej detit në Itali, në anën tjetër në Hellas, në Dardani, Maqedoni e Traki gjer në Bosfor: duke kontribuar atje në mbrujtjen e nacionit italik, këtu në formimin e nacionit helenik e trak, më vonë të nacioneve serbe, greke të re e turke.

Ndërkohë, për momentet e mëvonshme kur vjen edhe pushtimi osman, shihet se ai nuk mundi të ndalte shtegtimet, por vetëm i dha të tjera drejtime.

Për këtë çështje, Çabej thotë: Osmanët e sollën në kulm dhe e përfunduan hovin shtegtues të shqiptarëve dhe kontribuan kështu në shpalimin e shpërndarjes së tyre, por jo krejt.

Pra, si qartazi lexohet më lart, profesor Çabej thotë se paraardhësit e shqiptarëve, ilirët kanë kontribut në krijimin e sa e sa nacionaliteteve, jo vetëm në vendet fqinje, por edhe në vendet e tjera të Evropës. /KultPlus./

postbck postbck

Recent Posts

Çfarë ndodh me stërvitjen tuaj kur pini lëng panxhari?!

    Pirja e lëngut të panxharit para aktivitetit fizik mund të përmirësojë qëndrueshmërinë dhe…

16 hours ago

Harrojini kimikatet/ Me vetëm dy përbërës largoni njollat më ‘kokëforta’ nga vaska

    Një mënyrë e thjeshtë dhe natyrale për të pastruar vaskën po përdoret gjithnjë…

17 hours ago

Pse u rrinë këmbët e ftohta personave që vuajnë nga diabeti? Ja çfarë thotë shkenca

    Shumë persona që vuajnë nga diabeti ankohen se i kanë këmbët vazhdimisht të…

18 hours ago

Sytë e skuqur nuk duhen neglizhuar, kur duhet të konsultoheni me mjekun?

    Skuqja e syve është një problem i zakonshëm që mund të shfaqet për…

2 days ago

Keni dhimbje fyti? Ky çaj mund t’ju ndihmojë ta qetësoni

  Dhimbja e fytit është një shqetësim i shpeshtë, sidomos gjatë ditëve të ftohta dhe…

2 days ago

Ndryshimi që i ndodh trupit tuaj kur hiqni dorë nga duhani

    Ndërprerja e konsumimit të duhani është gjëja më e mirë që do të…

2 days ago