<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Autori anglez për shqiptarët:Ky popull i lashtë ballkanas, ndihet i vetëmjaftueshëm!

 Teksa përshkruan atmosferën historike nga udhëtimi ndërmjet viteve 1800-1900, në librin “Pictures from The Balkans”, John Foster Fraser thotë se, shqiptarët mund të ndahen si skocezët: malësitë e veriut banohen prej fiseve dhe në ultësirat më pjellore të jugut sistemi fisnor vjen duke u zhdukur. E po si skocezët, që puqeshin me njëri-tjetrin nga urrejtja që ushqenin për anglezët, shqiptarët i bashkon urrejtja që kanë për sllavët.

“Kombet përreth tyre, ua kanë pasur aq shumë frikën – për shkak të pasionit të tyre mbizotërues dhe të pashuar për luftën – sa i kanë lënë shqiptarët të merren me veten. Mungesa e rrugëve, shtigjet e rrezikshme malore dhe ambiciet ndërfisnore kanë bërë që çdo zonë, e mbërthyer mes malesh të pakalueshëm, të ndihet e vetëmjaftueshme.

Gjithkund vërehet një bujari e rreptë. Një femër mund të udhëtojë e sigurt nëpër Shqipëri, vetëm falë dobësisë së saj. Megjithatë, shqiptari do të ngurronte të qëllonte një burrë për një fyerje të paqenë, aq sa do të ngurronte të qëllonte një qen që i leh. Ekziston një mëvetësi e ashpër…

Fiset e Shqipërisë nuk kanë një fe të përbashkët. Disa janë të besimit mysliman dhe disa të krishterë. Brenda fisit mund të gjenden që të dy besimet. Më i rëndësishmi nga fiset e veriut, mirditorët, janë të krishterë: katolikë romanë.

Në jug shqiptarët janë të krishterë dhe, duke qenë në kufi me grekët, kanë përqafur Kishën Ortodokse.

Shqiptari mysliman është nën ndikimin e fqinjëve të tij të krishterë. Ai pi verë dhe është veçanërisht i dhënë pas birrës. Më rastisi të gjej edhe shishe birre nga Mynihu e ai betohet në emër të Virgjëreshës”-  shkruan Fraser.

John Foster Fraser (1868-1936) është një sy vëzhgues i fillimit të shekullit të njëzetë, i cili midis memuareve të veta ka përfshirë dhe vështrimet mbi Shqipërinë, sidomos pjesën e poshtme të saj, ku elementet e eposit, etnografisë, traditës dhe dokeve shqiptare janë përshkruar me një stil të këndshëm, pse jo edhe me dashuri, të përshtatshëm për lexuesin anglo-sakson. Vlera e këtij libri nuk ndalet me prezantimin e Shqipërisë te lexuesi i huaj, por fare mirë mund t’i shërbejë dhe lexuesit shqiptar për të njohur këtë pjesë të Shqipërisë nëpërmjet këndvështrimit të një të huaji.

“Populli që të bie më shumë në sy janë shqiptarët. Burrat janë shtatlartë dhe zeshkanë, me tipare të pashme dhe të rregullta. Atje dhe, në të vërtetë, në të gjithë vendin, shqiptari më la përshtypjen e një sqimatari. Ai dëshiron që xhamadani i tij të jetë i qëndisur me serm e flori. Zakonisht, fustanella e tij është borë e bardhë. Opingat, rëndom prej lëkure të kuqe, kanë nga një xhufkë të madhe në majë… për të cilën shqiptari mendon se është pjesë veçanërisht e rëndësishme e ‘kapardisjes’ së tij”, ky citim i John Foster Fraser dëshmon për një realitet historik të Shqipërisë së para 100 viteve.

postbck postbck

Recent Posts

Pija më e mirë e mëngjesit për shëndetin e zemrës

    Një zakon i thjeshtë në mëngjes mund të ndihmojë shëndetin e zemrës: pirja…

16 hours ago

Çfarë duhet bërë kur fëmijët infektohen me fruth në çerdhe. Përgjigjet pediatrja!

    Mjekja pediatre Zerina Sheme ka ndarë në rrjetet sociale informacion në lidhje me…

17 hours ago

Sa kafe mund të pimë në ditë? Ja çfarë thonë studimet e reja për zemrën

  Kafeja, në sasi të moderuara, nuk duket të jetë armiku i zemrës. Por jo…

17 hours ago

Fruti që ndihmon në uljen e sheqerit dhe kolesterolit

Nga forcimi i imunitetit te mbrojtja e zemrës dhe rregullimi i nivelit të sheqerit në…

17 hours ago

Simptomat e diabetit te fëmijët që prindërit nuk duhet t’i neglizhojnë

    Diabeti te fëmijët mund të shfaqet me simptoma që në fillim duken të…

21 hours ago

Si ta matni saktë tensionin!

    Hipertensioni quhet me të drejtë “vrasësi i heshtur”, sepse është një sëmundje pa…

21 hours ago