<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Shteti i parë në Evropë pa Covid, jeta rifillon normalisht

Gjibraltari ka nisur t’i buzëqeshë sërish jetës pas periudhës së lodhshme dhe të gjatë të pandemisë që mban ende mbërthyer thuajse të gjithë botën.

Shteti me vetëm 34 mijë banorë është bërë shembull për të tjerët në menaxhimin e krizës së pandemisë.

Në sajë të vaksinimit, epidemia duket se është tejkaluar dhe është  është bërë vendi i parë në Evropë që e ka vënë nën kontroll duke u shpallur covid free.

Restorantet punojnë deri natën vonë, por raste të reja pozitive me COVID-19, në këtë vend nuk po regjistrohen.

Që kur maskat nuk janë të detyrueshme që të vendosen edhe në ambiente të hapura, ministrja e Shëndetësisë, Samantha Sacramento thotë se shpesh ndihet sikur ka harruar diçka ndërsa ecën në rrugë.

“Mendoj se është diçka psikologjike dhe na duhet kohë ta tejkalojmë këtë”, thotë ministrja e Shëndetësisë.

Gjithashtu është shfuqizuar vendimi që ndalonte daljen jashtë shtëpisë, baret e restorantet punojnë deri në orët e para të mëngjesit sikurse edhe para pandemisë.

“Ndoshta së shpejti do të jetojmë siç ishim para pandemisë”, ka thënë një kameriere për gazetarët.

Krejt e kundërta ndodh me pjesën tjetër të Evropës, ku ende po aplikohen masat kufizuese për shkak të numrit shumë të madh të rasteve të reja me COVID-19.

Në anën tjetër, Gjibraltari me 34 mijë banorë në pikun e pandemisë ka pasur 172 raste brenda 24 orëve.

Në këtë vend kanë humbur jetën si pasojë e infeksionit Covid-19, 94 persona.

Gjibraltari është vaksinuar me vaksinën Astrazeneca e prodhuar në Britaninë e Madhe. Procesi i vaksinimit nuk ka qenë ndonjë sfidë e madhe, kjo për faktin se i tërë shteti shtrihet në një hapësire prej 6.5 kilometra katrorë, 4 herë më e vogël se Shqipëria.

postbck postbck

Recent Posts

Këto janë metodat më të thjeshta për pastrimin e atleteve të bardha, përgatitini ato për mot të ngrohtë

    Atletet e bardha janë një klasik mode që shkon me pothuajse të gjitha…

2 hours ago

Pse trajtimet kundër kancerit nuk funksionojnë njësoj për të gjithë pacientët?

  Një studim i ri shkencor mund të shpjegojë një nga misteret më të mëdha…

2 hours ago

A janë pemë apo perime domatja dhe shalqiri

  Ka bimë për të cilat në fillim do të mendonim që janë pemë ose…

3 hours ago

Këto janë çmimet e derivateve për sot

    Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka publikuar çmimet e derivateve të…

9 hours ago

Fëmijët e vegjël me autizëm që morën terapi me dritë Infra të kuqe pranë kokës për vetëm 8 javë treguan përmirësime

  Një studim i fundit zbuloi se fëmijët e moshës 2–7 vjeç me autizëm që…

11 hours ago

Një zakon i mëngjesit është çelësi nëse doni të shmangni kapsllëkun

  Nëse doni të përmirësoni tretjen dhe të shmangni kapsllëkun, një nga gjërat më të…

3 days ago