<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

E dini pse nuset veshin vello në ditën e dasmës? Traditat dhe legjendat

Martesa është një nga ditët me të bukura për çiftet e dashuruara, sidomos për femrat. Shqetësimi më i madh është se si do të jetë fustani i nusërisë. Por realisht e keni menduar ndonjëherë se çfarë domethënie ka kjo veshje e bardhë? Përse nuset veshin vello? Prej kur janë bërë një gjë tradicionale e çdo nuseje? Në fakt askush nuk është i sigurt për këtë. Vellot kanë filluar të përdoren në kohëra të ndryshme dhe në kultura të ndryshme, transmeton Telegrafi.com. Më poshtë do të lexoni disa nga arsyet që mendohet se justifikojnë këtë traditë tashmë të përdorur në thuajse gjithë botën.


1-Nuset veshin vello për të larguar demonët

Vellot e dasmës kanë filluar të përdoren në kohërat romake kur nuset kanë qenë të mbuluara nga koka në këmbë me një vello gjigante të kuqe, e cila quhej flammeum. Pse? Pasi romakët frikësoheshin se shpirtrat e këqij do ndalonin ceremoninë, apo do mallkojnë çiftin, ata mendonin se velloja e gjatë gjigante do të dukej sikur nusja është në zjarr dhe demonët do të frikësoheshin. Kjo besëtytni ishte zhvilluar dhe veshja e vellove kishte filluar të bëhej për të hutuar shpirtrat, gjë që ka më shumë kuptim sesa teoria me zjarr. Romakët mendonin se duke mbuluar fytyrën e nuses, shpirtrat nuk do të jenë të aftë të bëjnë sulmin e tyre, pasi nuk do të ishin të sigurt se kush është nusja.
2-Nuset veshin vello për të fshehur fytyrat
Teoria e veshjes së vellove dikur kishte arritur në atë nivel ku thuhej se nuset i veshin vellot për të fshehur identitetin e tyre. Por, këtë herë nusja nuk mbronte veten nga shpirtrat, por dëshironte ta mbante fytyrën e saj sekret para dhëndrit. Në dasmat e hershme, kur martesat ishin aranzhuar nga baballarët, ata donin që t’i fshihnin fytyrat e vajzave të tyre deri në momentin e fundit, që nëse në rast se një nuse është e shëmtuar të mos prishet marrëveshja. Kjo gradualisht është transformuar në traditën që meshkujt nuk duhet ta shohin nusen para dasmës.
3-Nuset kanë vishnin vello për të mos u larguar
Bustle shkruan që vellot janë përdorur për ta rënduar nusen dhe ta parandalonin atë që të ikte kur të takohej për herë të parë me dhëndrin.
4-Nuset veshin vello për të simbolizuar virgjërinë e tyre
Kjo ka të bëjë me të qenit e mbuluar dhe vello si shtresë e hollë i referohet cipës së virgjërisë.

postbck postbck

Recent Posts

Iliri që theu persët: Karusi, perandori me origjinë ilire, gjenerali i shquar i Romës, që pushtoi Persinë duke fituar betejat në Mesopotami

ILIRI QË THEU PERSËT. KARUSI, PERANDORI ME ORIGJINË ILIRE, GJENERALI I SHQUAR I ROMËS, QË…

20 hours ago

Ushqimet që duhet të hani në syfyr, për një agjërim sa më të lehtë

  Muaji i Ramazanit është një kohë shumë e veçantë për reflektim dhe mirësi për…

21 hours ago

Letra që një ushtar osman i dërgoi vajzës së tij nga Fronti gjatë Ramazanit

“Bija ime e bukur, sot është 14 korriku, dita e dytë e Ramazanit. Shejh el-Islām…

21 hours ago

Si i përdor Rusia çipat nervorë për t’i shndërruar pëllumbat në dronë

  Shkencëtarë rusë po krijojnë pëllumba të modifikuar me teknologji, që mund të përdoren për…

21 hours ago

Kryeministri i parë i Palestinës ishte shqiptar

  Një fakt historik pak i njohur për publikun e gjerë është se kryeministri i…

21 hours ago

Pse ndryshon ora e iftarit çdo natë?

  Iftari, vakti i mbrëmjes që shënon përfundimin e agjërimit të përditshëm gjatë Ramazanit ,…

21 hours ago