<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

6 fjali të tmerrshme që duhet t’i shmangni nëpër intervista pune

E dini çfarë është në disavantazhin tuaj gjatë një interviste pune? Pasiguria dhe përgjigjet e pamenduara mirë!

Janë disa sekonda që i krijojnë një përshtypje të gabuar personit përballë jush dhe si pasojë, mund të përballeni me një “JO” në fund. Gjuha juaj e trupit + përgjigjet e shpejta tregojnë më shumë nga ç’mendoni prandaj, mbani shënime dhe mësoni si t’i lini pa fjalë në intervistën e radhës!

1. “A mund të më thuash pak më shumë për kompaninë?” 

Çfarë do të thotë kjo? Që ti nuk ke shpenzuar disa minuta nga koha jote për të mësuar rreth vendit ku pretendon të punosh?! Mendimi i parë që i vjen punëdhënësit është se nuk je konkurrent i denjë duke qenë se nuk ke treguar mjaftueshëm interes për kompaninë. Nëse doni të dini më shumë, pyesni për gjëra më specifike, duke i lënë të kuptojë personit përballë që ju keni bërë kërkimet tuaja dhe e keni marrë seriozisht këtë intervistë.

2. “Sa do paguhem?”

S’ka asnjë problem të dish vlerën e punës tënde, por mos u nxito. Kjo pyetje është diçka që duhet shmangur në intervistën e parë, ose të paktën prisni derisa t’ju informojnë vetë.

3. “Më fal, jam vonë”

Gafë e tmerrshme! Si mund të shkosh vonë në një intervistë pune? Çfarë do të mendojë për ty intervistuesi nëse pa nisur ende punë ti je me vonesë? Kompanive ju duhen njerëz korrektë dhe të përpiktë, prandaj trego që je i/e tillë.

4. “Ish-shefi im ishte…”

Askush s’do të dëgjojë për ish-shefin tënd, prandaj shmangi krahasimet. Mund të filsni pak për kompaninë ku punonit, por kaq. Tregohuni diplomat.

5. “S’e kam bërë kurrë më parë këtë punë.”

Pasiguritë dhe frikërat mbaji për vete. Gjatë intervistës përpiqu të tregosh se je gati ta bësh punën që do të jepet dhe se ke vullnet për të mësuar gjëra të reja.

6. “Jo, s’kam asnjë pyetje!”

Ndërveprimi është një plus për ju. Do të lini shije të mirë, prandaj dëgjoni me vëmendje dhe pyesni.

postbck postbck

Recent Posts

Pas 114 vitesh, dizajnet origjinale të Titanikut do të bëhen publike për herë të parë

Kur Titaniku u nis në udhëtimin e tij të parë fatkeq në prill të vitit…

12 hours ago

Migrimet dhe shkatërrimi demografik i Bihorit (1912–1990)

Nga: Ismet Azizi Proceset demografike në rajonin e Bihorit gjatë shekullit XX nuk mund të kuptohen…

13 hours ago

Marin Beçikemi: Ambasadori i humanizmit shkodran në zemër të Europës së Rilindjes

Nga rrënojat e rrethimit të Shkodrës në katedrat e Venedikut dhe Padovës, rrugëtimi i dijetarit…

13 hours ago

Kjo është shenja e parë që ju duhen dritare të reja: Kostot e fshehura po rriten pa e kuptuar

Mjegullimi dhe lagështia në xhama nuk janë gjithmonë normale – ato mund të tregojnë probleme…

1 day ago

Kryengritja e Ilindenit sipas Jusuf Buxhovit

KRYENGRITJA E ILINDENIT SIPAS JUSUF BUXHOVIT Nga Fatmir Sulejmani Në kapitullin e gjashtë të pjesës…

2 days ago