Studiuesi Armand Plaka ka postuar në faqen e tij të Facebookut, një hartë të vitit 1688 ku bien në sy disa toponime që lidhen me Shqipërinë e Kosovën.
“Hartë e vitit 1688, arkivuar në Bibliotekën Kombëtare Çeke në Pragë. Hartuar në gjermanisht, nga Eberhard Werner (jetoi në vitet 1647-1690) dhe përdorur shumë në territoret e Evropës Qendrore, meqenëse në atë kohe ajo ishte ‘lingua franca’ në atë rajon, kur shtetet nacionale nuk ekzistonin fare si koncept.
Në legjendën e saj, poshtë hartës shënohet: Një hartë e re gjeografike mbi Spanjën Papnore dhe italike, ndërsa përshkrimi vijon me prezantimin e rajoneve që sot i përkasin Gadishullit të Ballkanit, përfshirë këtu edhe Kosovën dhe Shqipërinë.
Shtypur në Hamburg, si pjesë e një libri voluminoz me titull: ‘Thesaurus exoticorum’ me histori të rralla e të dhëna interesante rreth popujve aziatikë, afrikanë dhe amerikanë, me një kapitull të veçantë për Perandorinë Osmane dhe kombet e saj, bien në sy disa toponime që lidhen me Shqipërinë e Kosovën, të cilat edhe sot e kësaj dite mund të identifikohen lehtësisht.
Kështu për shembull, aty gjen: Durrësin, Elbasanin, Shkodrën, Ulqinin, Prishtinën, Krujën, Albanopolin (rajoni mes Elbasanit dhe Matit), Dukagjinin, Klinën, Ulpianën, Tivarin, Dibrën, Prizreninn, Lumin Ibër, Lezhën, Malesitë e Sharrit. Ndërsa, në jug vihen re qartë: Vlora, Sazani, Ohri, Prespa, Spinarica ( Zvërneci i sotëm) Himara, Gjirokastra, Delvina, Butrinti, Preveza, Gjiri i Artës dhe Janina”- shkruan Plaka teksa poston fotot”.
Diabeti është një nga sëmundjet në rritje në botë dhe megjithëse ka mënyra për ta mbajtur…
Më shumë se tre milionë fëmijë në mbarë botën ndërruan jetë nga infeksionet rezistente…
Ozempic është bërë sinonim i humbjes së shpejtë të peshës dhe rregullimit të sheqerit…
Kur planifikojmë një udhëtim në Evropë, shpesh priremi të zgjedhim vende si, Parisi, Londra,…
Nëse jeni duke u ballafaquar me dhimbje të veshit nuk jeni të vetmit. Dhimbja…
Një familje myslimane palestineze mban çelësat e një prej monumenteve më të rëndësishme të…