<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Helmimi i Sokratit, ose martirizimi i njeriut-gjeni që besoi deri në fund tek ideali

Kakuda (Conium maculatum) ka qenë përbërësi kryesor në përgatitjen e helmit për të kryer ekzekutimet e të dënuarve në Greqinë antike. Viktima më e famshme e kësaj mënyre të ekzekutimit ka qenë filozofi i famshëm antik grek, Sokrati. Platoni, nxënësi i Sokratit, i përshkruan momentet e fundit të jetës së mësuesit të vet në veprën e tij Fedoni

    Kritoni i bëri shenjë shërbëtorit, i cili qëndronte pranë tij; dhe ai doli, pasi u vonua për ca kohë, u kthye së bashku me xhelatin që mbante kupën me helm. Sokrati tha: “Ti, miku im i mirë, që ke përvojë në këto punë, do të më japësh udhëzime se si të veproj”.

    Burri u përgjigj: “ti duhet vetëm të ecësh deri sa të rëndohen këmbët dhe pastaj të shtrihesh dhe helmi do të veprojë”.

    Në të njëjtën kohë ai ia dha kupën Sokratit, i cili e mori atë lehtësisht dhe në mënyrë gjentile, pa fijen e frikës apo ndërrim të ngjyrës apo të fytyrës, por duke shikuar burrin drejt në sy, siç ishte zakoni i tij, e pyeti: “Çfarë thua të derdhim pak nga kjo kupë për perënditë? Mundem, apo jo?” Burri u përgjigj: “Ne përgatisim, Sokrat, vetëm aq sa mendojmë që është i mjaftueshëm”.

    “E kuptoj”, tha ai; “por unë mundem, madje dhe më duhet t’i lus perënditë ta ndihmojnë udhëtimin tim nga kjo botë në tjetrën. Këtë po bëj me këtë lutje dhe le të më plotësohet”.

    Pastaj ofroi kupën te buzët dhe me vendosmëri dhe kënaqësi piu helmin. Deri këtu shumica prej nesh ishim në gjendje të kontrollonim pikëllimin; por tash kur e pamë atë duke pirë; dhe pamë, po ashtu, që e përfundoi kupën, nuk mundëm të përmbaheshim më, kundër vetes time edhe mua lotët më rridhnin çurg; mbulova fytyrën dhe qava, jo për të, por për fatin tim të zi që duhej të ndahesha nga një mik i tillë. Nuk isha unë i pari; pasi Kritoni, kur nuk mundi t’i përmbante lotët ishte ngritur në këmbë, dhe ashtu bëra dhe unë; dhe në atë moment Apollodori, që vajtonte gjithë kohën, shpërtheu në të qarë me zë që na ligështoi të gjithëve.

    I vetmi Sokrati ruajti qetësinë e vet: “Çka është kjo shamatë e çuditshme?”, tha. Unë i largova gratë pikërisht që të mos silleshin në këtë mënyrë, pasi më është thënë që njeriu duhet të vdesë në qetësi. Andaj heshtni dhe bëhuni të fortë”. Kur dëgjuam fjalët e tij u turpëruam dhe ndalëm lotët; ai eci rrotull derisa, siç tha, këmbët filluan ta linin dhe pastaj u shtri në shpinë, siç ishte udhëzuar dhe burri që ia dha helmin kohë pas kohe ia prekte shputat dhe këmbët; pas një kohe ia ndrydhi shputën shumë dhe e pyeti se a e ndiente; dhe ai tha “jo”; dhe pastaj këmbët dhe ashtu më lartë e më lartë, dhe na tregoi se ai ishte i ftohtë dhe i ngurtësuar. Pastaj i preku edhe një herë dhe tha: “kur helmi të mbërrijë në zemër ai do të vdesë”. Ijët e tij kishin filluar të ftoheshin kur ai zbuloi fytyrën, pasi më parë kishte mbuluar veten, dhe foli fjalët, që ishin të fundit të tij: Kriton, ia kam borxh një gjel Asklepiut; mos harro ta paguash!

    “Borxhi do të paguhet”, tha Kritoni; “a ke edhe ndonjë gjë tjetër që do të na thuash?”.

    Në këtë pyetje nuk pati përgjigje; por pas disa çastesh u dëgjua një dridhje, dhe ai burri ia hoqi mbulesën; sytë i kishte të ngurtësuar, dhe Kritoni ia mbylli sytë dhe gojën.

    Ky ishte fundi i mikut tonë; për të cilin mund të them se nga të gjithë njerëzit në kohën e tij që i kam njohur, ai ishte më i dituri, më i drejti dhe më i miri.

postbck postbck

Recent Posts

A duhet vërtet ta lani orizin para se ta gatuani?

Orizi është një nga ushqimet më të konsumuara në botë. Për miliarda njerëz, ai është…

1 hour ago

Shkrirja e akullnajës në Nepal/Njeriu nuk po shkatërron Tokën, por po rrezikon jetën në të

    Katastrofat natyrore po bëhen gjithnjë e më të shpeshta, më të forta dhe…

2 hours ago

Kjo është dieta që parandalon kancerin, diabetin dhe bën të humbni peshë

    Dieta ketogjene përqendrohet në konsumimin e yndyrnave të shëndetshme, proteinave dhe karburanteve të…

2 hours ago

Lahuta është shqiptare. Historia e treguar nga një anglez

    Në thellësitë e maleve të Shqipërisë së Veriut, një tingull i veçantë dhe…

2 hours ago

Këto ilaçe mund ta bëjnë vapën shumë më të rrezikshme

    Disa nga ilaçet më të përdorura, përfshirë ato për depresionin, ADHD-në, tensionin e…

2 hours ago

A i “pastron” veshkat një gotë ujë para gjumit? E vërteta që duhet ta dini

    Një zakon i thjeshtë po qarkullon si “mbrojtje” për veshkat, por ekspertët paralajmërojnë…

2 hours ago