<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Nga tensioni i lartë tek problemet e frymëmarrjes, ja pse duhet të pini lëng hudhrash

Përdorimet e saj jo vetëm në kuzhinë por edhe në mjekësinë popullore janë të panumërta.

Ka njerëz që bëjnë be e rrufe kundër pirjes së lëngut të pastër të hudhrave. Por pa dyshim me të lexuar përfitimet e pamohueshme të kësaj pije unike, do të ndryshojnë mendje, shkruan “3MBinfo”.

Lëngu i hudhrës nxirret duke shtypur ose shtrydhur thelpinjtë e hudhrës, që vjen nga bima me emrin shkencor Allium sativum. Hudhra ka ngjashmëri me qepën dhe është përdorur prej mijëra vitesh në të mirë të shëndetit të njeriut, transmeton lajmi.net.

Përdorimet e saj jo vetëm në kuzhinë por edhe në mjekësinë popullore janë të panumërta. Të shumtë janë ata që nuk heqin dorë së konsumuari lëngun e hudhrës për shkak se ajo lufton inflamacionin, bakteret, mykun por ka edhe shumë antioksidantë.

Ky lëng përgatitet krejt lehtë dhe është një burim i pasur i alicinës. Ky është përbërësi më aktiv i hudhrës. Lëngu përmban një sërë vitaminash si ajo B dhe C, por edhe minerale si mangani, fosfori, kalciumi, hekuri, kaliumi, magnezi zinku dhe shumë acide yndyrore mirëbërëse.

Përfitimet kryesore të lëngut të hudhrës qëndrojnë tek aftësia për të parandaluar rënien e flokëve, përmirësuar shëndetin e lëkurës, forcuar sistemin imunitar, ulur tensionin e gjakut, rritur qarkullimin e gjakut, pastruar trupin, qetësuar frymëmarrjen dhe ndihmuar në rënien në peshë. Konsumi i lëngut të hudhrës e ushqen lëkurën me shumë antioksidantë dhe si rrjedhojë zbut efektet e plakjes, infeksionet dhe pezmatimin e saj.

Shumë njerëz përdorin lëngun e hudhrës për të forcuar flokët, parandaluar rënien e tyre dhe ushqyer ato. Kjo kurë natyrale mund të konsumohet e vetme ose të përzihet me produkte të tjera për flokët për të dhënë një rezultat të shkëlqyer.

Vlerat e forta të hudhrës kundër baktereve dhe mykut, por edhe prania e antioksidantëve ndihmojnë për mbrojtjen e imunitetit.

Si të përgatisni lëngun e hudhrës

Lëngun e hudhrës mund ta përgatisni vetë në shtëpi. Përbërësit e nevojshëm janë hudhra dhe shumë durim. 1 kilogramë hudhra do të gjenerojnë 2 filxhanë me lëng, të cilat mund t’i ruani për përdorim të gjatë.

Përbërësit: 1 kilogram hudhër

Hapi 1 – Pastroni thelpinjtë e hudhrës dhe lajini mirë.

Hapi 2 – Hidhni në një mikser ose shtrydhëse për 2-3 minuta.

Hapi 3 – Tulin e mbetur në makineri kullojeni dhe shtrydheni në një enë qelqi.

Hapi 4 – Filtrojeni lëngun e akumuluar të hudhrës për të larguar mbetjet.

Hapi 5 – Hidheni lëngun në një enë për kuba akulli që të parandaloni oksidimin dhe futeni në ngrirje.

Këshilla për servirjen: Kubet e lëngut të akullt të hudhrës mund t’i konsumoni një e nga një nëpër supa, lëngje frutash ose ujë të ngrohtë për gargarë pse edhe për pirje.

postbck postbck

Recent Posts

Cfare ndodh trupit nese ha 1 veze cdo dite?!

  Një vezë në ditë, një hap larg kardiologut! Studim i kryer tek gati gjysmë…

6 minutes ago

Mjekët PARALAJMËROJNË se këto shenja gjatë vapës mund të tregojnë se veshkat e fëmijës po RREZIKOHEN?

  Gjatë verës, fëmijët kalojnë orë të tëra në plazh, në pishinë apo duke luajtur…

20 minutes ago

A ndihmon vërtet magnezi që të flejmë më mirë? Ja çfarë thonë studimet dhe mjekët

  Në një kohë kur gjithnjë e më shumë njerëz vuajnë nga pagjumësia, magnezi është…

54 minutes ago

A e rrit djathi RREZIKUN për kancer të gjirit? Çfarë thotë në të vërtetë studimi që ngriti debat?

  Djathi është një nga ushqimet më të preferuara në tryezat e shumë njerëzve, por…

1 hour ago

Hunda ju rrjedh sa herë që hani? Nuk është alergji, ja çfarë po ndodh realisht në trupin tuaj!

  Shumë njerëz e kanë vënë re një fenomen të çuditshëm: gjatë ngrënies ose menjëherë…

1 hour ago

IKSHPK me këshilla për qytetarët gjatë temperaturave të larta

  Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) u ka bërë thirrje qytetarëve që…

2 hours ago