Në një studim të fundit është vërejtur se nga 13.8 milion doza të vaksinave të dhëna për amerikanët, raportet e efekteve anësore ishim dukshëm më të larta tek femrat sesa tek meshkujt, shkruan Healthline
Në fakt, 79% e efekteve anësore të raportuara vinin nga femrat. Sipas shkencëtarëve ky “fenomen” është vërejtur edhe tek rastet e marrjes së vaksinave të tjera.
Ata dyshojnë se te gratë, veçanërisht tek gratë para menopauzës nivelet e estrogjenit ndimojnë aktivizimin e pergjigjes imune ndaj sëmundjes, në ketë rast edhe ndaj vaksinave. Nga ana tjetër meshkujt kanë sasi më të lartë të testosteronit, një hormon që disi zbutë ose ngadalëson këtë përgjigje imune.
“Sëmundjet infektive në përgjithësi kanë të bëjnë me reagimin imunitar të organizmit dhe jo direkt me shkaktarin e këtij infeksioni”, tha Dr Larry Schlesinger, shef I Institutit të Kërkimeve Biomjekësore në Teksas.
Sipas Dr Schlesinger, tek gratë kjo përgjigje është shumë më e fortë, gjë që shkakton edhe simptoma dhe efekte anësore më të dukshme siç janë: temperature, ethe apo dhimbje të trupit. Sipas tij, një reagim I tillë i organizmit tek femrat është parë edhe nga vaksinat e etheve të verdha, gripit dhe sëmundjeve të tjera infektuese.
Pra, shkencëtarët tregojnë se ky fenomen është shumë normal dhe janë janë shprehur se sfida më e madhe tani është shpërndarja e informacioneve të sakta, në mënyrë që njerëzit të mos e shmangin marrjen e vaksinave duke u bazuar në informacione të rrejshme.
Me ardhjen e vjeshtës dhe shkurtimin e ditëve, disa njerëz përjetojnë ndryshime të…
Gështenjat përmbajnë fibra, vitamina dhe minerale që mund të kontribuojnë në një ushqyerje të shëndetshme. Ndryshe nga…
Ora dimërore është më e përshtatshme për shëndetin, pasi drita natyrore në mëngjes…
Duart dhe këmbët e ftohta janë shpesh një reagim normal i trupit ndaj temperaturave…
Disa ushqime dhe zakone të përditshme mund t’ju ndihmojnë të ndiheni më mirë…
Konsumimi i rregullt i çajit lidhet me një rrezik më të ulët të…