<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Misrat e zier për rënien nga pesha – si t’i përgatisni

Megjithëse për stinën e verës mund të rendisim një listë të gjatë ushqimesh të mrekullueshme.

Misri është ndër ushqimet më karakteristike dhe të shijshme të saj.

Asgjë nuk thotë verë më shumë se misrat e pjekur në rrugë apo ata të zier që përgatiten në shtëpi.

Shumë i preferuar për të gjithë familjen, misri nuk është vetëm një ushqim i shijshëm që konsumohet pasditeve apo darkave vonë.

I pasur me vlera ushqyese dhe vitamina, ndihmon organizmin për një sërë problemesh duke filluar që nga rënia në peshë e deri tek diabeti.

Në këtë artikull AgroWeb.org ju tregon mënyrën më të mirë të përgatitjes së tyre për të përfituar nga lista e gjatë e vlerave që kanë.

Si ndikon misri në organizëm

Një misër mesatar përmban vetëm 77 kalori që do të thotë, të ndiheni të ngopur fare lehtë pa u shëndoshur.

Duke qenë i pasur me fibra të cilat treten shumë ngadalë, misri ju mban të ngopur për një kohë më të gjatë.

Nëse konsumoni 1-2 misra në ditë gjatë vakteve do të ndihmoni organizmin tuaj të mos konsumojë ushqime dhe kalori të tjera.

Gjithashtu misri ndihmon edhe në parandalimin e shumë sëmundjeve të tjera.

Siç është diabeti, sëmundjet e zemrës, sëmundjes e syve dhe ndihmon në zhdukjen e qelizat kancerogjene duke qenë i pasur me antioksidantë.

Ndër burimet e vitaminave dhe mineraleve kryesore në përbërjen e misrave janë vitamina C, B6,fibrat, magnezi dhe kaliumi.

Vitamina dhe minerale që janë dhe burime të mira shëndeti për të gjithë organizmin.

Nëse dëshironi të humbisni peshë pa hequr tërësisht dorë nga ushqimet, konsumoni misër.

Përveçse do të largoni urinë e tepërt, fibrat e tij do t’ju ndihmojnë të keni një trup më të rregullt.

Gjithnjë kini parasysh që ta përgatisni atë në mënyrën e duhur që kaloritë të mos shtohen.

Nëse e përzieni me përbërës të tjerë, siç është sheqeri ose gjalpi rënia në peshë do të jetë më e vështirë.

Si t’i përgatisni

Do t’ju duhen 8 gota ujë dhe një tenxhere e madhe në mënyrë që të filloni me zierjen e misrave tuaj.

Vendoseni këtë tenxhere me presion në zjarr të mesëm, të lartë dhe lëreni të ziejë për disa minuta.

Ndërkohë përzgjidhni rreth 4 misra për t’i zier dhe qërojini nga gjethet e jashtëme të tyre nëse kanë.

Sipas dëshirës mund t’i ndani përgjysmë secilin prej tyre në mënyrë që t’i vendosni menjëherë në tenxhere.

Në momentin që shikoni se uji ka filluar të ziejë dhe të nxjerrë bulëza, shtoni në tenxhere misrat tuaj dhe mbulojini me kapak.

Lërini të ziejnë për 10-20 minuta sipas dëshirës tuaj, ose derisa të shikoni që kokrrat e misrit janë zbutur.

Pasi t’i nxirrni nga tenxherja, kullojini mirë dhe vendosini në një enë të pastër që të ftohen.

Mund të shtoni sipas dëshirës pak kripë ose piper të kuq në fund  nëse dëshironi një shije më të fortë, por idealja do të ishte të konsumohen ashtu siç janë.

Për t’i konsumuar mund të zgjidhni ti shijoni menjëherë ose t’i ruani në frigorifer në një enë të mbyllur deri ne 2 ditë.

postbck postbck

Recent Posts

Fruti simbolik i vjeshtës, përfitimet që gështenjat i sjellin shëndetit! Nga zemra, tretja e kontrolli i peshës, çfarë duhet të dini

Gështenjat përmbajnë fibra, vitamina dhe minerale që mund të kontribuojnë në një ushqyerje të shëndetshme. Ndryshe nga…

8 hours ago

Ora dimërore apo verore, cila është më e mirë për shëndetin?

    Ora dimërore është më e përshtatshme për shëndetin, pasi drita natyrore në mëngjes…

11 hours ago

Pse i keni duart dhe këmbët gjithmonë të ftohta? Shtatë shkaqet që nuk duhet t’i injoroni

  Duart dhe këmbët e ftohta janë shpesh një reagim normal i trupit ndaj temperaturave…

12 hours ago

Çfarë duhet të hani dhe pini para dhe pas vaksinës kundër gripit?

    Disa ushqime dhe zakone të përditshme mund t’ju ndihmojnë të ndiheni më mirë…

13 hours ago

Cili çaj është më i shëndetshëm për zemrën dhe sa filxhanë duhet të pini në ditë?

    Konsumimi i rregullt i çajit lidhet me një rrezik më të ulët të…

3 days ago

Disa metoda për të parandaluar ftohjen

    Secili prej nesh mund të ndihemi të shqetësuar se jemi pranë një ftohje,…

3 days ago