“Ne nuk harrojmë miqtë tanë”, u shpreh i emocionuar Kryeministri Izraelit Benjamin Netanyahu, gjatë vizitës së kryeministrit shqiptar Edi Rama. Madje, Netanyahu vuri në dukje para gazetarëve faktin unik që në të gjithë botën përgjatë luftës së dytë botërore, vetëm në Shqipëri popullsia izraelite jo vetëm që nuk u asgjësua, por u shtua, raporton lexo.al.
Më tej, në një reportazh të “The Jerusalem Post” në kuadër të kësaj vizite zyrtare, përmendët që gjatë Holokaustit, populli shqiptar, me shumicë myslimane, jo vetëm që mbrojti pavarësisht rreziqeve vdekjeprurëse hebrenjtë, por, Shqipëria u transformua në strehë për hebrenjtë nga shtete te tjera ballkanike dhe më gjerë të cilët po asgjësoheshin në vendet në fjalë, transmeton lexo.al.
Me rastin e këtij nderimi publik ndaj një fakti unik të historisë, redaksia e lexo.al, ju sjell në vëmendje dhe një dokumentar të shkurtër mbi historinë e shpëtimit të hebrenjve në Shqipëri, të rrëfyer nga vet protagonistët ose dhe familjarët e tyre.
Ajo që hani mund të luajë një rol të madh në shëndetin e…
Nëse një flutur përplas krahët në Brazil, a mund të shkaktojë një tornado…
Një ndjesi e shpeshtë e të ftohtit në duar dhe këmbë mund të…
Rezistenca ndaj insuIinës po bëhet një problem gjithnjë e më i përhapur, por…
Eshtë një bindje e përhapur se uji nuk duhet të pihet gjatë vakteve…
Një teknik autopsie nga Arkansas, ShBA, ka treguar se çfarë ndodh me një…