<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Mos e përbuz gjuhën e nanës: 6 thëniet në pasaportën e Mbretit Zogut

Pasporta shqiptare në kohën e Mbretit Zog ka qenë shumë e veçantë. Brenda saj shkruheshin disa fjali. Gjashtë këshilla tepër të vlefshme, dje, sot dhe për jetë: nga koha e Mbretërisë së Ahmet Zogut.

Epoka e mbretërisë në vitet 30-të nga admiruesit e monarkisë, cilësohet si një nga më të mirat për Shqipërinë në shekujt e fundit. Gjatë kësaj epoke shumë sektorë të shtetit shqiptar u konsoliduan. Gjithashtu nga ana tjetër ka edhe kritika të shumta, për gabime që mund të jenë bërë në drejtim të jetës ekonomike apo të arsimimit të shqiptarëve.

Por përtej të gjitha këtyre diskutimeve, që tashmë më shumë i përkasin polemikave mes historianëve, ka pasur një element shumë interesant dhe me vlera në periudhën e Mbretërisë.

Ka qenë pikërisht pasaporta që lëshohej në atë periudhë. Në një foto të saj tregohen disa nga elementët që ajo mbarte.

Përveç të dhënave të zakonshme që janë edhe në pasaportat e sotme vihet re edhe një listë me gjashtë pika në hyrje të pasaportës:

1. T’a dish dhe të jesh i sigurtë, se fatbardhësia dhe lumtunija jote gjindet në Shqipëri e cila t’ep nder dhe të fal emrin shqiptar.

2. Ruaje mirë karakterim komtar dhe kryenaltësinë shqiptare: bindju ligjevet dhe urdhanvet të vendit kudo që të jesh.

3. Çdo shqiptar është vllau Yt: nderoje kurdoherë dhe ndihmoje kur të ketë nevojë.

4. Mos e përbuz gjuhën e nanës s’ate tue folë në gjuhë të huej kur nuk asht nevoja.

5. Ndero flamurin e atdheut tand: kush nuk e nderon shejën e komsisë shenderon vehten e vet.

6. Dashunija për atdhe ndihet ma tepër në mërgim, prandaj këtë dashuni ruaje edhe kur të kthehesh në vendin t’and.

Këto gjashtë pika që ishin në fillim të çdo pasaporte që lëshohej në kohën e mbretërisë, ishin si mesazhe për të ruajtur patriotizmin për çdo shqiptar kudo që të shkonte

postbck postbck

Recent Posts

Do të habiteni nga ajo që përshpejton plakjen tuaj

    Shumë njerëz këto ditë përdorin orë inteligjente për të numëruar hapat, unazat e…

18 hours ago

Paralajmërim nga OBSH-ja/ Ebola mund të përhapet më shpejt nga sa mendohej fillimisht

    Një shpërthim i Ebolës që ka vrarë të paktën 131 persona në Republikën…

18 hours ago

Pse ju ftohen shpesh duart dhe këmbët?

    Një ndjesi e shpeshtë e të ftohtit në duar dhe këmbë mund të…

21 hours ago

Gjermania dhe Kosova bashkë kundër virusit vdekjeprurës: Njëra me ekspertizë, tjetra me pacientë

    Gjermania ka laboratorë të sigurisë së lartë dhe virologë të aftë, ndërsa në…

21 hours ago

Ja çfarë duhet të hamë dhe pimë kur marrim antibiotikë

    Siç mund ta dini, antibiotikët janë një lloj i mahnitshëm i medikamentit, i…

22 hours ago

Këto ushqime rekomandohet të konsumohen ditëve të vjeshtës

    Derisa moti ka filluar të ftohet, edhe imuniteti bie, ndërsa ajo çfarë hamë…

22 hours ago