Pse në të kaluarën tek bujku shqiptar, ekzistonte një nderim i posaçëm për Parmendën si vegël pune?

Parmenda

Krahas kafshëve të bujqësisë kanë luajtur një rol të madh në prodhimtarinë bujqësore dhe veglat e punimit të tokës dhe ndër to në mënyrë të veçant dallohej parmenda.
Për parmendën, që kur pritej ai dru në pyll dhe deri sa të zhdukej si objekt nga kalbja ekzistonte në popull një nderim i posaçëm. Në lidhje me të kishte dhe rite e besime të karakterit magjik, që i vishnin asaj cilësi të mbinatyrshme. Parmemda për bujkun nuk ishte një objekt dosido, por një objekt ndaj të cilit duheshin zbatuar disa rregulla të caktuara, se ndryshe dëmtohej bereqeti e nuk kishte fat shtëpia në pasuri e mirëqenie. Parmenda në asnjë mënyrë nuk duhej mallkuar (nëmur) se një veprim i till ishte një mëkat i madh e me pasoja të rënda në bereqete e në njerëz. Një përmendë e nëmur bashkë me pjesët e saj përbërëse nuk vlente më për punë, as për të kryer rite të caktuara të karakterit familjar e shoqëror. Edhe Dragoi, si besohej, në luftën e tij me Kuçedrat si armë përdorte parmendën a zgjedhën, por vetëm në ato raste kur ajo ishte e panëmur.

Kur mirrej në krah parmenda për ta çuar në arë, ose për t’u larguar në ara, bujku duhej ta drajtonte atë gjithmonë me vig (shtizë) nga përpara dhe me dorzën nga prapa, pra “për së mbari” e kurrë në një mënyrë tjetër, pasi thyerja e një rregulli të tij konsiderohej mëkat. Parmenda në arë duhej të qëndronte gjithnjë me vig nga lindja e diellit në mëngjes dhe në të kundërtën në mbrëmje. Parmenda duhej lënë në oborr të shtëpisë natën se në këtë mënyrë, sipas besimit popullor, mbronte shtëpinë nga Kuçedrat e nga Shtrigat që mund ta dëmtonin. Në disa raste të tjera, për krahina të caktuara shqiptare thuhej se duhej lënë në strehë të shtëpisë. Ajo, sipas besimit popullor, kur kishte furtunë e breshër, nuk duhej lënë në arë, por duhej nxjerrë menjëherë prej saj.


Parmemda përdorej në popullin tonë edhe si objekt flijimesh. Për Shën Gjergj, në Tomorricë, në fshatra të ndryshme të Labërisë e krahina të tjera shqiptare, mbi parmendë therej flija e caktuar e së kremtes, një gjel, një qengj a ndonjë bagëti tjetër. Kur prishej ajo copë lëkurë që ishte pjesë e zgjedhës së parmendës e që lidhte hekurat me vigun (shtizën), atë nuk e hidhnin, por e groposnin në arë. (S.Shkurti. Të dhëna, kumtuar gojarisht).


Ajo që ka rëndësi për parmendën është fakti që u përmend edhe më parë shkarazi: besimi për përdorimin e saj si armë lufte nga Dragojt, të cilët personifikojnë hyjnitë mbrojtëse të fisit, të bashkësisë fshatare. Parmenda apo zgjedha, si armë e Dragojve, nuk është një objekt i thjeshtë i rastit, por është një simbol me një kuptim të madh për mbrojtjen e interesave bujqësore të bashkësisë, është një simbol që flet shumë për kultet bujqësore, gjëra këto që në hollësi analizohen në një rast të veçantë.

Shkëputur nga: “Mitologjia ndër shqiptarë – Mark Tirta” /InforCulture.info

postbck postbck

Recent Posts

Hurma Arabie me qumësht – Kura që bën mrekulli për shëndetin

  Është një ndër kurat më të lashta popullore përdorur mijëra vite më parë për…

47 minutes ago

Të mirat në shëndet nëse pini lëng mishi për shtatë ditë

  Ekspertë të ushqyerjes së shëndetshme e kanë cilësuar lëngun e mishit si një eliksir…

1 hour ago

Kura e fortë kundër reumatizmës, ,mbipeshës dhe sinozitit – Si ta përdorni çdo ditë

  Hudhra është një ushqimet më mirëbërëse për organizmin. Përdorimi i saj i rregullt çdo…

1 hour ago

𝐊𝐨𝐧𝐭𝐫𝐢𝐛𝐮𝐭𝐢 𝐢 𝐇𝐨𝐱𝐡𝐚𝐥𝐥𝐚𝐫ë𝐯𝐞 𝐒𝐡𝐪𝐢𝐩𝐭𝐚𝐫ë 𝐧ë 𝐡𝐚𝐫𝐭𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐞 𝐚𝐥𝐟𝐚𝐛𝐞𝐭𝐢𝐭 𝐝𝐡𝐞 𝐚𝐛𝐞𝐭𝐚𝐫𝐞𝐯𝐞 𝐭ë 𝐠𝐣𝐮𝐡ë𝐬 𝐬𝐡𝐪𝐢𝐩𝐞

𝐊𝐨𝐧𝐭𝐫𝐢𝐛𝐮𝐭𝐢 𝐢 𝐇𝐨𝐱𝐡𝐚𝐥𝐥𝐚𝐫ë𝐯𝐞 𝐒𝐡𝐪𝐢𝐩𝐭𝐚𝐫ë 𝐧ë 𝐡𝐚𝐫𝐭𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐞 𝐚𝐥𝐟𝐚𝐛𝐞𝐭𝐢𝐭 𝐝𝐡𝐞 𝐚𝐛𝐞𝐭𝐚𝐫𝐞𝐯𝐞 𝐭ë 𝐠𝐣𝐮𝐡ë𝐬 𝐬𝐡𝐪𝐢𝐩𝐞” 🇦🇱 📚…

2 hours ago

Dita Kombëtare e Alfabetit, sot publikohet drafti i fjalorit të Gjuhës Shqipe

Sot është Dita Kombëtare e Alfabetit, ku do të prezantohet drafti i fjalorit të rinovuar…

3 hours ago

Pamje të rralla nga Rugova, në vitin 1961 (Video)

RETROSPEKTIVË: Pamje të rralla nga Rugova, në vitin 1961 (Video) https://www.facebook.com/watch/?v=550225794417404&rdid=2l0cmv6oLgz5kHUY

3 hours ago