Milosh Nikollë Kopiliqi – Heroi që sfidoi historinë .. Shqiptare?

Dhe, e gjithë kjo pa asnjë arsye. Vetë Sulltan Murati I Miloshin e njihte për sundimtar të Dardanisë (Kosovës) dhe si kundërshtarin më të rrezikshëm. Para se të nisej këndej, atij i dërgoi letër, ku i kërkonte “haraçin e shtatë vjetëve” dhe “çelësat e shtatë kullave në Qyqavicë”. Madje i kishte propozuar që të shkëputej nga Koalicioni i krishtër, me kusht që të siguronte pushtetin e plotë në Kosovë. “Për këto letra dinte edhe kronisti grek Joan Dukas. Madje, ky kishte konstatuar se Miloshi letrat e mbretit ia kishte treguar vazhdimisht car Lazarit, i cili e kishte këshilluar Miloshin t’i pranonte propozimet e Sulltanit. Por Miloshi ishte i vendosur për fillimin e luftës dhe për sakrificat supreme”(Prof. Dr. Qemal Haxhihasani; Beteja e Kosovës (1389), ASHSH, Tiranë, 2005, fq. 161).

-Do ta shini kush është Milosh Nikollë Kopiliqi!- u kishte thënë troç darkën e fundit princërore. Dhe, i nevrikosur në kulm, kishte dalë nga Kuvendi. Si me flatra dragoi kaptoi bjeshkën dhe u kthye në vendlindje, në Drenicë. Kishte ndarë mendje që të mos dukej më andejpari deri në fillimin e betejës. Nuk ia kishin besuar asnjë formacion ushtarak e asnjë krah të fushëbetejes. Luftëtarët e tij, drenicarët, do të radhiteshin përkrah atyre të Gjergj Balshajt të Dytë (sundimtar i Shkodrës), Dhimitër Jonimasë (sundimtar i Përdhanës që përfshinte rrethin e Lezhës dhe Rrëshenit) e të Theodor II Muzakës (sundimtar i Beratit dhe Myzeqesë). Ky i fundit njihet edhe me emrin Musa Arbanasi, gjegjësisht Musa Kesexhia. Ky trim shqiptar i doli përballë princit serb, Kraleviçe Markut, i cili, pas rënies së të atit, Vukashinit, në betejën e Maricës (1371), qe bërë mbret i Maqedonisë. Në fund, pas përpjekjesh të shumta arrin ta mund kundërshatarin, por tradhtohet prej tij dhe e pëson, mbetet në fushëbetejë. Emri i tij, me ngjyrime të tjera etnike, zuri vend në të gjitha shkrimet dhe këngët serbe. Ai është skalitur edhe në Përmendoren e Gazimestanit, të ngritur më 1953.

“Pjesëmarrjen e Musa Arbanasit (Todor II Muzakës) në Betejën e Kosovës nuk e dëshmon vetëm epika popullore serbe, por edhe kronikat mesjetare shqiptare. Nipi i tij, Gjon Muzaka, pos tjerash shkruan: “Teodor Muzaka, biri i dytë i shtëpisë sonë dhe zotërinj të tjerë të Shqipërisë, të lidhur midis tyre shkuan së bashku në betejë, por aty u thyen të krishterët dhe mbeti i vrarë i përmenduri Teodor, i cili kishte marrë me vete reparte të mëdha shqiptarësh” (Prof. Dr. Kristo Frashëri; Beteja e Kosovës (1389), ASHSH, Tiranë, 2005, fq. 148).

Marshimi kobtar

Se do të bëhej luftë e madhe merrej vesh nga përgatitjet e palës kundërshtare… …Fiset endacake të oguzëve turanikë nga Azia Qendrore lëviznin në grupe sa andej sa këndej. Kërkonin dhe zaptonin vende të reja. Një grup i madh zuri vend në rethin e Anadollit. Ishte shekulli XI. Në mesin e tyre shquhej njëfarë Osman beu, i biri i Ertogrullit. Ai e themeloi edhe emiratin e vet. Me shpatë i zgjeronte kufijtë çdo ditë. Banoret e këtij emirate u quajtën turq-osmanë ose shkurt osmanlinj. Ata si fara e keqe shtoheshin shpejt. Si hithrat, mbinin kudo. Më 1326 e formuan edhe Dinastinë e tyre me qendër në Brusë. Kështu lindi shteti Osman, shtet feudalo-ushtarak e despotik, i cili pas luftërash e betejash të shumta do të zgjerohet në të dy kontinentet.
Në vitin 1355 ata i kaluan Dardanelet dhe iu vërsulen Ballkanit. Pushtetin e vendosen ne Andreopojë, që e pagëzuan Edrene. Marshimet e tyre nuk kishin të ndalur. S’kishte forcë që i pengonte. Shkatërronin, digjnin e përmbysnin çdo gjë. Nënshtronin popuj, krahina, principata e shtete. Shkombëtarizonin e asimilonin. Pa pengesa të mëdha arritën deri në Shkup. Dhe, pas tij radhën e kishte Dardania (Kosova).
Trojet dardane nga të “pafetë” do t’i çlironte vetë Padishahu, sulltan Murati I. Perëndia sikur e kishte ngarkuar me këtë mision të shenjtë. Përmes ëndrrës i arriti urdhëri hyjnor. Dhe, fill u bë gati. Tuboi njësitet nga territoret evropiane e aziatike të Perandorisë. I ftoi edhe të gjithë vasalët (në mesin e tyre edhe princerit serbë; Kraljeviçe Markun e Konstantin Dojakoviçin) dhe i grumbulloi gjeneralët më të shquar të kohës. Me vete i mori edhe dy djemtë: Pajazitin dhe Jakupin.
Edhe viti kishte qëlluar i mbarë. Kështu parashikonin edhe astrologët, edhe shpjeguesit e ëndrrave pranë Pallatit Mbretëror. Këto e gëzonin pa masë Lartmadhërinë, andaj frymëzohej� entuziazmohej�ngazëllehej.
Sa me kënaqësi po nisej drejt fushatës! Fare nuk mëdyshej për fitore. Edhe të tjerët mundohej t’i brumoste me idenë e sakrificës. “Shehitë do të shkonin të gjithë ata që kishin fat të binin në logun e mejdanit! Këtë ua përsëriti dhumë herë, derisa filloi zvarritja e tundimshme e lubisë përbindëshe…
Këto u mundonin trimin vazhdimisht dhe nuk i zihej vendi vend. E torturonin papra. Koka i ziente si zgjua bletësh. Nuk qetësohej dot. T’pfu pjellë e keqe!- mallkoi tërë inat. Nuk i dihej, e kishte me ata që po mësynin këtej apo me këta që ishte zënë dje?! Zbriti poshtë në bodrum. U vesh mirë e mirë, me përkrenare e me parzmore prej çeliku. E përgatiti edhe kalin e mejdanit, Sharanin. U përshëndet me nënëloken, duke e përqafuar fort e përmallshëm. Të shoqes, Vukosavës nga inati, nuk i bëri zë fare. I vetëm fillikat doli në Majën e Zeze, në Qyqavicë. Me kujdes e shikoi Rrafshin e Kosovës. Ç’të shihte, o Zot! Mizëri çmendësie!. çadrat si kërpudhat pas shiut. Larushi ngjyrash e madhësish. Lëvizje njerëzish si thneglat. Turmë amorfe. Paqartësi e plotë
Sakaq, si dallgë deti, ktheu kalin prapa. Sonte do të buajë në Kalanë e Gjytetit (Dubocit) e nesër do ta dërgojë fjalën në vend. Fjala fjalë e besa besë. çudi, as aty s’e zuri gjumi fare. Mendonte e mendonte. Si do të vepronte nesër? A do t’ia dilte mban? Si do të depërtonte deri te sulltani?…Këngë të moçme historike dhe legjendare shqiptare për Luftën e Kosovës dhe Milush Kopiliqin

Në eposin epiko-heroik shqiptar, këngët për Luftën e Kosovës, janë të shumta dhe të thurura me një mjeshtëri të veçantë artistike. Edhe studiuesit serbë, si Bajraktareviq, Glisha Elezoviq e të tjerë kanë pranuar se variantet shqiptare vende-vende janë më të spikatura se sa variantet homonime serbe.
Kemi shënuar për fillim këngën më të shkurtër, por shumë kuptimplote për Luftën e Kosovës, e cila ka disa veçanti krijuese tipike që nuk i gjejmë në variantet e tjera, por as në krijimet popullore serbe, të cilat po ashtu janë të gjata, me përsëritje të shumta dhe me përmbajtje kryesisht mitike.Kjo Kosovë vdekjen ta ban dasëm

Paska ardhë ai sulltan Murati,
Yjtë në qiell dritën e kanë ndalë,
Diell e hanë në det qenkan mbytë.
Shum asqer sulltani ka bashkue,
Për Shqipni, ai, i paska fillue
Ka marrë Shkupin, ka marrë Selanikun,
Krej në gjak e lau Kaçanikun.
Në Prishtinë sulltani ka ndalue
Aty ishte trimi, Milush Kopiliqi
Ti qi je or Milush Kopiliqi
A don armët ti me i dorëzue,
Ja Kosovën krejt kam me farue?
Thotë Milushi,-qysh po më thoni, vllazën?
Kjo Kosovë, Murat, vdekjen ta ban dasëm!
Në pancir Milushi rrobat i ka veshë
S dalke topuz në to për mu ngulë,
S dalke shpatë Milushin me pre.
Te sulltani Milushi ka msy
Në Fushtë të Kosovës kanë mbetë të dy
Njani pllumb e tjetri asht ba korb
Mbi Kosovë atë ditë e deri sot.

Fragment nga kënga shqiptare për Luftën e Kosovës, vepra e cit, f.263-275.)

Rrëfimi gojor shqiptar mbështet pa rezervë Milush Kopiliqin. Edhe në momentin dramatik, kur krerët ushtarakë të Aleancës marrin qëndrim për të sulmuar ushtrinë turke, hetohet mëdyshja e mbretit Llazar e sidomos mëdyshja dhe frika e Vuk Brankoviqit. Sipas përmbajtjes që na rrëfen memoria kombëtare për Luftën e Kosovës, pasi mbreti Llazar provon epërsinë morale dhe epërsinë në numër të ushtarëve turq, dhe duke qenë se konsideron të pamundshme fitoren kundër ushtrisë armike shumë më të madhe në numër, ai shkruan një letër dhe ia dërgon sulltanit;Menjiherë letrën mbretit ja ka que,
Unë ty, mbret du me t u dorëzue,
Edhe raje unë due me mbetë!
Kqyr çka bajke Vuku, Brankoviqi,
Edhe ai letrën mbretit po ja qojke
Prej sot turk, unë du me t u bamun,
Vetëm guhen mue mos ma prish,
Ashikinë mue me ma lanë…
Kqyr shka thojke Milush Kopiliqi,
Ndigjo kha mor, Vuko Brankoviqi,
Pa ndigjo ti mbret, o dielli ynë!
Ju tradhtar mue më kini thanë,
Sot po e shihni Milush Kopiliqin,
Sot po i dal un‘ mretit në mejdan.

… Kqyr shka bajke Milosh Kopiliqi
Ma shtëngojke ai kalin me lara,
Në kmishë të çelikut ai koka farkue
Marrke rrugën drejt në Kosovë ka shkue
N‘ Fushë të Kosovës ai dalke n‘ mejdan…
Po aty…

Varianti i këngës për Luftën e Kosovës të vitit 1389, kënduar nga rapsodi shqiptar, Hamëz Xhemë Bojkoviqi

Varianti më i fuqishëm për nga përmbajtja dhe më i ndërtuari astistikisht për Luftën e Kosovës, është shënuar nga studiuesi serb Glisha ( Gligorije) Elezoviq, në rrethana paksa të çuditshme. Duke qenë në njohuri se këngët për Luftën e Kosovës ishin shumë të përhapura te shqiptarët, Elezoviq kishte dëgjuar për një rapsod që ndodhej në burg, i dënuar me vdekje nga regjimi serb. I kishin thënë se rapsodi Hamëz Xhemë Bojkoviqi këndonte variantin më të plotë të kësaj kënge. Ai merr leje nga autoritetet e burgut dhe kontakton rapsodin shqiptar, asokohe rreth shtatëdhjetëvjeçar, i lindur mbase rreth vitit 1860. Ai pranon t‘i ia rrëfejë tekstin e këngës, ”daskalit serb”, pa pasur mundësi ta përcjellë me lahutë apo çifteli. Elezoviq shënon 513 vargjet epike heroike të këngës, i vetëdijshëm se teksti nga ana artistike stilistike kishte pësuar shumë në mungesë të përcjelljes me ndonjë instrument. Duke folur për mënyrën si e kishte shënuar këngën Elezoviq thotë:
( Visaret e Kombit I Shtypshkronja Nikaj, Tiranë, 1937. fq. 18.)
Rrëfimi për Luftën e Kosovës në këtë këngë, sipas studiuesit Elezoviq, është më i fuqishëm se variantet homonime serbe. Elezoviq ka konstatuar kështu, por nuk ka bërë krahasime dhe nuk i ka shqyrtuar veç e veç motivet e kësaj kënge, e cila pa dyshim se mbetet krijimi popullor më i përmbaruar për Milush Kopiliqin dhe për Luftën e Kosovës të vitit 1389.
Në mënyrë që lexuesi të ketë sa më shumë të dhëna për kryetrimin e Drenicës, Milush Kopiliqi, po marrin në shqyrtim dhe po i analizojmë të gjitha vargjet ku spikatet figura dhe veprimet e këtij trimi të mesjetës. Kjo këngë është botuar në numrin e parë të vëllimit Visaret e Kombit në Tiranë, në vitin 1937, në vigjilje të shënimit të 550- vjetorit të kësaj beteje.

Betimi i Milush kopiliqit

Milosh Kopiliqit ( mbreti) letër i ka çue,
Drynat e nantë kralave, ti, me mi dorëzue,
E teslim me m’i ba mue,
Ose kemi me luftue,
Ose luftë unë me ty kam.
Letra Miloshit po i shkon,
Mori letrën Miloshi po e k’non,
Kqyr grueja çka i ka thanë:
Ç’ ka Milosh letra shka po t’ kallxon?
E Miloshi letrën ja ka kallxue:
Sulltani thotë n’ Kosovë na ka ardhë,
Ai po lypë me ne me luftue,
Edhe hallit nuk di si t’ ja bajmë.

Shpejt Miloshi koka çue
Se në Pejë ai paska shkue,
Aty kralit i ka kallxue
Në Prishtinë Sulltani ka ardhë,
Luftë po lypë, ti qysh po thue,
Qysh po thue, kralit i ka thanë,
Kqyre krali çka i ka thanë
Ma mirë na bjen me u dorëzue
Se me ta nuk mujmë me luftue
Ai Miloshi çka ka thanë:
Kurrë teslim unë nuk i bahna
Pa e therë tybe s’ kam me e lanë!
( po aty fq 13.).

Na te krali kur të shkojmë,
Po batë drejt ju me i kallxue
T’ tanave kryet kam me jau shkurtue,
Por ju kralit keni me i thanë:
Dergjë e madhe asqerit i ka ra,
Ishin lodhë të tanë me dekë,
Ne asqeri na ka kapë,
Edhe paret na i ka marrë…
Bashkë me to Miloshi te mbreti ka shkue.
Qysh ish Turku oj çika i ka pvetë:
Aty çikat çka i kanë thanë:
Dergjë e madhe iu kish ra, Ishin lodhë asqeri me dekë,
Edhe neve na kanë kapë,
Edhe dukatin na kanë marrë.

Intriga që kishte përgatitur Milush Kopiliqi, na jep të kuptojmë jo vetëm urrejtjen që shprehte ai kundër ushtrisë invaduese turke, por edhe dëshirën e madhe që të nxiste prijësin Llazar dhe aleatët ballkanas për luftë.
Motivi i Milush Kopiliqit për të luftuar kundër turqve, sipas përmbajtjes së kësaj kënge është i veçantë dhe në asnjë nga këngët e tjera nuk është interpretuar decidivisht. Atë e quajnë tradhtar, ndërsa ai ishte tepër sedërtar për të pranuar atë përbuzje. Ai kishte kërcënuar vajzat se do t’ ua shkurtonte kokat po t‘i tregonin drejt mbretit, nga frika se Llazari do të dorëzohej pa luftë. Milushi e dinte se ushtria turke ishte e fortë, e moralshme dhe më e madhe në numër. Ai, ishte një trim popullor shqiptar që nuk e pranonte përuljen, teslimin, e as përbuzjen dhe intrigat që kurdiseshin nga princërit e korruptuar dhe qyqarë të asaj kohe. Fiksionit të tij për ta vrarë sulltan Muratin fillimisht askush nuk i beson, edhe pse në darkën e fundit të princave më 14 qershor të vitit 1389, prijësi Llazar, vjehrri i tij, i kishte dhënë për të pirë verë nga kupa e tij e artë dhe i kishte thënë:
-Pi nga kupa ime edhe pse po të thonë tradhtar!

Milush Kopiliqi therr me hanxhar Sulltan Muratin

Gjithnjë duke interpretuar këtë variant të këngës shqiptare për Luftën e Kosovës, këngëtari popullor rrëfen momentin kritik kur Milush Kopiliqi ishte dukur te çadrat e Sulltan Muratit, në kohën kur ende nuk dihej finalja e betejës, ndërsa binin kokat e ushtarëve të palëve ndërluftuese. Këngëtari popullor shqiptar Hamëz Xhemë Bojkoviqi në variantin e kësaj kënge nuk përshkruan mënyrën e depërtimit të Milush Kopiliqit në kapim armik. Ai në një moment të caktuar ndodhet para çadrave të mbretit dhe i drejtohet sulltanit, i cili qëndronte në pëlhurat e tij të buta, i freskuar me ajrosje nga hyzmeqarët:
E Miloshi te mbreti ka shkue,
Çojke kambën mreti me ja dhanë,
Hanzxhar mretit Miloshi i ka ra,
Dekun n vend mretin e kish lanë
Mirë atkijes në shpinë i ka ra
Ka marrë udhën edhe ka tfillue,
Shumë asqeri mbrapa po e ndjekin
Nuk po mujnë Miloshin me pre
( po aty fq.16.).

Zbulimi i fshehtësisë së paprekshmërisë fizike të Milush Kopiliqit nga një “shkinë plakë”
Rapsodi martir, Hamëz Xhemë Bojkoviqi shtjellon edhe fundin tragjik të heroit të tij. Milushi, sipas tij, ishte trim mbi të gjithë trimat. Ai kishte veshur rroba në pancir hekuri. Edhe ati i tij ishte farkuar në pancir, kështu që ai bënte kërdinë mbi ushtarët turq të cilët e ndiçnin, por nuk arritën ta therin. Në një moment të caktuar ushtarëve turq iu drejtohet një shkinë plakë, e cila iu bën me dije se Milushi është i paprekshëm në çdo pjesë të trupit por e meta e fshehtësisë ishte thembra e këmbës së atkijës së tij. Po të goditej në thembër, atkija do të përplasej për tokë, ndërsa Milushi mbante në mustaqe çelësat e rrobave të hekurta.
Ja si e rrëfen këngëtari popullor fundin tragjik të Milush Kopiliqit
Shumë asqeri mbrapa po e ndjekin…
Po mundohen Miloshin me pre,
Nuk po mujnë ata për me pre,
Kur po shkojnë në Babimos
Nji shkinë plakë turqit e kanë gjetë,
Ata shkinës i kanë kallxue,
Ata shkinës i kanë thanë,
Miloshi, Sulltanin na e ka therrë,
Nuk po mundemi Miloshin me pre.
Aty shkina çka ju ka thanë,
Ju Miloshin nuk mundeni me e pre,
Se i veshun në hekur ai asht,
Edhe atkinë veshun n’ hekur e ka,
N’ thundër të kambës atkinë ju me pre,
Atëherë Miloshin ju të gjallë e zini,
Ju si n mujshi Miloshin me nxanë
Çelësat e rrobeve n’ mustaqe i ka…
( po aty fq.17.)

Këngëtari popullor Hamëz Xhema, ndër të tjera, në këngën të cilën nuk e kishte hartuar vetë, por e kishte mësuar në fëmijëri nga rapsodët, ka veçuar këtë element të tradhtisë që një shkinë plak i bën kryetrimit të Drenicës dhe të mbarë Kosovës. Ajo rrëfen fshehtësinë e Milushit, dobësinë e vetme, ashtu sikur ishte thembra e Akilit në Iliadën e Homerit. < id=”6/” style=”font-weight: bold;”>Burimet për Betejën e Kosovës të vitit 1389 ../zanimalsise.com

postbck postbck

Recent Posts

Mos i neglizhoni! Pesë dhimbje që kërkojnë vëmendje mjekësore menjëherë

Kur bëhet fjalë për urgjenca shëndetësore, mjekët shohin gjithçka. Janë ata të cilët njerëzit i…

2 hours ago

Nëse ju pëlqen të vishni vetëm rroba të zeza, ja çfarë thotë kjo për personalitetin tuaj

Ngjyra e zezë është simboli i fuqisë, mbizotërimit, tërheqjes dhe elegancës, por është gjithashtu zgjedhja…

3 hours ago

Historiku i racës së qenit Molos

Qeni Molos (qeni i stanit, qen kopeje), njihet që në lashtësi me këtë emër i…

3 hours ago

Malazezi Bato Tomasheviç e rrëfen kështu historinë e tij në lidhje me Mitrovicën, kjo ndodhi fill pas Luftës së Parë Botërore

Marrë nga profili i Naser Hajdari në FaceBook Dëshmia e Batos Malazezi Bato Tomasheviç e…

4 hours ago

Koha kur Njutoni bëri zbulimin e shekullit

Isak Njutoni ka qenë një fizikan, astronom, filozof, teolog dhe matematicien anglez, i cili konsiderohet…

5 hours ago

Enver Hoxha si i ri: Nxënës i keq, amoral, i etur për famë, skandale e gënjeshtra!

Për më tepër se 40 vjet me radhë, shqiptarëve u dhanë informata të besonin se…

5 hours ago