<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Sot gjithë bota mban maska, por ja kush është personi që i shpiku

Wu Lien-teh, përvjetorin e lindjes së të cilit Google po e feston sot me një doodle  është personi që shpiku diçka që vazhdon të jetë aq aktuale dhe në përdorim të përditshëm si kurrë më parë.

Epidemiologu kinez-malajzian shpiku një mbulesë kirurgjikale të fytyrës që konsiderohet pararendëse e maskës N95 e cila po përdoret gjërësisht sot për të luftuar përhapjen e COVID-19.

Wu ka lindur sot (10 mars) në 1879 në një familje të emigrantëve kinez në Penang, Malaya e cila sot njihet si Malajzia.

Ai u bë studenti i parë me origjinë kineze që fitoi një doktoraturë nga Universiteti i Kembrixhit para se të bashkohej me Kolegjin Mjekësor të Ushtrisë Perandorake të Kinës si  zv / drejtor në 1908.

Në vitin 1910, një epidemi e panjohur goditi rajonin e Manchurias dhe qeveria kineze caktoi Wu për të hetuar.

Ai e identifikoi sëmundjen si një murtajë pneumonike shumë ngjitëse që ishte përhapur përmes frymarrjes, e cila u bë e njohur si murtaja Mançuriane.

Një nga mënyrat që Wu ndihmoi për të luftuar përhapjen e sëmundjes ishte duke modeluar një maskë kirugjikale me pambuk dhe garzë që përfshinte disa shtresa pëlhure për të filtruar stërkalat.

Wu i këshilloi njerëzit që ta mbanin maskën e tij dhe punuan së bashku me qeverinë për të krijuar stacione karantine dhe spitale, të kufizonin udhëtimet dhe të aplikonin teknika për të sterilizuar pajiset.

Kjo strategji e tij ndihmoi për ti dhënë fund pandemisë në prill të vitit 1911 brenda katër muajsh pasi u ngarkua me kontrollin e përhapjes së sëmundjes.

Wu themeloi Shoqatën Mjekësore Kineze, shoqata më e madhe dhe më e vjetër mjekësore joqeveritare e vendit, në 1915.

Njëzet vjet më vonë, Wu u bë personi i parë me origjinë kineze, i nominuar për çmimin Nobel në fiziologji dhe mjekësi .

postbck postbck

Recent Posts

Largoni kilet e tepërta me dietën pesëditore me mollë

    Një mundësi mjaft praktike dhe ekonomike për të hequr kilet e tepërta, është…

18 hours ago

Pse ju mpihen duart dhe këmbët? Ja shkaqet më të zakonshme

    Mpirja e duarve dhe këmbëve është një shqetësim i zakonshëm. Ndonjëherë shkaku është…

21 hours ago

Trupi mund t’ju paralajmërojë: 5 shenja që mund të tregojnë sheqer të lartë në gjak

    Etja e vazhdueshme, urinimi i shpeshtë dhe lodhja mund të duken si shqetësime…

21 hours ago

Studiuesja vdiq në Rusi, a po përgatitet bota për një pandemi të radhës?

    E gjitha filloi me një infeksion aksidental në një laborator në Siberi. Daria…

22 hours ago

Uji i arrave, receta që bën “mrekulli” për shëndetin dhe trajton këto probleme shëndetësore

    Studimet tregojnë se konsumi i rregullt i ujit të arrave mund të ndihmojë…

22 hours ago

Studimi: Pse nuk duhet ta pini kafenë dhe çajin shumë të nxehtë!

    Pirja e çajit dhe kafesë shumë të nxehtë mund të trefishojë rrezikun për…

23 hours ago