<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Shqiptarët e Rekës më 1911: Jemi shqiptarë, nuk e njohim klerin grek

Pas shpalljes së Kushtetutës dhe rënies së regjimit të Abdyl Hamitit, në vilajetet shqiptare fryu një fllad i liberalizimit.

Në qytetet shqiptare të Maqedonisë së sotme, si në Shkup dhe Manastir, disa gazeta dhe revista shqipe panë dritën e botimit si «Shkupi», «Bashkimi i Kombit», «Drita» dhe «Lahut’ e Malsis», shkruan Konica.al.

Shtypi shqiptar i kohës, pavarësisht vështirësive të nduarnduarta, u bë zëdhënës i ideve për emancipim kombëtar të shqiptarëve, duke propaguar mënjanimin e ndasive fetare.

Në këto vija këtillohet edhe gazeta «Shkupi», që funksionoi afër dy vite (1911-12), dhe nxori në dritë në gjithsej 31 numra.

Kjo fletore, që i kishte vënë si moto vetës «Pruen interesat e kombit» drejtohej prej patriotit dibran Jashar S. Erebara.

Më 18 dhjetor 1911 botohet një letër nga Zhornanica e Rekës (krahina e Dibrës), në të cilën avokohej se shqiptarët ortodoksë kundërshtonin nxehtësisht çfarëdo lidhje me grekët.

«Shqiptarët ortodoksë nga Reka e Sipërme i kanë ba të njohur prefektit dhe dhespotit të Dibrës se shqiptarët ortodoksë, sot e mas s’kanë me e njoftë aspak si të parë feje klerin grek».
Kjo gazetë e udhëhequr nga ndjenja atdhetarë përpiqej t’i bindte lexuesit me një gjuhë të kuptueshme për dallimin midis kombit dhe besimit.

«Ortodoksët mund të jenë për nga kombësia serbë, bullgarë, grekë, etj., ashtu si janë edhe shqiptarë».

postbck postbck

Recent Posts

A mund ta rrisë sheqerin një çokollatë pa sheqer? Ja çfarë duhet të dini

    A ndikon vërtet një çokollatë “pa sheqer” në glikemi? Etiketa në paketim nuk…

3 hours ago

Ja ushqimet që duhet të shmangni gjatë gripit

    Ne i dimë ushqimet që na bëjnë të ndihemi më mirë kur jemi…

3 hours ago

Llumi i kafesë me uthull, ja truku praktik për pastrimin e kuzhinës

Një truk praktik dhe ekonomik pastrimi përfshin përdorimin e vetëm dy përbërësve të zakonshëm në…

3 hours ago

Kjo është pija e mëngjesit për shkrirjen e barkut…

https://www.youtube.com/watch?v=ryWQQ_yEL3M

18 hours ago

Sa i shëndetshëm është kungulli? 5 përfitime që ia vlen t’i dini

Kungulli nuk është vetëm një nga perimet më tipike të vjeshtës. Me pak kalori, fibra…

18 hours ago

A e dini pse të qarat shkaktojnë dhimbje koke?

    Sipas mjekëve e qara shkakton dhimbje koke dhe kanë disa shpjegime për këtë…

2 days ago