<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

A llogariten çaji dhe kafeja si konsumim uji apo jo?

Mbajtja e hidratimit është vendimtare për shëndetin e përgjithshëm dhe uji i thjeshtë është mënyra më e mirë për ta bërë atë

“Meqenëse vepron si diuretik, unë do ta llogarisja kafenë si përafërsisht si përgjysmë më pak lëng sa është në të vërtetë. Për shembull, një filxhan kafe llogaritet si gjysmë filxhani ujë”, thotë urologia Dr. Vannita Simma-Chiang.

Megjithatë, konsumimi i më shumë filxhanëve kafe ose çaj pa konsumimin e ujit mund të përfundojë në dehidrim.

“Një filxhan kafe nuk do t’ju dehidrojë aq shumë, por nëse më shumë filxhanë konsumoni pa pirë ujë do të dehidratoheni”, ka konfirmuar dr. Bindiya Gandhi.

Buzët e thata dhe të çara mund të jenë një shenjë që ju e keni tepruar, shpjegoi më parë gastroenterologu Will Bulsiewicz.

Shenja të tjera të dehidrimit përfshijnë urinën e verdhë të errët dhe nevojën e pamjaftueshme për të urinuar.

Po çaji?

Shumica e çajeve përmbajnë kafeinë, por dukshëm më pak se kafeja. Kjo është arsyeja pse dr Catherine Waldrop numëron shumicën e çajeve me kafeinë si tri të katërtat e sasisë së ujit, shkruan Mind Body Green.

Çajet bimore, megjithatë, nuk përmbajnë kafeinë dhe sipas standardeve të saj do të ishin të barabarta me një filxhan të plotë me ujë.

Megjithëse këto shifra nuk bazohen në shkencë, dr. Waldrop thotë se ato mund të përdoren si udhëzime të përgjithshme.

Llojet e ndryshme të kafesë dhe çajit ndikojnë ndryshe në nivelin e hidratimit. Për shembull, kafeja e zezë ose çaji do të jenë më pak hidratuese sesa kafeja e bardhë ose një filxhan çaji me qumësht, thotë Dr. Gandhi.

Edhe pse qumështi mund të duket se nuk është një burim i mirë i hidratimit, disa studime kanë treguar se inkurajon rehidratimin pas ushtrimeve, madje edhe më me sukses se disa pije sportive.

Mundohuni të pijet e qumështit të jenë të pa ëmbëlsuara, sepse pijet e ëmbla mund të çojnë në dehidrim më shpejt.

Në përgjithësi, kafeja dhe çaji nuk e kundërshtojnë domosdoshmërisht hidratimin, siç besonin shumë dikur, thotë Dr. Gandhi. Trupi juaj do të thithë lëngjet që konsumoni përmes çajit dhe kafesë dhe kështu do të kontribuojë në hidratimin.

postbck postbck

Recent Posts

Fruti simbolik i vjeshtës, përfitimet që gështenjat i sjellin shëndetit! Nga zemra, tretja e kontrolli i peshës, çfarë duhet të dini

Gështenjat përmbajnë fibra, vitamina dhe minerale që mund të kontribuojnë në një ushqyerje të shëndetshme. Ndryshe nga…

8 hours ago

Ora dimërore apo verore, cila është më e mirë për shëndetin?

    Ora dimërore është më e përshtatshme për shëndetin, pasi drita natyrore në mëngjes…

11 hours ago

Pse i keni duart dhe këmbët gjithmonë të ftohta? Shtatë shkaqet që nuk duhet t’i injoroni

  Duart dhe këmbët e ftohta janë shpesh një reagim normal i trupit ndaj temperaturave…

12 hours ago

Çfarë duhet të hani dhe pini para dhe pas vaksinës kundër gripit?

    Disa ushqime dhe zakone të përditshme mund t’ju ndihmojnë të ndiheni më mirë…

13 hours ago

Cili çaj është më i shëndetshëm për zemrën dhe sa filxhanë duhet të pini në ditë?

    Konsumimi i rregullt i çajit lidhet me një rrezik më të ulët të…

3 days ago

Disa metoda për të parandaluar ftohjen

    Secili prej nesh mund të ndihemi të shqetësuar se jemi pranë një ftohje,…

3 days ago