<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Pasojat që iu lë në organizëm mishi i përpunuar

Mishi, salsiçet apo sallamet e ndryshëm me siguri janë zgjidhja për të shijuar një vakt e shumë prej jush.

Megjithëse janë produkte me bazë mishi dhe janë të pasur me protein, ekspertët rendisin një sërë efektesh negative që kjo kategori ushqimesh i shkakton trupit, shkruan “AgroWeb”.

Kështu në këtë artikull do të flasim për disa nga efektet anësore që mishi i përpunuar krijon në organizëm duke ju ekspozuar ndaj një sërë sëmundjesh, transmeton lajmi.net.

Më në rrezik janë ata që vuajnë nga tensioni i lartë, ata që vuajnë nga sëmundjet e zemrës apo gratë shtatzanë.

Kjo për shkak se këta lloj ushqimesh përbajnë konservantë, kripë dhe zakonisht shoqërohen me ushqime të tjera të kripura gjë që çon në tejkalimin e sasive të shëndetshme të këtyre përbërësve.

Rrisin presionin e gjakut

Nëse jeni gjatë gjithë kohës të ekspozuar ndaj këtyre ushqimeve me shumë gjasë një nga shenjat e para që trupi do ju japë do të jetë ngritje e presionit të gjakut.

Kjo ndodh për shkak të sasive të mëdha të kripës siç e shpjeguam edhe më sipër.

Natriumi që gjendjet tek kripa është një mineral që ndihmon në kontrollin e ekuilibrit të lëngjeve në trup, por kur ka shumë natrium në trup, kjo mund të rrisë vëllimin e gjakut që mund të çojë në rritjen e presionit.

Pra, nëse keni presion të lartë të gjakut , është e rëndësishme të qëndroni gjithnjë të monitoruar dhe të qëndroni sam ëlarg ushqimeve dhe pijeve të pasura me natrium.

Rreziku nga sëmundjet e mishit

Ky lloj mishi mund të jetë shumë lehtë i ekspozuar nga sëmundjet e ndryshme si Listeria apo baktere të tjera të dëmshme.

Kjo për shkak të proceseve nëpër të cilave kalon të cilat rrisin rrezikun për kontaminim.

Bakteret e këqija që vijnë nga ushqimi mund të prekin këdo, por sidomos gratë shtatzënë, të moshuarit dhe personat me imunitet të ulët.

Shpesh salsiçet apo proshutat kanë qenë burim i sëmundjeve si Listeria, ndaj nëse hyni në grupin e personave që përshkruam më sipër qëndroni larg mishrave të përpunuar e të pagatuar.

Listeria është një infeksion që prek organizmin dhe mund të shkaktojë dhimbje muskujsh, probleme me stomakun, mëlçinë, diarre apo meningjit.

Nëse ndjeni ndonjë nga këto simptoma dhe dyshoni për këtë sëmundje bëni mirë të kërkoni ndihmë mjekësore.

Një mënyrë e sigurt për t’i ngrënë mishrat e përpunuar do të ishte gjithnjë gatimi i tyre në temperaturë mbi 70 gradë C.

Sëmundjet kardiovaskulare

Konsumi i lartë i mishit të përpunuar mund të shoqërohet me rritje të rrezikut për t’u prekur nga sëmundjet kardiovaskulare.

Duke qenë se kanë përmbajtje të lartë të yndyrnave të ngopur dhe natriumit ju bëjnë më të ekspozuar ndaj probleme me zemrën.

Gjithashtu nitrati që përmendim shpesh dhe gjendet me shumicë tek këto produkte rrit mundësinë e prekjes nga artëroskleroza dhe diabeti.

Mund të shkaktojnë formimin e qelizave tumoriale

Për shkak të të gjithë përbërësve që përmendëm edhe më sipër dhe konservantëve që këto mishra përmbajnë, ekziston mundësia të krijojnë vatra për qelizat kancerogjene.

Kur nitratet gatuhet bashkë me proteinat në temperatura shumë të larta, transformimi kimik i tyre mund të çojë në shfaqje të këtyre qelizave të këqija në trup.

Duke theksuar kështu përsëri përse kjo është arsyeja që duhet të konsumoni një dietë të ekuilibruar me shumëllojshmëri ushqimesh dhe kryesisht frutash e perimesh.

Mund të shtoni në peshë

Disa lloje mishi mund të kenë më shumë yndyrë dhe kalori se të tjerët, përshembull sallamet e përzier apo ata me shumë dhjamë.

Ndaj nëse i konsumoni shpesh jeni më të predispozuar për të shtuar në peshë.

postbck postbck

Recent Posts

Jo vetëm ju hidraton, ja përfitimet e jashtëzakonshme që merrni nga konsumi i shalqirit

    Pavarësisht besimit popullor se shalqiri është vetëm ujë dhe sheqer, ai në fakt…

8 hours ago

A flini me kufje? Këto janë rreziqet ndaj të cilave jeni të ekspozuar

  Ekspertët paralajmërojnë se përdorimi i dëgjuesëve gjatë gjumit, ndonëse i zakonshëm për muzikë apo…

9 hours ago

Mburoja natyrale kundër sëmundjeve/ Ja vlerat e jashtëzakonshme të hudhrës që nuk i dini

Nga Egjipti i lashtë e Greqia antike e deri te laboratorët modernë, hudhra mbetet një…

11 hours ago

Kujdes me lavatriçen/ Këto janë veshjet që mund të dëmtohen përgjithmonë nëse lahen gabim

    Mirëmbajtja e duhur e veshjeve është thelbësore për të ruajtur pamjen dhe cilësinë…

11 hours ago

Nuk flini dot nga vapa? Një pozicion gjumi mund ta bëjë natën shumë më të lehtë

Nuk lidhet vetëm me temperaturën e dhomës apo çarçafët e lehtë, por edhe me mënyrën…

12 hours ago

A mund të shkaktojë alergji marrja e vitaminës C?

    Trupi ka nevojë të madhe për vitaminën C sepse ajo forcon sistemin imunitar,…

12 hours ago