<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Gabimet në fjetje që ju bëjnë të shtoni peshë

Hulumtimet tregojnë se një rutinë e mirë e gjumit, prej 7 deri në 9 orë në ditë, rrit sasinë e Hormonit të Rritjes Njerëzore (HGH) që sekretohet brenda trupit dhe i cili ndihmon në ndërtimin e muskujve ndërsa flemë.

Ky hormon është tejet i rëndësishëm kur vjen puna te rikuperimi ndërmjet periudhave të ushtrimeve. Prandaj, sa më mirë flini aq më shpejtë rikuperoheni dhe kështu mund të duroni më shumë ushtrime fizike.

Sipas studimeve të fundit, gjithashtu bëhet e ditur se personat të cilët rregullisht bëjnë më pak se pesë orë gjumë brenda natës, kanë më shumë gjasa të shtojnë peshë krahasuar me ata të cilët flenë 7 deri në 9 orë në ditë.

Ushtrimet

Në shumë mënyra, gjumi dhe ushtrimet fizike janë të lidhura njëra me tjetrën. Kualiteti i mirë i gjumit është i nevojshëm për përmirësimin e performancës suaj gjatë ushtrimeve, derisa ushtrimet e rregullta fizike po ashtu ndihmojnë në përmirësimin e kualitetit të gjumit.

Rutina e gjumit

Të qenit i rregullt me kohën kur flini dhe kur zgjoheni nga gjumi, mund të ndihmojë në cilësinë e gjumit afatgjatë. Synoni të bini në gjumë dhe të zgjoheni nga gjumi çdo ditë në të njëjtën kohë, dhe kështu ia krijoni një ritëm apo rutinë të njëjtë trupit tuaj.

Ambienti i favorshëm për fjetje

I rëndësishëm për kualitet të mirë të gjumit është edhe krijimi i një ambienti sa më të përshtatshëm për fjetje. Disa prej këtyre faktorëve janë temperatura e duhur, eliminimi i zhurmave, rregullimi i dritave dhe shtratit ku flini. Pra sigurohuni që dhoma juaj e gjumit të jetë e qetë, e pastër, me ambient relaksues dhe një vend i këndshëm e pa rrëmujë.

Largojeni televizorin nga dhoma e gjumit

Kjo mund të jetë e vështirë për disa, por përfitimet e largimit të televizorit nga dhoma juaj e gjumit mund të jenë të mëdha. Ekspozimi i tepërt i dritës blu nga televizori, telefoni dhe laptopi mund të ndikojë në ritmin tuaj cirkadian, duke e mashtruar trurin të mendojë se është akoma ditë. Kjo zvogëlon hormonet si melatonina, të cilat ju ndihmojnë të relaksoheni dhe të bini në gjumë të thellë. Përfundimisht, dhoma e gjumit duhet të shërbej për vetëm dy gjëra: gjumë dhe intimitet.

Mos flini shumë gjatë ditës

Ndërsa dremitjet e shkurtra për të fituar energji gjatë ditës janë të dobishme, dremitja e gjatë ose e parregullt mund të ndikojë negativisht në gjumin tuaj. Gjumi i ditës mund ta ngatërrojë orën tuaj të brendshme të trupit, çka nënkupton se mund ta keni problem të flini gjatë natës.

Praktikoni meditimin ose teknikat e relaksimit para gjumit

Teknikat e relaksimit para fjetjes janë treguar të dobishme për përmirësimin e cilësisë së gjumit, dhe shërbejnë si një formë tjetër e zakonshme që përdoret për ta trajtuar pagjumësinë. Disa prej këtyre teknikave janë: dëgjimi i muzikës relaksuese, leximi i një libri, meditimi, banja me ujë të ngrohtë, frymëmarrja e thellë dhe vizualizimi.

postbck postbck

Recent Posts

Rasti i parë me ethet e Nilit/ Sëmundja konfirmohet në Korçë, ekspertët: Përhapet nga pickimi i mushkonjave

    Ethet e Nilit hyjnë edhe në Shqipëri pasi më 1 gusht është diagnostikuar…

21 hours ago

Truri plaket gradualisht: ja çfarë ndodh që në moshën 24-vjeçare

Kur mendojmë për plakjen e trurit, zakonisht imagjinojmë moshën e thyer: kujtesë që dobësohet, reflekse…

22 hours ago

Mbyllur prej 83 vitesh, Muzeu në Londër rihap dhomën sekrete

    Muzeu i Historisë Natyrore në Londër do të rihapë më 16 shtator një…

22 hours ago

Pse disa njerëz janë “magnet” për mushkonjat?

    Shumë kohë para se të zbresin, mushkonjat lexojnë sinjalet e trupit tonë nga…

2 days ago

Efektet që nuk i dimë se na sjell shalqiri

    Shalqini është një nga frutat më të preferuara gjatë verës, jo vetëm për…

2 days ago

Si të humbisni peshën e barkut

    Ndër problemet më të mëdha sa i përket peshës tek njerëzit ndër vite…

2 days ago