<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Avioni i Luftës II Botërore i “varrosur” në Adriatik

Dikur ishte avioni bombardues që dominonte qiejt. Por edhe pse kanë kaluar gati 80 vite nga ajo kohë, dhe tashmë ndodhet rreth 60 metra thellësi në Adriatik, “fortesa fluturuese” vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes.

Avioni B-17, i prodhuar nga kompania Boeing për ushtrinë amerikane, me numër serial 44-6630, mbetet edhe sot një prej modeleve të ruajtura më mirë, pavarësisht se në fund të detit. Ai ishte pjesë e një misioni të forcave Aleate për të çliruar Europën nga nazistët.

Udhëtimi i tij i fundit do të ishte më 6 mars 1944. I sulmuar nga nazistët me artileri të rëndë, avioni u rrëzua në detin Adriatik, rreth 50 kilometra larg fshatit kroat Rukavac. Vetëm një person i mbijetoi përplasjes së dhunshme.

Sot, njerëzit paguajnë për t’u zhytur e për ta parë avionin, thuajse të plotë. Pjesa e përparme është e shtypur dhe xhamat e kabinës janë të thyer, por gjithçka tjetër është ruajtur thuajse e paprekur. Për shkak të thellësisë, jo gjithkush mund të zhytet lehtësisht.

Fotografi dhe zhytësi profesionist sllovak, Martin Strimska, realizoi verën e kaluar disa fotografi të jashtëzakonshme, të cilat i publikoi vetëm së fundmi. “Është një mrekulli të humbasësh brenda këtij avioni. Jam shumë i lumtur që munda të realizoj këto fotografi”, tha sllovaku.
Boeing B-17 ishte një avion bombardues me katër motorë, i prodhuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në vitet 1930 dhe që u bë simbol i fuqisë amerikane gjatë Luftës II Botërore. Ai mund të arrinte deri në 3000 metra lartësi. Në vitin 1938 theu rekordin për kalimin e oqeanit Atlantik për 13 orë e 27 minuta. Gjithashtu avioni ka realizuar udhëtimin nga bregu lindur, në atë perëndimor të SHBA për 11 orë e 1 minutë, me një shpejtësi mesatare prej 394 km/h.

Në total 3500 avionë të tillë u përfshinë në bombardimet e fabrikave gjermane gjatë Luftës II Botërore.
Shifrat e B-17
Ekuipazhi: 10 persona

Motorë: 4

Shpejtësia maksimale: 462 km/h

Gjatësia: 22,66 metra

Gjatësia e krahëve: 31,62 metra

Pesha neto: 16,391 kg

Pesha me ekuipazh dhe ngarkesë: 24 500 kg

Armë: 13 mitraloza 12,7 mm

Bomba: 7800 kg

postbck postbck

Recent Posts

Çfarë ndodh me stërvitjen tuaj kur pini lëng panxhari?!

    Pirja e lëngut të panxharit para aktivitetit fizik mund të përmirësojë qëndrueshmërinë dhe…

14 hours ago

Harrojini kimikatet/ Me vetëm dy përbërës largoni njollat më ‘kokëforta’ nga vaska

    Një mënyrë e thjeshtë dhe natyrale për të pastruar vaskën po përdoret gjithnjë…

15 hours ago

Pse u rrinë këmbët e ftohta personave që vuajnë nga diabeti? Ja çfarë thotë shkenca

    Shumë persona që vuajnë nga diabeti ankohen se i kanë këmbët vazhdimisht të…

16 hours ago

Sytë e skuqur nuk duhen neglizhuar, kur duhet të konsultoheni me mjekun?

    Skuqja e syve është një problem i zakonshëm që mund të shfaqet për…

1 day ago

Keni dhimbje fyti? Ky çaj mund t’ju ndihmojë ta qetësoni

  Dhimbja e fytit është një shqetësim i shpeshtë, sidomos gjatë ditëve të ftohta dhe…

1 day ago

Ndryshimi që i ndodh trupit tuaj kur hiqni dorë nga duhani

    Ndërprerja e konsumimit të duhani është gjëja më e mirë që do të…

2 days ago