Zbuloni si të pastroni ujin nga klori me metoda natyrale

Uji në Shqipëri, sipas autoriteteve është i trajtuar me klor dhe antibakterialë të tjerë dhe është i sigurtë për t’u pirë. Në depot e grumbullimit të ujit që furnizojnë rrjetin e tubacioneve drejt çdo banese prania e mikrobeve rritet.

Për rrjedhojë, autoritet përkatëse kujdesen që të rrisin sasinë e klorit në mënyrë që të dezinfektojnë ujin që rrjedh në rubinetin e çdo familjeje. Por nga ana tjetër, sjell në vëmendje se klori është një substancë kimike tepër e dëmshme, dhe sado e vogël të jetë sasia e përdorur për dezinfektimin e ujit sërish efektet që sjell ai për organizmin nëse konsumohet janë të dëmshme.

Ai përdoret për të eliminuar patogjenët e rrezikshëm, duke u munduar që uji të jetë më i sigurt për t’u përdorur. Këtu qëndron dhe problemi. Klori kur pihet bashkë me ujin e çezmës por edhe kur përthithet nga perimet apo frutat të cilat i lajmë me të, kthehet në një rrezik për shëndetin e organizmit tonë.

Efektet e dëmshme të ujit me klor në organizëm
Disa të dhëna, raportojnë se klori lidhet me:
Rritjen problemeve me frymëmarrjen si astma dhe alergjitë
Dëmton mukozën e aparatit të frymëmarrjes
Vret bakteret e mira të florës së aparatit tretës
Nëse është me përqendrim të lartë, mund të shkaktojë formimin e xhepave të ujit në mushkëri
Acidet që krijohen kur klori dhe uji kur ata kombinohen, dëmtojnë qelizat e organizmit tonë duke shkaktuar dhe shumë sëmundje të rënda.

Një zgjidhje të lehtë për të neutralizuar përmbajtjen e klorit në ujin e çezmës
Nëse konsumoni ujin e çezmës për ta pirë, ju këshillojmë që në gotë të shtoni disa feta apo pika limoni. Studimet tregojnë se vitamina C që gjendet në këtë frut shërben si katalizator në eliminimin e molekulave të klorit. Kjo cilësohet si zgjidhja më e efektshme në minimizimin e efekteve të pranisë së klorit në ujë.

Por një tjetër shqetësim janë ushqimet. Të dhëna të ndryshme tregojnë se vetëm 60 sekonda të zhytura në ujë me përqindje klori, frutat dhe perimet e përthithin të gjithë këtë substancë. Më pas kur ato përdoren në gatime, klori i zbeh vlerat e tyre, dhe në vend që të konsumojmë perime dhe fruta plot veti për shëndetin e organizmit tonë, ne e dëmtojmë atë. Këshillohet që nëse uji i çezmës suaj ka një aromë klorine, si ajo e pishinave, mos i lani perimet dhe frutat direkt nga çezma. Në një tas hidhni lëngun e një limoni ose dy limona të prerë në feta. Kështu perimet dhe frutat tuaja ruajnë vlerat e tyre dhe janë të shëndetshme./

postbck postbck

Recent Posts

Gjashtë shenja që lajmërojnë se mund të keni probleme me zemrën

  Njerëzit mendojnë se problemet seksuale, gërhitja apo gjakderdhja janë probleme të vogla shëndetësore. Për…

11 hours ago

Sipas një studimi, ky është emri më i bukur në botë – ja pse

  Sipas një studimi të fundit, emri Sofia është shpallur si emri më i bukur…

11 hours ago

Po e dëmtojnë oborrin tuaj pa e vënë re, ky është armiku i heshtur i kopshtit

  Oborri juaj mund të duket mirë, por barojat veprojnë në heshtje. Ja si t’i…

12 hours ago

Pse një e katërta e emigrantëve në Gjermani po mendojnë të largohen?

  Qindra mijëra emigrantë që u shpërngulën në Gjermani po mendojnë të largohen nga vendi,…

2 days ago

A e mbron kafeja mëlçinë nga prekja e sëmundjeve?

  Një studim i ri i kryer në Mbretërinë e Bashkuar, ka zbuluar se konsumi…

2 days ago

Nga mëngjesi deri në darkë, sa gota me ujë duhet të pini

  Legjendat urbane na kanë shoqëruar gjithë jetën, sidomos kur bëhet fjalë për shëndetin. Më…

3 days ago