<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Njihuni me tetë arsyet pse duhet konsumuar vezë çdo ditë

Vezët mbartin vlera të jashtëzakonshme ushqyese për shëndetin e njeriut.

Sipas informacioneve, ato bëjnë pjesë në listën e 10 ushqimeve më të rëndësishme për organizmin.

Vezët ofrojnë proteina të plota

Një vezë përmban nëntë aminoacidet thelbësore që përbëjnë shtyllat kryesore të proteinës.

Këto aminoacide nuk prodhohen dot nga trupi.

Veza përmban 6 gramë proteinë dhe gjysma e saj gjendet tek e bardha e vezës.

Vezët janë të pasura me ushqyes

Një vezë e vetme ofron proteinë cilësore por edhe vitamina e minerale të dobishme.

Këtu përfshihet: seleniumi, fosfori, vitamina B12 dhe antioksidantët, të cilët i mbajnë qelizat të shëndetshme.

Vezët ulin trigliceridet

Niveli i triglicerideve duhet të jetë i ulët për një shëndet të mirë.

Vezët, veçanërisht ato të pasura me acide yndyrore si omega-3, duket se kanë aftësinë të ulin nivelin e triglicerideve.

Vezët ulin gjasat e shfaqjes së ishemisë

Studimet sugjerojnë se një vezë në ditë ul rrezikun e ishemisë.

Sipas një studimi, njerëzit që hanë një vezë në ditë janë 30% më pak të rrezikuar nga vdekja e parakohshme si pasojë e ishemisë.

Vezët janë të mira për zemrën

Njerëzit që hanë vezë rregullisht janë më pak të rrezikuar nga sëmundjet e zemrës.

Ata që vuajnë nga diabeti i tipit 2 kanë një zemër të shëndetshme falë një regjimi ushqimor ku përfshihen vezët.

Studimet konfirmojnë se njerëzit që hanë një vezë në ditë janë më pak të rrezikuar nga sëmundjet e zemrës.

Vezët të ngopin

Njerëzit që hanë vezë në mëngjes ndihen më të ngopur gjatë ditës.

Përllogaritjet shkencore tregojnë se personat që hanë një vezë në mëngjes marrin 130 kalori më pak në drekë.

Vezët për shëndetin e syve

Antioksidantët tek veza mbrojnë shëndetin e syve dhe parandalojmë sëmundjet e ndryshme.

Antioksidantët gjenden edhe tek barishtet por vezët janë një burim më i mirë falë yndyrës që lehtëson përthithjen e tyre.

Vezët për një mendje të mprehtë

Vezët përmbajnë vitamin D e cila mirëmban shëndetin e trurit dhe komunikimin mes qelizave nervore.

Për më tepër, vezët përmbajnë kolinë, një vitaminë e veçantë për shëndetin e trurit.

Nëse hani 2 vezë në ditë, trupi juaj merr mjaftueshëm nga kjo lëndë ushqyese.

Mungesa e kolinës shkakton përkeqësim të kujtesës.

postbck postbck

Recent Posts

Pija më e mirë e mëngjesit për shëndetin e zemrës

    Një zakon i thjeshtë në mëngjes mund të ndihmojë shëndetin e zemrës: pirja…

11 hours ago

Çfarë duhet bërë kur fëmijët infektohen me fruth në çerdhe. Përgjigjet pediatrja!

    Mjekja pediatre Zerina Sheme ka ndarë në rrjetet sociale informacion në lidhje me…

11 hours ago

Sa kafe mund të pimë në ditë? Ja çfarë thonë studimet e reja për zemrën

  Kafeja, në sasi të moderuara, nuk duket të jetë armiku i zemrës. Por jo…

11 hours ago

Fruti që ndihmon në uljen e sheqerit dhe kolesterolit

Nga forcimi i imunitetit te mbrojtja e zemrës dhe rregullimi i nivelit të sheqerit në…

11 hours ago

Simptomat e diabetit te fëmijët që prindërit nuk duhet t’i neglizhojnë

    Diabeti te fëmijët mund të shfaqet me simptoma që në fillim duken të…

15 hours ago

Si ta matni saktë tensionin!

    Hipertensioni quhet me të drejtë “vrasësi i heshtur”, sepse është një sëmundje pa…

16 hours ago