<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Libri i shekullit të VIII, ku “për herë të parë” përmenden shqiptarët

Vikingët hynë në histori në shekullin VIII dhe IX si kusarë detarë, duke terrorizuar Evropën nga Dublini në Konstantinopojë. Në shekujt në vijim ata u stacionuan në Evropën perëndimore dhe në Mesdhe duke krijuar njësi politike me tipar kolonizator.

Gjatë shekullit XI ata nuk reshtën me veset e këqija për të terrorizuar popuj të pafajshëm. Në Perandorinë Bizantinë, zona më kritike në këtë kohë ndaj sulmeve të vikingëve u paraqit bregdeti i Ballkanit perëndimor, ku beteja kryesore u bë për Durrësin. Historia e vendit tonë në këtë periudhë u dokumentua nga Ana Komnena. Ana Komnena (1083-1148) ishte historiane bizantine, bijë e perandorit Aleks Komneni dhe Irina Dukas që ishte me origjinë nga familje perandorake. Është autore e veprës “Aleksiasa”, ku përshkruan ngjarjet historike të viteve 1063-1118 dhe veprimtaritë e përsonaliteteve të Bizantit. Vepra ka rëndësi për të dhënat që jep për Shqipërinë dhe trevat e saj. Sidomos në tregimet për luftërat normano-bizantine të shek XI. Vepra fillon me kryengritjen e strategëve të Durrësit (1077-1078) dhe vazhdon me ngjarjet e luftës normano-bizantine të viteve 1080-1108 që u zhvilluan kryesisht në trevat shqiptare.

Jepen me detaje aktiviteti dhe veprimtaria ushtarake e normanëve në bregdetin shqiptar. Ekspeditat e Robert Guiskardit dhe të birit Bohemundit, rrethimi i Vlorës nga ky i fundit (1081); pushtimi i Kaninës, Orikumit dhe Korfuzit. Orvatjet për pushtimin e Durrësit i cili mbrohej nga Gjergj Paleologu dhe Duka i Ilirisë Gjergj Monomakatas. Këtyre u shtohen të dhëna për qytete e fshatra të Arbërit dhe banorët e tyre që përmenden me emrat e tyre etnikë (kjo vepër konsiderohet si ndër të parët ku përmenden arbërit pra shqiptarët).Luftimet e Durrësit- Roberti pra u vendos në Epir me 17 të muajit qershor, indikacioni i IV-të, me një numër shumë të madh forcash, kalorës dhe këmbësorë, të cilët, po t’i shikoje, do të tmerroheshe nga trajta dhe nga gjëndja strategjike e tyre, se nga të gjitha anët përsëri ishte mbledhur ushtri; në det prapë, me anije të shumta e të çdo lloji edhe me ushtarë të tjerë të provuar e të zotë në luftën detare, lundronte flota e tij.

Harta e ekspeditave normane në bregdetin arbëror- Brenda në Durrës, meqenëse u rrethuan nga të dy anët, si nga toka ashtu edhe nga deti, dhe në anën tjetër, meqënëse panë fuqitë e panumërta ë të pallogaritura të Robertit, u tremben së tepërmi. Por Gjergj Paleologu burrë trim dhe i stërvitur në artin strategjik, njeri që kishte bërë shumë luftëra në lindje, dhe kudo kishte korrur fitore, i pa trembur fare, nisi të forconte qytetin, duke ngritur mbi muret pirgje sipas porosive të perandorit… i mbikqyrte punët ditë e natë dhe duke porositur rojet që të vëzhgonin. Atëherë i shkroi dhe perandorit për të lajmëruar se Roberti sulmoi dhe se bëhej gati ta rrethonte qytetin e Durrësit. Sulmi i dytë i normanëve- …Lantulfi, kur e pa Boemundin duke lundruar në mënyrë kaq të frikshme në krye të një flote, siç e treguam më qartë e më sipër, me qenë se s’ishte i zoti të përballonte një fuqi të madhe, doli pak nga Vlora dhe ia la Boemundit sheshin të lirë. Atëherë ky, duke përfituar nga rrethana të favorshme, u hodh nga Bari në Vlorë dhe, gjithë ushtrinë e tij e nxori në tokë. Beteja e Durrësit- Së pari plaçkiti gjithë bregdetin me një ushtri të panumërt të përbërë prej Frëngjësh, Keltësh dhe prej tyre të ishullit të Tulës, që shërbenin si ushtarë të Romejve dhe tani, të shtrënguar, ishin bashkuar me të, dhe sidomos pre Gjermanësh dhe Keltiberesh. Si i mblodhi këta të gjithë i përhapi në të gjitha tokat e përfshira brënda Adriatikut dhe, si i plaçkiti të gjitha viset e afërta, sulmoi Epidamin që e quanin Durrës.

postbck postbck

Recent Posts

A na mbron Borziloku nga kanceri?

    Kjo erzë verore, me një shije dhe aromë tepër pikante dhe të veçantë,…

2 days ago

Ethe, dhimbje koke dhe rrezik nga meningjiti: Çfarë duhet të dini për virusin e Nilit që arriti në Kosovë dhe mori jetën e dy qytetarëve?

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka konfirmuar një situatë serioze epidemiologjike, ku…

2 days ago

Përmirëson sheqerin në gjak, trigliceridet dhe astmën, ja gjethet e cilit frut mund t’i konsumoni si çaj

  Një nga bimët që mund të ketë përfitime interesante shëndetësore është fiku. Edhe pse…

3 days ago

Lodhje? Rathë të zinj nën sy? Si ta kuptoni nëse është mungesë hekuri

    Një pamje e lodhur, zbehje e fytyrës dhe rrathë të errët rreth syve…

3 days ago

Onkologu zbulon 5 gjërat që nuk i bën kurrë në shtëpi

    Kur bëhet fjalë për shëndetin, disa zakone të përditshme mund të duken të…

3 days ago

Ja ushqimet që kardiologët konsumojnë rregullisht për të mbajtur tensionin nën kontroll

Një dietë e shëndetshme për zemrën, e pasur me perime, peshk, fibra dhe yndyra të…

3 days ago