<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Pacientët mund të gëlltisin pilulën me kamerë për ta identifikuar kancerin

Një pilulë që brenda ka një kamerë të vogël me të cilën mund të zbulohen tumoret pritet të sjellë revolucion për diagnostikimin dhe trajtimin e kancerit të zorrës së trashë.

Kamera për zbulimin e kancerit – e njohur si kapsula për endoskopi të zorrës – gëlltitet nga pacientët dhe bën fotografi në zorrë për të parë nëse ka shenja të sëmundjes përderisa kalon nëpër traktin e organeve të tretjes.

Kjo pajisje, që mund ta japë rezultatin brenda vetëm pesë orëve, pritet që fillimisht të përdoret te 11.000 pacientë në Britani si pjesë e procesit testues, shkruan Daily Mail, transmeton Gazeta Express.

Nëse testimi del i suksessëhm, shpresohet që forma e re e diagnostikimit mund ta sjellë fundin e kolonoskopive dhe përdorimit të rrezeve X.

genevieve Edwards, shefe ekzekutive e organizatës “Bowel Cancer UK”, tha: “Kjo e ka potencialin për të bërë një dallim shumë të madh për njerëzit me simptoma të kancerit të zorrës së trashë dhe mund t’i ndihmojë organet shëndetësore që t’u japin prioritet atyre që kanë nevojë urgjente për teste të mëtejme.”

Kanceri i zorrës së trashë është lloji i katërt më i shpeshtë i kancerit në Britaninë e Madhe me 42.000 raste të reja që diagnostikohen çdo vit dhe përgjegjës për mbi 16.500 vdekje në vit.

Diagnostikimi i sëmundjes së rrezikshme shpesh mund të jetë i vonuar, sepse shumë njerëz refuzojnë t’i nënshtrohen procedurës së pakëndshme, në të cilën përfshihet futja e një gypi të hollë me kamerë në zorrën e trashë.

postbck postbck

Recent Posts

A është e dëmshme aroma në makinë?

    Me pajisje serioze, ekspertët e ADAC në laboratorin e tyre përcaktuan se aroma…

12 hours ago

Pse njerëzit i mbështjellin paratë me letër alumini?

    Shumë njerëz që i mbajnë kursimet e tyre në shtëpi po kërkojnë mënyra…

12 hours ago

Rënia e flokëve në majë të kokës mund të jetë një shenjë e këtyre sëmundjeve serioze

    Rënia e flokëve në majë të kokës nuk duhet të jetë vetëm çështje…

12 hours ago

Një elektricist tregon se si ta ulni faturën e energjisë elektrike

    Fatura e energjisë elektrike zakonisht nuk rritet nga një pajisje e vetme, por…

13 hours ago

Pse buka në Gjermani është më e shtrenjtë të dielave?

    Nëse blini bukë, simite ose ëmbëlsira të freskëta në Gjermani të dielën, mund…

13 hours ago

Këto fruta të vogla bëjnë mrekulli për zemrën

    Ullinjtë nuk janë vetëm një shtesë e shijshme në gatime. Ato janë të…

13 hours ago