<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Mercenari skocez që do të vriste Pablo Escobarin

Në vitin 1989, një ekip mercenarësh britanikë, i udhëhequr nga skocezi Peter McAleese, udhëtoi në Kolumbi për të vrarë njeriun më të rrezikshëm në botë.

Pablo Escobar ishte lideri i kartelit të Medellin dhe një nga personat më të pasur në botë. Ai njihej si prodhuesi dhe shpërndarësi më i madh i kokainës në botë, përgjegjës për 80% të tregtisë së kësaj lënde narkotike në atë kohë.

Skocezi McAleese u pajtua nga një rival i Escobar dhe në një dokumentar të ri me titull “Killing Escobar” (Të vrasësh Escobarin), tregohet historia e misionit që dështoi dhe njeriut pas tij. Regjisori David Whitney thotë se McAleese ishte një “njeri i ndërlikuar dhe i trazuar”.

Vetë mercenari, i cili sot është 78 vjeç, tregon në dokumentar se është stërvitur nga ushtria për të vrarë, por instiktin vrasës e ka marrë nga Gllasgou. Ai kujton se hyri në ushtri në moshën 17-vjeçare për të kanalizuar egërsinë që e karakterizonte. Pasi la ushtrinë britanike, ai e kishte të vështirë që të gjente punë dhe vendosi që të shkonte mercenar në konflikte të armatosura në Angola dhe Zimbabve. Aty njohu personin që i ofroi misionin për të vrarë Pablo Escobar.

“Nuk të kërkon njeri që të vrasësh Escobarin nëse nuk ke eksperiencën e duhur. Nuk e kisha fare problem që ta vrisja atë njeri. Nuk e pashë kurrë si një njeri, por si një shënjestër. Krijuam një ekip prej 12 personash, disa i njihja dhe disa m’i rekomanduan. Shpenzimet na i mori përsipër të gjitha karteli i Calit, madje na paguante edhe 5000 $ në muaj. Qëndruam në një fermë larg qytetit Cali, që të mos binim në sy. Na pajisën me shumë armë, ishte si Viti i Ri për ne. Kishim gjithçka që na duhej. U stërvitëm shumë për misionin, por vetëm unë dhe një person tjetër e dinim se kë duhej të vrisnim”, tregon McAleese.

Ditën e sulmit, gjithçka u shkatërrua. Mercenarët do të shkonin me helikopter te ferma e Escobarit, por helikopteri ku udhëtonte McAleese ra në Ande, duke vrarë pilotin dhe duke plagosur skocezin. Kur Escobari mori vesh për planin e vrasjes së tij, dërgoi njerëz në mal për të gjetur mercenarët. Por McAleese arriti që të largohej dhe të shpëtonte.

“Nëse do më kishte kapur Pablo, do të kisha një vdekje të gjatë dhe shumë të dhimbshme”, tregon skocezi.

Ndërkohë, Pablo Escobar u vra nga autoritetet në vitin 1993, kur ishte në arrati./

postbck postbck

Recent Posts

Pse britanikët e pinë çajin me qumësht? Zakon i vjetër që ruhet prej shekujsh

    Me ardhjen e ditëve të freskëta, pijet e ngrohta bëhen zgjedhja e preferuar…

20 hours ago

A e dini për çfarë shërben kjo pjesë e kapakut e vajit? Mos e hidhni ka një funksion të veçantë

    Një detaj i vogël në shishet e vajit mund ta bëjë më të…

20 hours ago

Mjeku zbulon një shenjë të kolesterolit të lartë që mund të shihet në fytyrë

    Mjeku Amir Khan shpjegoi në një paraqitje televizive se një shenjë e mundshme…

21 hours ago

Cilat janë simptomat e yndyrës së lartë në gjak dhe kur duhet të shqetësoheni?

    Yndyra e lartë në gjak, e njohur si kolesterol dhe trigliceride të rritura,…

21 hours ago

E pyetën njeriun që thuhet se ka IQ 210 nëse ekziston Zoti: Përgjigjja e tij ishte e prerë

    Chris Langan, i njohur për inteligjencën e jashtëzakonshme dhe teoritë e tij mbi…

21 hours ago

Çfarë ndodh me stërvitjen tuaj kur pini lëng panxhari?!

    Pirja e lëngut të panxharit para aktivitetit fizik mund të përmirësojë qëndrueshmërinë dhe…

2 days ago