Dumont: Nuk ka në Evropë racë më të lashtë se shqiptarët

Si historian dhe albanolog, francezi Dumont ndërmori një udhëtim nëpër Shqipëri dhe Greqi, nga viti 1870 deri më 1871, për të studiuar ngjashmërinë e antikitetit grek me shqiptarët e malësisë së veriut. Botoi librin “Balkani dhe Adriatiku” më 1875.

Libri pasqyron origjinë e shqiptarëve, tiparet, karakterin, zakonet, gjendjen ekonomike dhe shoqërore etj.

Në këtë vepër, Dumont vë në dukje racën e pastër shqiptare; i bëjnë përshtypje malësorët e Mirditës, Kelmendit e Kastriotit, ndalet në traditat luftarake të tyre dhe thekson, se shumë shqiptarë u rreshtuan në ushtritë e mbretërisë franceze, angleze dhe gjermane.

Gjithashtu, ai shkruan edhe për kontributin e shqiptarëve në revulucionin grek.

Ky popull kaq i panjohur, – shkruan ai, për shqiptarët, – ruan imazhin më të plotë, se çfarë ishin të parët e racës greke dhe latine, gjë që e meriton vëmendjen e historianit…

Nuk ka në Evropë, racë më të lashtë se shqiptarët

Nuk e dimë në mënyrë të saktë, se në sa frymë përbëhet raca shqiptare.

Përpjekjet e rralla për regjistrim që kanë nisur të bëjnë turqit, i ndajnë përherë shtetasit sipas kriterit fetar.

Kështu, almanaku zyrtar i Janinës, botuar më 1871, që përmban – risi vërtet të çuditshme – një statistikë të pjesshme të pashallëkut të Epirit, me sa duket, nuk do që të pranojnë se krahina është e populluar nga grekë dhe nga shqiptarë.

Duke qenë se, kjo racë, shpesh është e përzier me popullsi sllave dhe helebe dhe pëson me shpejtësi ndikimin e tyre, shpesh udhëtari e ka të pamundur të dallojë i sigurt, doke dhe karaktere të ndryshuara brenda disa viteve.

Askush më mirë se Georg fon Han, nuk i ka kuptuar këto vështirësi.

Ky dijetar që sapo humbëm, ia kishte kushtuar jetën studimit të shqiptarëve.

Banoi për një kohë të gjatë në vendin e tyre, sidomos në Janinë dhe Skutari, më pas bëri udhëtime të shumta te gegët dhe toskët.

Nga tërë kërkimet e tij, rezulton se raca shqiptare duhet të përllogarisë rreth një milion e tetëqind mijë frymë gjithsej.

Dhe prapë, kjo përllogaritje bëhet mbi bazën e asaj popullsie që ndodhet brenda për brenda Shqipërisë së Epërme dhe të Poshtme, por në lindje, ajo arrin gjer në kufijtë e Maqedonisë, në Dalmaci, pranë Zarës, mjaft fshatra banohen prej saj; statistika e sllavëvë të jugut, i vlerëson në 46.000 shqiptarë që jetojnë në zonat serbe dhe boshnjake.

Mbretëria helenike përllogarit 173.000, Italia jugore 85.000, që lanë vendin e tyre në shek. XVI.

Nuk ka në Evropë, racë më të lashtë se shqiptarët.

Asnjë dëshmi klasike, nuk flet për epokën kur ata kanë ardhur në gadishullin e Ballkanit; kanë qënë të vendosur aty qëkur, shumë më përpara se pushtuesit sllavë të zbrisnin nga Danubi, pa dyshim që kanë qënë aty, shumë shekuj më parë…

Shqiptari ka një dallushmëri të përkryer: kokë e vogël, hundën fine, sytë e gjallë, të çelur si bajame, qafën të gjatë, trupin të dobët, këmët e gjata dhe të shkathëta, që të kujton tipin e parë të grekut, ashtu siç paraqet skulptura arkaike në mermerët e Eginesë…

Deri edhe te veshja, që të kujton lashtësinë.

Fustanella e bardhë, sjell ndër mend si duhej të ishte pala, që nga brezi, dollakët e gjatë që mbështillnin këmbët deri në gjunjë janë knemide të kohëve heroike.

Veshja nuk është e fryrë dhe valëvitëse, si në kohën e bukur greke, por shihet fare mirë në vazot e stilit të lashtë, se helenët e dikurshëm nuk kishin në këtë pikë zakonet e bashkohësëve të Perikliut…

Pikërisht në Shqipëri, duhet kërkuar sot shpjegimi i kostumeve më të lashta helenike.

Midis fiseve të ndryshme të Shqipërisë, nuk ka lidhje. Ato flasin dialekte pak të ndryshme, kanë emër të përbashët, bashkohen kundër armikut të huaj.

Në kohë paqeje, secili prej tyre rri i mëvetësuarnë mallin e vet. Vendi është i ndarë në klane që administrohen sipas dëshirës ose më mirë, që jetojnë sipas dëshirës, ngaqë fjala “administrohen” nuk shkon në këtë rast.

Asnjë organizim nuk është më i thjeshtë, pleqtë apo plakat merren me çështjet e rralla që mund të paraqiten, për shembull, për kohën kur çohen bagëtitë në kullotë, për ndarjen e këtyre kullotave, për mosmarrveshjet me klanin fqinj, zënkat midis dy banorëve etj.

Nuk ka ligj të shkruar, apo rregull të vendosur…

Kështu ka ndodhur edhe në Greqinë primitive, ku qeverisësit e çdo fisi quheshin pleq… Kur krerët shqiptarë mblidhen në këtë mënyrë, për të marrë një vendim, krijojnë atë çka quhet “rrethi i gjakut”.

Në të shumtën e rasteve, nuk është e nevojshme të zgjidhen krerë të rinj; por kur përmbahen armët dhe vendoset për një ekspeditë të largët, duhet zgjedhur një prijës me shumë autoritet.

Në jetën e një klani të vogël, ideja e principatës s’ka pse ekziston; ajo lind vetiu, sa herë që shqiptarët kanë dashur të ndërmarrin një veprim të përbashkët. Veçse këto veprime kanë qenë gjithnjë afatshkurtra, pa bërë të mundur që mbretërimi të institucionalizohet. /

postbck postbck

Recent Posts

”Scientific Reports”: Macet janë më të afta në lidhjen e fjalëve sesa foshnjat

Macet performojnë më mirë se sa fëmijët e vegjël në një masë të thjeshtë të…

7 hours ago

Jeta në komunizmin shqiptar

Një muze online rifreskon të dhëna mbi atë çfarë ndodhte në Shqipërinë komuniste. Sipas faqes…

8 hours ago

Riktheni butësinë e peshqirëve me këto produkte shtëpiake

Peshqirët janë artikuj të cilët i përdorim çdo ditë, megjithatë pas një kohe humbin butësinë…

9 hours ago

Çfarë shkruante një lundërtar grek i shek. 2 para Krishtit, për Ilirinë?

Nga Salih Mehmeti Kishte ditë që boja ishte mpiks në pergamenën e galme.   Shkrimi…

10 hours ago

Vlora, vendi i parë Neandertalian në Shqipëri! Arkeologët zbulojnë vegla guri që datojnë…

Një ekip ndërkombëtar, i koordinuar nga Këshilli Kombëtar i Kërkimeve, Instituti i Gjeologjisë Mjedisore dhe…

11 hours ago

Përse macet ju presin tek dera kur shkoni në shtëpi? Këto janë arsyet

  Macet dihet që janë kafshë shtëpiake të pavarura, por kjo nuk do të thotë…

1 day ago