<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

“Shqipëria e Madhe” në vitin 1941: Si u kthye Kosova “në gjinin e Nanës pas 30 viteve robnije sllave”

Kthimi i tokave të Kosovës në trungun mëmë, në verën e 1941, duke e bërë realitet Shqipërinë e Madhe e duke hapur rrugën më tej për tokat e tjera në Çamëri, Mal të Zi etj., do të shënonte një prej kulmeve të historisë shqiptare. Deri në fund vjeshtën e 1941, autoritetet e qeverisë shqiptare në Tiranë, nën pushtimin fashist, përgatitën gjithë terrenin për të vënë nën funksionim pushtetin civil në këto toka, derisa u krijua edhe Ministria e Tokave të Lëruara, nën qeverisjen e sapomarrë në duar nga Mustafa Kruja. (Foto kryesore e shkrimit: pritja për Mustafa Krujën në Kosovë)

Por pak ditë përpara se të të vendosej qeveria “Kruja”, përtej entuziazmit të muajve që kishin shënuar pas disa dekadash bashkimin e trojeve shqiptare, një aksion i madh politik po zhvillohej për të legjitimuar këtë bashkim trojesh.

Dokumenti që sjellim vërteton pikërisht këtë atmosferë, kur autoritetet shqiptare po punonin për të mbledhur fakte e prova mbi të qenët plotësisht shqiptare të këtyre territoreve, si nga ana historike ashtu edhe nga popullsia që i banonte. Kryeministri në detyrë Shefqet bej Vërlaci, i drejtohet me këtë shkresë prefektit të Prishtinës Iljas Agushi, në nëntor 1941, duke i kërkuar që ai dhe komisioni i ngarkuar nën ndrejtimin e të tij të mbidhnin dokumentacione dhe çdo gjë tjetër të nevojshme për të vërtetuar shqiptarizmin e gjithë zonave të Kosovës, të cilat i ishin bashkangjitur territorit shqiptar në verën e 1941, duke u vënë plotësisht nën administrimin e qeveresisë së Tiranës.

Shkëlqesës Iljas Agushi

Tiranë

Kthimi i Kosovës në gjinin e Nanës Shqipni ka paraqit nevojën me i tregue botës mbarë se si këto toka, të lirueme mbas gadi 30 vjetësh robnije sllave, janë krejt shqiptare si nga pikpamja historike ashtu edhe etnike. Për me ia mbërrijt këtij qëllimi kemi formue nji Komisjon nën kryesinë e Shkëlqesës s’Uej, simbas dekretit të bashkangjitun, i cili Komisjon do të merret me mbledhjen e të gjitha dokumentave q’i përkasin Kosovës, si edhe të çdo elementi tjetër qi mund të sherbejë për të vërtetuar shqiptarizmin e krahinës në fjalë. Nji punë e tillë besojmë do të shërbente edhe me përforcue ma tepër ato ndjeje lidhjeje e dashunije qi çdo shqiptar duhet të ndijë për Kosovën. Ju lutem me i ftue antarët e Komisjonit për të fillue sa ma parë punën

Kryeministri  Shkëlqesës Mustafa Kruja

postbck postbck

Recent Posts

Çfarë do të thotë kur ndizet drita e motorit tek vetura juaj?

  Një shofer i mirë duhet të jetë në gjendje të marrë parasysh të gjitha…

1 day ago

Ky mund të jetë kalendari më i vjetër, ja çfarë tregon

  Göbekli Tepe në Turqi është një nga vendet më të mrekullueshme arkeologjike nga epoka…

1 day ago

Zbulohet misteri i cunamit që bëri Tokën të vibronte për 9 ditë

  E gjitha filloi me shkrirjen e akullnajave, të cilat shkaktuan një rrëshqitje të madhe…

1 day ago

Domatet kanë një efekt anësor shumë të rrezikshëm: Disa njerëz nuk duhet t’i hanë ato

  Domatet e freskëta mund të shihen gjithnjë e më shpesh nëpër markete dhe markete…

1 day ago

Sëmundjet që shkakton lagështira në shtëpi

  Sasi të vogla të mykut ndodhen kudo, në ajër ose në sipërfaqe të ndryshme.…

2 days ago

Pse s’duhet ta teproni me farat e kungullit

  Farat e kungullit janë të pasura me ushqyes të rëndësishëm për shëndetin. Falë vitaminave…

2 days ago