<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Ç’është aplikacioni ‘Instagram Lite’ dhe pse Instagram po e (ri)sjell në treg!

Instagram krijoi një aplikacion më të vogël “Instagram Lite” në vitin 2018, por e tërhoqi atë nga Play Store, pranverën e vitit të kaluar. Tani, aplikacioni po hyn përsëri në treg me karakteristika të reja. Instagram njoftoi se “Instagram Lite” do të fillojë të bëhet i disponueshëm në 170 shtete (deri më tani). 

Fakti që aplikacioni tani zë një hapësirë më të madhe se herën e parë, lejon që ai të ketë veçori të reja, përfshirë edhe aftësinë për të dërguar mesazhe “direct messages” si në Instagram dhe për të bërë dhe postuar video. Pjesë e Lite do të jenë edhe Reels, por përdoruesit s’mund t’i krijojnë direkt nga aplikacioni, ashtu siç ndodh në Instagram dhe ende nuk mund të përdoren filtra. 

Tani për tani, aplikacioni nuk ka reklama, por kjo mund të ndryshojë lehtësisht pas një periudhe të caktuar.

Shumë kompani kanë hedhur në treg versione më të vogla të aplikacioneve të tyre për përdoruesit në të gjithë botën, të cilët mund të kenë telefona me më pak hapësirë ruajtëse. Facebook nisi aplikacionin e tij Lite në 2015-ën, ndërsa TikTok nisi versionin e tij në vitin 2019. Për kompanitë që duhet të jenë globale në mënyrë që të rriten, një aplikacion më i vogël është një mënyrë për të sjellë përdorues të rinj në platformë.

Nga vetë përkufizimi, çdo “aplikacion Lite” është një aplikacion i kufizuar me tipare të dizenjuara kryesisht për pajisje me hapësirë të vogël dhe me lidhje më të ngadalta në internet.

Burimi: The Verge

postbck postbck

Recent Posts

A është e dëmshme aroma në makinë?

    Me pajisje serioze, ekspertët e ADAC në laboratorin e tyre përcaktuan se aroma…

3 hours ago

Pse njerëzit i mbështjellin paratë me letër alumini?

    Shumë njerëz që i mbajnë kursimet e tyre në shtëpi po kërkojnë mënyra…

3 hours ago

Rënia e flokëve në majë të kokës mund të jetë një shenjë e këtyre sëmundjeve serioze

    Rënia e flokëve në majë të kokës nuk duhet të jetë vetëm çështje…

4 hours ago

Një elektricist tregon se si ta ulni faturën e energjisë elektrike

    Fatura e energjisë elektrike zakonisht nuk rritet nga një pajisje e vetme, por…

4 hours ago

Pse buka në Gjermani është më e shtrenjtë të dielave?

    Nëse blini bukë, simite ose ëmbëlsira të freskëta në Gjermani të dielën, mund…

4 hours ago

Këto fruta të vogla bëjnë mrekulli për zemrën

    Ullinjtë nuk janë vetëm një shtesë e shijshme në gatime. Ato janë të…

5 hours ago