<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Lufta më e shkurtër në histori, kur forcat e Mbretëreshë Viktorias së Mbretërisë së Bashkuar u përballën me Zanzibarin

Kur forcat e Mbretëreshë Viktorias së Mbretërisë së Bashkuar u përballën me Zanzibarin, sot pjesë e Tanzanisë, territor i vogël në syrin e fuqive të mëdha që kolonizuan pjesë të kontinentit të zi. Në 1896 Zanzibari kishte një pseudo-pavarsi. Pavarsisht se kishte një sulltan ishte nën protektoriatin e Mbretërisë së Bashkuar. Dy ditë para betejës së shkurtër në 25 gusht vdiq sulltani Hamad ibn Thuwaini, i cili pranonte tutelën angleze. Po atë ditë, kushëriri i të vdekurit, Khalid ibn Barghash u vetëshpall sulltan i Zanzibarit duke anashkaluar marrëveshjen se autoritetet britanike duhet të miratonin monarkun e ri. Khalid ibn Barghash-i ishte kundër dominimit britanik, çka tensionoi situatën. Mbretëria e Bashkuar kërkoi që sulltani i vetëshpallur të hiqte dorë menjëherë. Britanikët mbështesnin një tjetër kandidat, më të butë, Hamud ibn Muhammad-in. Mëkëmbësi i ri nuk pranonte të hiqte dorë dhe nuk ia vuri veshin paralajmërimeve të fuqisë kolonizuese. Në 27 gusht 1896 hyri në selinë e qeverisë së Zanzibarit dhe siguroi se do t’u bënte ballë trupave kolonizatore që kërcënonin për ta rrëzuar. Rojet e pallatit u përgatitën për t’u përballur me sulmet britanike dhe vunë në dispozicion artilierinë dhe synuan plazhin, ku gjendeshin disa anije të armatës mbretërore të Mbretëreshë Viktorias.

Gjithashtu mobilizuan civilë dhe arritën të krijojnë një ushtri prej 2800 forcash. Britanikët reaguan dhe i ndërmorën këto veprime si akte lufte; armatosën 2 anije dhe iu drejtuan selisë së qeverisë si dhe hodhën në veprim 150 marinarë për të filluar sulmin. Sipas fletoreve të bordit sulmi filloi në orën 9:02 të 27 gushtit me anijet që hapën zjarr mbi selinë e qeverisë së Zanzibarit, mbi të cilën ra një shi bombash dhe u shkaktua një zjarr. Artilieria e topat e sulltanit u shkatërruan plotësisht.  Britanikët fundosën edhe anije të forcave rivale dhe ndërmorën një sulm këmbësorie. Kur sulmi i forcave mbi pallat po afrohej, forcat e Khalid ibn Barghash-it ngritën flamurin e bardhë në 9:40. Pas këtyre minutave të bombardimit sulltani rebel u arratis dhe kërkoi azil në konsullatën gjermane. Mbretëria e Bashkuar vendosi dominimin e saj mbi këtë vend të vogël falë një lufte që mezi zgjati 38 minuta, lufta më e shkurtër në histori. Rreth 500 njerëz burra dhe gra zanzibarianë vdiqën ose u plagosën gjatë bombardimeve. Nuk njihet numri i saktë i luftëtarëve por dihet se ushtria e Khalid-it u shpërbë. Nuk pati të vdekur mes britanikëve, por një rreshter i forcave detare u plagos rëndë. / bota.a

postbck postbck

Recent Posts

Sheqeri në gjaak jashtë kontrollit? Ja ushqimet që e stabilizojnë dhe ato që e shkatërrojnë

    Rezistenca ndaj insuIinës po bëhet një problem gjithnjë e më i përhapur, por…

4 hours ago

A është mirë të pimë ujë gjatë ushqimit?

    Eshtë një bindje e përhapur se uji nuk duhet të pihet gjatë vakteve…

4 hours ago

Çfarë ndodh me foshnjën kur një grua shtatzënë humb jetën?

    Një teknik autopsie nga Arkansas, ShBA, ka treguar se çfarë ndodh me një…

5 hours ago

Kur duhet të fillojmë vitaminën D në vjeshtë? Çfarë thonë ekspertët

  Ditët bëhen më të shkurtra, ekspozimi në diell zvogëlohet dhe bashkë me vjeshtën rikthehet…

5 hours ago

Kjo kurë popullore pastron enët e gjakut për 40 ditë

    Kura me limon dhe hudhër është shumë efikase në eliminimin e depozitave të…

5 hours ago

Për eshtra të forta, hani më shumë nga këto pesë perime

    Kalciumi është një mineral thelbësor për forcën e kockave dhe shumica e njerëzve…

6 hours ago