Antipiretikët janë ilaçe të cilat ulin në mënyrë efikase temperaturën e ngritur te bebet
Ibuprofemi dhe paracetamoli janë dy preparate më shpesh të përdorura.
Ibuprufeni merret në mënyrë orale, ndërkaq paracetamoli mund të merret edhe si supozitor, transmeton Telegrafi.
Intervali i zakonshëm i dozimit– distanca kohore midis dy dozave të të njëjtit ilaç është gjashtë orë. Kur temperatura është e lartë dhe shpesh “ngrihet”, ai interval mund të shkurtohet në katër orë.
Kjo do të thotë që ilaçi i njëjtë mund t’u jepet maksimalisht gjashtë herë brenda 24 orëve.
Natyrisht, është e nevojshme të respektohet dozimi, të cilin më së miri është ta precizojë pediatri.
Bashkë me ilaçet rekomandohet edhe freskimi i bebes – veshja e lehtë dhe dushi në ujë të vakët.
Ibuprufeni dhe paracetamoli te bebet mund të kombinohen, kur temperatura është e lartë dhe ngrihet shpesh.
Fjala është për dy ilaçe të ndryshme, të cilat eliminohen në mënyra të ndryshme, ndërsa kanë efekt të ngjashëm kur është fjala për uljen e temperaturës.
Natyrisht, edhe te kombinimet e këtyre ilaçeve patjetër duhet të kihet kujdes për dozën dhe distancën midis dy dozave.
Më së miri është t’u jepet në mënyrë alternative brufeni dhe paracetamoli – në çdo katër orë, ndërkaq çdo dhënie më e shpeshtë (me distancën më të vogël se katër orë) do të duhej ta precizojë pediatri.
Nga: Prof. Gjon Frani Ivezaj Dukagjini përbën një nga trevat më të lashta dhe më të…
Kalcifikimi ndodh kur në trup grumbullohet kalcium në vende ku nuk duhet, si në inde…
Kanuni i Lekë Dukagjinit dhe rregullimi i marrëdhënieve me kafshët: një vështrim studimor Kanuni i…
Më 23 mars të vitit 1989, në Kuvendin e Kosovës, u ndryshua Kushtetuta e vitit…
Më 23 mars 1989 ndodhi një nga momentet më të rënda politike në historinë moderne…
REGJIMENTI SHQIPTAR I NAPOLEONIT. KOLONELI MINOT, I SHKRUANTE MINISTRIT FRANCEZ TË LUFTËS PËR VESHJEN TRADICIONALE…