Shpatat dhe perkrenarja e Skenderbeut, te ekspozuara ne mjediset e Muzeut Historik Kombetar, me rastin e 100 Vjetorit te Pavaresise. Keto arme do te qendrojne 45 dite ne Tirane dhe me pas do te kthehen ne Austri.
Është shkruar dhe është folur shumë rreth përkrenares dhe shpatës së Gjergj Kastriotit Skënderbeut. Por, ato që janë folur nuk janë të sakta.
Madje, ka mite se shpata e tij ka peshuar 18 kilogramë, apo se turqit ia vodhën me bindjen se aty fshihet forca e tij.
Në një legjendë thuhet se pas kësaj vjedhjeve, Skënderbeu tha:
“Shpatën mund ta vjedhin, por jo krahun tim”.
Studiuesi Gjon Keka jep të dhëna të sakta për shpatën dhe përkrenaren e tij.
Sipas tij, përkrenarja me mbishkrimin “* IN * PE * RA * TO * RE * BT *”, peshon tre kilogramë.
Ndërkaq, shpata e Gjergj Kastriotit e modelit italian, ka gjatësi 89 centimetra, gjerësi 5.5 centimetra, hekuri i mesëm ka gjatësi 7.8 centimetra, ndërsa peshon 1.9 kilogramë.
Shpata tjetër e tij e modelit turk, sipas Kekës, ka gjatësi 1.22 metra dhe peshon 3.2 kilogramë.
Një kërkim i shpejtë në rrjetet sociale mjafton për të parë se uthulla e…
Sa më herët të trajtohet kanceri i gjirit, aq më të mëdha janë…
Dy veshkat në trupin tuaj janë secila në madhësinë e grushtit dhe çdo…
Shumica e njerëzve vuajnë nga kapsllëku dhe ushqimi i pasur me fibra shpesh…
Një nga perimet më ushqyese nga të gjithë të tjerat është selino, që…
Përbërësit: disa gjethe rozmarine, 3 kokrra limon, 250 gr mjaltë, 1 litër ujë. Shtrydhni…