<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Meteor i rrallë bie në rrugët e Mbretërisë së Bashkuar, shkencëtarët thonë se është “përbërës për jetën”

Një top zjarri që ndriçoi qiellin mbi Mbretërinë e Bashkuar dhe Evropën Veriore më 28 Shkurt të këtij viti ishte një lloj i rrallë i meteoriti.

Fragmente të shkëmbit hapësinor të zbuluara në një rrugëkalim në ‘Cotswolds’, mund të japin përgjigje në pyetjet në lidhje me historinë e hershme të sistemit diellor dhe jetën në Tokë, shkruan CNN, transmeton Indeksonline.

Pothuajse 300 gramë meteorit janë mbledhur nga qyteti i vogël Gloucestershire i Winchcombe nga shkencëtarët, të cilët thanë se shkëmbi ishte formuar nga kondrite karboni.

Thuhet se substanca është pak a shumë nga materiali më primitiv dhe i pacenuar në sistemin diellor dhe ka qenë e njohur që përmban materiale organike dhe aminoacide, që ndryshe e kanë quajtur “përbërës për jetën”.

Muzeu i Historisë Natyrore në Londër tha se fragmentet u morën në gjendje kaq të mirë dhe kaq shpejt pas rënies së meteorit saqë ato janë të krahasueshme me mostrat e shkëmbinjve të kthyer nga misionet hapësinore, si në cilësi ashtu edhe në sasi.

Richard Greenwood, një studiues në shkencat planetare në një deklaratë për media ka thënë se ishte në shok kur e ka për meteorin unik dhe se është ndier i emocionuar kur ua konfirmoi i pari njerëzve.

Greenwood, ka thënë se në Tokë gjenden rreth 65,000 meteorë dhe 1.206 janë dëshmuar të bien, e nga këto vetëm 51 janë kondrite karboni.

Topi i zjarrit u pa nga mijëra dëshmitarë okularë në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar dhe Evropën Veriore.

Shkëmbi origjinal hapësinor po udhëtonte me gati 14 kilometra në sekondë para se të godiste atmosferën e Tokës dhe në fund të fundit të ulej në një rrugë me pemë në Winchcombe.

Pjesë të tjera të meteorit janë gjetur në zonën lokale./CNN/

postbck postbck

Recent Posts

A është e dëmshme aroma në makinë?

    Me pajisje serioze, ekspertët e ADAC në laboratorin e tyre përcaktuan se aroma…

22 hours ago

Pse njerëzit i mbështjellin paratë me letër alumini?

    Shumë njerëz që i mbajnë kursimet e tyre në shtëpi po kërkojnë mënyra…

22 hours ago

Rënia e flokëve në majë të kokës mund të jetë një shenjë e këtyre sëmundjeve serioze

    Rënia e flokëve në majë të kokës nuk duhet të jetë vetëm çështje…

23 hours ago

Një elektricist tregon se si ta ulni faturën e energjisë elektrike

    Fatura e energjisë elektrike zakonisht nuk rritet nga një pajisje e vetme, por…

23 hours ago

Pse buka në Gjermani është më e shtrenjtë të dielave?

    Nëse blini bukë, simite ose ëmbëlsira të freskëta në Gjermani të dielën, mund…

23 hours ago

Këto fruta të vogla bëjnë mrekulli për zemrën

    Ullinjtë nuk janë vetëm një shtesë e shijshme në gatime. Ato janë të…

24 hours ago