<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Ikona e gjetur në katedralen e kalasë së Beratit

MUZEU “ONUFRI”

Vepër e shekullit XVIII, ikona “Shën Harallambi me skena nga jeta”, ka si autor Kostandin Shpatarakun.

Sipas të dhënave nga Qendra Muzeore Berat, ikona është gjetur në katedralen “Fjetja e Shën Marisë”, në kalanë e Beratit.

“Teknika e përdorur është tempera mbi pano druri. Ikona “Shën Harallambi me skena nga jeta” është pjesë e koleksionit të ekspozuar në muzeun e ikonografisë “Onufri””, –  thuhet në përshkrimin për tablonë.

Koleksioni i muzeut përbëhet nga 200 objekte të përzgjedhura nga fondet e kishave dhe manastireve të rrethit të Beratit, kryesisht nga ikona dhe një grup objektesh liturgjike. Veprat muzeale datojnë nga më të vjetrat, të shekullit XIV deri në fillim të shekullit XX.

Ikonat janë realizuar nga piktorët ikonografë, si: Onufri, Nikolla i biri i Onufrit, Onufër Qiprioti, David Selenica, Kostandin Shpataraku, Adam Kristo, si dhe piktorët me mbiemër Çetiri (Gjergji, Joani, Nikolla, Naumi, Gjergji i riu dhe Ndini), apo dhe nga shumë piktorë të tjerë anonimë. Kurse objektet liturgjike, kryesisht, mbajnë firmën e argjendarëve shqiptarë ndër shekuj.

Gdhendjet në dru të katedrales, janë realizuar nga mjeshtrit: Stefan Barka, nga Misrasi i Oparit dhe mjeshtër Naum Ngjela, nga Lavdari i Oparit, në fillimin e shekullit të XIX.

Ikonostasi i katedrales “Fjetja e Shën Mërisë”, daton në vitin 1807 dhe konsiderohet si një ndër veprat më të mira, krijuar nga mjeshtrit shqiptarë të gdhendjes në dru.

Zbukurimet e ikonostasit paraqesin disa karakteristika dhe parime të stilit barok, një prirje mbizotëruese dhe dalluese e kishave të ndërtuara në Ballkan, gjatë shekujve XVIII dhe XIX.

Të gjitha këto motive, janë të gërshetuara me elemente të tjera, këto të traditës bizantine. Në një arkë të drunjtë pranë ikonostasit konservohen eshtrat ose lipsanet e dy shenjtorëve, Gorazdi dhe Angjellari (dishepuj të shenjtorëve Metodi dhe Kirilli), të cilët, mendohet të kenë kryer misionin në shekujt IX – X, pas Krishtit.

Nën dyshemenë e absidës, më 12 gusht të vitit 1968, janë gjetur dy Kodikët e Beratit: “Codex Purpureus Beratinus” – shekulli VI, pas Krishtit  dhe “Codex Aureus Anthimi” i shekulli IX. /konica.al

postbck postbck

Recent Posts

Çfarë ndodh me stërvitjen tuaj kur pini lëng panxhari?!

    Pirja e lëngut të panxharit para aktivitetit fizik mund të përmirësojë qëndrueshmërinë dhe…

23 hours ago

Harrojini kimikatet/ Me vetëm dy përbërës largoni njollat më ‘kokëforta’ nga vaska

    Një mënyrë e thjeshtë dhe natyrale për të pastruar vaskën po përdoret gjithnjë…

1 day ago

Pse u rrinë këmbët e ftohta personave që vuajnë nga diabeti? Ja çfarë thotë shkenca

    Shumë persona që vuajnë nga diabeti ankohen se i kanë këmbët vazhdimisht të…

1 day ago

Sytë e skuqur nuk duhen neglizhuar, kur duhet të konsultoheni me mjekun?

    Skuqja e syve është një problem i zakonshëm që mund të shfaqet për…

2 days ago

Keni dhimbje fyti? Ky çaj mund t’ju ndihmojë ta qetësoni

  Dhimbja e fytit është një shqetësim i shpeshtë, sidomos gjatë ditëve të ftohta dhe…

2 days ago

Ndryshimi që i ndodh trupit tuaj kur hiqni dorë nga duhani

    Ndërprerja e konsumimit të duhani është gjëja më e mirë që do të…

3 days ago