Salë Demir Alia,dibrani i parë që e shkrepi pushkën kundër trupave turke të komanduara nga Hajredin Pasha

Salë Demir Alia;
Nip i Bib Alisë, u bë i njohur në periudhën e shthures së sistemit feudal – ushtarak të Perandorisë Osmane, dobësimit të pushtetit qendror të saj dhe të shthurjes se administratës shtetërore, vertikalisht dhe horizontalisht, në të gjitha Perandorinë. Shembulli me i mirë është pjesëmarrja në luftën kundra ekspeditës së Hajredin Pashës, në nëntor të vitit 1844.
Dibranët, duke parë rrezikun që u kanosej, u tubuan në disa kuvende me qëllim që lëmën e luftës ta mbanin larg trevës së tyre. Sale Demir Alia, që nuk i kishte kaluar 35 vjetët, u dallua si luftëtar dhe prijës i malësorëve të Çidhnës në këtë luftë. Sale Demir Alia që dibrani i parë që e shkrepi pushkën kundra trupave turke të komanduara nga Hajredin Pasha, ne Mavrovë, me 22 shtator 1844. Bashkë me Murat Ballen liruan rreth 200 të rinj dibranë, që autoritetet ushtarake osmane të mobilizuar i kishin nisur për Selanik. Pas këtij aksioni, Sale Demir ra në Gjoricë e prej aty u ngjit në Mej të Kalasë ( Homesh), aty ku ishin mbledhur përfaqësuesit e Nande Maleve, për të diskutuar për qëndrimin që duhej të mbanin në situatën e krijuar nga gjenerali Hajerdin Pasha.
Sale Demir merr famë të madhe dhe në vitet 1853 dhe 1862, ne lufte për mbrojtjen e trojeve shqiptare kundra malazezëve më 1855 kundra Vezir Hysni Pashës, kajmekan në Lumë etj. Në gjysmën e shekullit XIX, Sale Demiri ishte ndër krerët më të fuqishëm të Dibrës. Gjatë viteve 1852 – 1854, pati konflikte të armatosur në mes Malit të Zi dhe shqiptarëve që shënuan humbje nga të dyja anët. Në atë kohë shqiptarët u angazhuan kryesisht për t’i mbrojtur toka e tyre. Por konfliktet nëpërmjet Perandorisë osmane dhe Malit të Zi kishin arritur pikën me të nxehtë. Në këtë kohë 1853, Porta e Lartë bëri një hap diplomatik. Ajo pranojë në ushtritë jo të rregullt disa feudale shqiptare, ndër këta feudalë përmenden, Sale Demir Alia, Bib Doda, Zenel Gjoleka, etj. Me 5 janar të vitit 1853 Sale Demir Alia duel jashtë sinoreve të Dibrës. Ai u vu në krye, dhe kishte në dorë mbi 1000 burra dibranë të armatosur nën urdhërat e Sale Demirit marshojnë dhe hynë në luftë kundra ushtrive malazeze, në mbrojtje të Tivarit. Fuqia dibrane, kur arriti në Shkodër, u prit me një nderim të rrallë ushtarake, nderim që u bëhet vetëm ushtrive dhënjyese. Burrat e dibrës në komandën e Sale Demir Alisë u nderuan me 21 të shtëna topash. Nën komandën e Sale Demir Alisë u nisën drejt Tivarit, ku 18 shkurt 1853, hynë në luftë kundra trupave malazezëve. Çështja shtrohej për mbrojtjen e territoreve shqiptare, mjeti e justifikonte qëllimin. Madje pas 9 vitesh, maj 1862, Sale Demir Alia, do të marshonte përsëri në krye të 700 vullnetarëve dibran drejt Podgoricës, për të frenuar ekspansionizmin malazez kundra viseve shqiptare.
Plani i Sale Markës për kapjen rob të Hysni Pashës bashkë me 4000 ushtarët e tij pa derdhur gjak. Shumë nga pjesëmarrësit në kuvend e shihnin me skepticizëm planin e Sale Markës. Pjesë e planit ishte Sale Demir Alia, dhe Rrahman Dema. Kjo përfaqësi prej 3 vetash do të shkonte gjoja për t’i uruar Hysni Pashës mirëseardhjen në Dibër. Me këtë raste do ta ftonin për një drekë të gurra livadheve të Bllatës. Dhe aty ushtria e Nande Maleve të Dibrës do hidhej mbi ta, duke i kapur të gjith robër. Sale Demir, Sale Markja, Rrahman Dema, shkuan dhe u takuan me Hysni Pashën. Por ngjarja merr një tjetër dimension. Hysni Pasha gjatë fjalës së tij, i preku në sedër Sale Demirin e Sale Markën dhe Rrahman Demën. Ai ishte drejtuar Sale Markës: me milet të pabindur se ju arnautët nuk ka dynjaja! Sale Demirit sikur në atë moment t’i kishin hedhur trutë në ferra, çohet në këmbë dhe i thërret përkthyesit: Or terxhuman, tungjatjeta thuaj pashës, kështu si po të them unë! Në jemi pleqtë e maleve, që na kanë dërguar për të bërë llaf me pashën. Llafet bëhen në hyqymet e jo në rrugë. Në, këtu dualëm për ta përshëndetur e ai na luan kërbaçin përreth hundës….tungjatjeta thuaj pashës, se nderin nuk ia kemi shitur asnjë pashë e nuk ia shesim as këtij.
Rrahman Dema nxjerrë koburen për te vrarë pashën, por Sale Markja ia luan dorën e për pasojë pasha shpëtoi. Të tre përfunduan në burg. Me ndërhyrjen e klerikëve të Dibrës Sale Demiri e Sale Markja dalin nga burgu. U duke sikur Sale Markja deshtoi. Por jo. Ai nuk hiqte dore nga plani i tij beri si beri dhe ia mbushi mëndjen Hysni Pashës që bashkë me 4000 ushtarët e tij u kap rob në livadhet e Bllatës. Plani që kurdisi Sale Markja doli me sukses. Pas këtij triumfi del nga burgu dhe Rrahman Dema, dhe djali i Salës, Sula. Kjo ngjarje flitej shumë në odat dibranë. Ngjarja bëri bujë etiketimet nuk munguan. Sale Demir Alia u quajt trim dhe i mençëm, Sale Markja i mençëm e frikacak, dhe Rrahman Dema, trim budalla.
Në vitin 1862, kur Mali i Zi hyri në luftë kundër Turqisë dhe që synonte të shkëpuste vise të tjera shqiptare, disa krerë shqiptarë nisën të lëviznin. Në mbrojtje të trojeve shqiptare të cilat dhe këtë herë, ashtu si dhe në vitin 1853 rrezikoheshin nga ana e Malit të Zi. Për Sale Demir Alinë ishte hera e dytë që shkonte në mbrojtje të trojeve shqiptare, kundër Malit të Zi. Luftimet filluan në prill të vitit 1862 dhe zgjaten për 4 muaj, kur u nënshkruar armëpushimi, dibranët luftuan ashtu siç dinë të luftojnë dibranët. Jo më kot komandanti i përgjithshëm në luftën e Karadakut, Seit Pasha, i kishte rezervuar vend nderi në ceremoninë zyrtare Sale Demir Alisë.
Sale Demir Alia u bë agai i Dibrës së Poshtme, Sale Demiri diti të shfrytëzoje keto kontradikta në të mirë të çështjes kombëtare.
Ai edhe pse ishte agai i Dibrës së Poshtme nuk doli kurrë nga besa e Maleve. Kështu e shohim në luftë kundër turqve në 1844, dhe aleati i tyre kundër Malit të Zi, kundër Hysni Pashës me 1855, aleat i tyre por kundër Malit të Zi, 1862 dhe përsëri kundër turqve në 1868. Turqit e arrestuan dy herë: njëherë në Prizren dhe herën e dytë në shtëpinë e tij.
Në 1868 Sale Demirin e gjejmë kajmekam( prefekt), të Lumës, pasi kishte qëndruar tre vjet bimbashnë pazari në Shkodër me pagesë nga Turqit. Por ndërkohë që turqit kërkuan të mbledhin taksa dhe të rekrutojne me forcë të rinjtë e kësaj krahine, Sale Demiri u vu në krye të lumjanëve kundër tyre. Turqit kur kaluan në Lumë jo vetëm që nuk morën asnjë rekrut, por u pritën dhe me pushkë. Bajraktari i Lumës, Sale Demir Alia, bashkë me Sale Markën e Dibrës, element të njohur dhe aktive të opozitës kundër zbatimit të Tanzimatit në këto krahina, Sale Demiri në Lumë dhe Sale Markja në Dibër organizuan përsëri rezistencën kundra turqve që kërkonin taksën e xhelepit.
Të nande maleve kush ju prini?
Dibra e vogël n’krye me Salë Demirin,
Nande qind vorret kush t’i bani?
Sale Demiri e Sheh Zerqani.
Nga: Ergen Alia/ InforCulture.info

postbck postbck

Recent Posts

Gjermanët lexojnë 27 minuta në ditë

Sa më i madh në moshë të jesh, aq më shumë libra lexon. Ata që…

3 mins ago

Gjashtë vitaminat që shpesh i mungojnë organizmit

Vitaminat dhe mineralet janë vlera ushqyese esenciale për shëndetin e njeriut në përgjithësi. Përderisa ka…

36 mins ago

A duhet të pini qumësht nëse vuani nga stomaku?

  Ulçera e stomakut nuk është një problem që shërohet vetë, megjithatë ka disa ushqime…

1 hour ago

Një skaner i ri mund të ndryshojë rrënjësisht diagnozat e tri sëmundjeve

  Një zhvillim i ri në fushën e imazherisë mund të ndihmojë në revolucionarizimin e…

2 hours ago

Ja për çka shërben pambuku në shishet e barnave

  Instituti Kombëtar i Shëndetësisë ka propozuar që pambuku të eliminohet, sepse përmban lagështi brenda…

3 hours ago

Hapet aplikimi për subvencionim të faturës së rrymës, ja kush ka të drejtë të aplikojë

  Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar se zyrtarisht është hapur aplikimi për programin…

3 hours ago