<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Gurëzeza, qyteti ilir me vlera historike(Foto)

ATSH/- Gurëzeza, qyteti ilir në Cakran të Fierit, aty ku historia e pasur takohet me natyrën është një nga destinacionet turistike më të veçanta.

I ndodhur në 17 km larg qytetit të Fierit arkeologët kanë vlerësuar se Gurëzeza, emri antik i së cilës mendohet të jetë Barbyli, është po aq e rëndësishme për trashëgiminë kulturore shqiptare sa Apolonia apo Bylisi.

Kryetari i bashkisë së Fierit, Armando Subashi në një video të publikuar prezanton historinë dhe bukurinë e natyrës në këtë qytet ilir.

“Natyrë e bukur dhe histori e pasur. Gurëzeza ka plazhe spektakolare, ballkone natyrore, kodra plot gjelbërim, shtëpi karakteristike, fruta të egra, natyrë të bukur, aromë mali, ngjitje plot aventurë 520 m mbi nivelin e detit. Një destinacion i veçantë dhe i bukur turistik”, shprehet Subashi.

Qyteti antik gjendet i vendosur në pozicionin gjeografik, i ekspozuar në shpatin e fshatit Cakran. Muri rrethues është i gjatë 2100 m dhe sipërfaqja e përgjithshme brenda murit rrethues është 23 ha, pothuajse e barabartë me Bylisin.

Nga zbulimet e deritanishme, rezulton se gjurmët e neolitit të mesëm gjenden pranë shkollës. Gjatë gërmimeve sipërfaqësore janë siguruar objekte dhe gjetje në Varibop, që i takojnë shekullit XII para Krishtit. Gjithashtu në këtë zonë janë gjetur objekte që i takojnë shekujve VIII-VI para Krishtit.

Kulmi i zhvillimit të qytezës antike ka qenë shekulli IV para Krishtit. Gurëzeza ka shërbyer si një qendër shumë e rëndësishme ekonomike, politike e shoqërore.

Këtë e dëshmon gjetja aty e një thesari prej 3500 copë monedhash bronzi dhe argjendi. Në bazë të këtyre gjetjeve mendohet se Gurëzeza ka shërbyer si qendra e mbretit ilir Monuni.
Historia thekson se ky qytet mund të jetë shkatërruar gjatë luftës së tretë iliro-romake, diku në vitin 167 p.K. Gërmimet në Gurëzezë datojnë në vitet 1916-1918, kur arkeologu austriak, Camillo Praschniker, kreu ekspeditën e parë.

Më pas, ato do të vijonin në vitin 1963, nga arkeologët shqiptare. Nga ky vit, vendbanimi antik iu nënshtrua disa ekspeditave me karakter informues dhe gërmues.

Gjetjet e neolitit të mesëm janë të shumta dhe përfaqësojnë një fazë më vete të zhvillimit kulturor të kësaj periudhe në vendin tonë.

postbck postbck

Recent Posts

Një zakon i mëngjesit është çelësi nëse doni të shmangni kapsllëkun

  Nëse doni të përmirësoni tretjen dhe të shmangni kapsllëkun, një nga gjërat më të…

2 days ago

Çfarë ndodh në organizëm nëse hani një thelpi hudhër në darkë

  Që në lashtësi, hudhra ka qenë aleate e njerëzimit kundër shumë sëmundjeve. Ajo ndihmon…

2 days ago

Mënyra natyrale për të shëruar herpesin e buzës

  Herpesi i buzës është një infeksion i shkaktuar nga një virus i quajtur Herpes…

2 days ago

Lajmi i mirë për të sëmurët me kancerin e gjirit, “çelësi” janë bletët

  Zhvillime të reja shkencore po hedhin dritë mbi përdorimin e helmit të bletës si…

3 days ago

A e dini pse nuk duhet të pini kafe menjëherë pasi zgjoheni?

Shumë njerëz e fillojnë ditën me kafe, por ekspertët sugjerojnë që kjo nuk është zgjedhja…

3 days ago

Dëmet shkatërruese të alkoolit në jetën e njeriut

Alkooli shpesh paraqitet si diçka e zakonshme në jetën e përditshme, si pjesë e festave…

3 days ago