<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Historia 2000-vjeçare e ushqimit më të famshëm italian

Italia, vendi i artit të Rilindjes, Romës së lashtë, monumenteve të mrekullueshme, kolosëve të mëdhenj të kulturës, por edhe e një ushqimi të famshëm, pica.

Ngjyra, shija, aroma, përbërësit e bëjnë picën një nga gatimet më të dashura në botë. Nëse mendohet se pica filloi të përhapej si një fenomen global në shekullin e 20-të, në fakt, ajo e bëri udhëtimin e parë përtej oqeanit, e më larg, para 2000 vjetësh.

Rreth historikut dhe zanafillës së saj, studiuesit mendojnë se koncepti i përafërt me picën ka qenë i njohur që në kohën e grekëve të lashtë, por në një formë më të thjeshtë të saj, të quajtur “pissa” ose “pita”, çka në fakt mendohet të ketë ekzistuar në të gjithë Mesdheun. Pra, “pissa” antike ishte bukë, herë e skuqur dhe herë e pjekur, ndoshta edhe me erëza mbi të.

Ushqimi u shfaq më pas si “pizza” rreth vitit 997 e.r. Një dokument i gjetur në veri të Napolit tregon ndodhinë interesante se si një qiradhënës, premtoi t’i paguante pronarit të shtëpisë qiranë përmes mishit të derrit dhe picës. Ndërsa në shekullin e 18-të, pica nisi të përhapej masivisht si një “ushqim rruge” dhe vizitorët në qytet filluan të flisnin për të. Mes njerëzve të famshëm të kohës, shkrimtarë, sundimtarë, kishte nga ata që e urrenin këtë ushqim dhe të tjerë që e donin shumë.

Mbreti Burbon i Napolit, Ferdinand, thuhet se kishte ndërtuar një furrë me tulla në rezidencën e tij, dhe ndonëse konsiderohej si një ushqim i të varfërve, ai e preferonte shumë. Histori shumë e njohur është ajo e mbretëreshës të Italisë, Margarita, që kur vizitoi Napolin, më 1889, kërkoi të provonte specialitetin vendas. Asaj i ofruan tri lloje të ndryshme picash, ndër to njëra me domate, mocarela dhe borzilok. Mbretëresha mendohet se zgjodhi këtë, pasi i kujtoi asaj flamurin e Italisë, lindi kështu pica Margerita. Megjithatë, ishin emigrantët më të varfër të Italisë që e popullarizuan atë në të gjithë botën. Në fillimi të shekullit të 19-të, pas emigrimit masiv nga jugu i Italisë në Shtetet e Bashkuara, sigurisht që emigrantët morën edhe recetat e tyre me vete.

Në thelb, një picë e vërtetë napolitane bëhet me përbërës të thjeshtë: ujë, miell, kripë dhe maja, pa yndyra të shtuara ose sheqerna. Duhet të lihet për të paktën 12 orë dhe të gatuhet në një furrë me dru për 60- 90 sekonda. Por, ndryshime në recetën e saj ka pasur gjithmonë, edhe brenda Italisë, ku p.sh. në Romë baza e brumit është më e hollë se ajo e Napolit. E ndërsa në botë, ajo e ka kapërcyer recetën e saj origjinale italiane me përshtatje të reja dhe të çuditshme, nga picat me patate të skuqura e deri tek ajo me ananas në Havai.

postbck postbck

Recent Posts

Dukagjini në historinë e kombit shqiptar: Nga Principata Mesjetare te qëndresa kombëtare dhe trashëgimia historike e Malësisë

Nga: Prof. Gjon Frani Ivezaj Dukagjini përbën një nga trevat më të lashta dhe më të…

3 hours ago

Pse krijohen kalcifikimet dhe në cilat pjesë të trupit shfaqen më shpesh

Kalcifikimi ndodh kur në trup grumbullohet kalcium në vende ku nuk duhet, si në inde…

19 hours ago

Disa rregulla për kafshët në Kanunin e Lekë Dukagjinit

Kanuni i Lekë Dukagjinit dhe rregullimi i marrëdhënieve me kafshët: një vështrim studimor Kanuni i…

20 hours ago

​37 vjet nga demonstratat kundër suprimimit të autonomisë së Kosovës

Më 23 mars të vitit 1989, në Kuvendin e Kosovës, u ndryshua Kushtetuta e vitit…

20 hours ago

23 marsi 1989, dita kur Kosoves iu hoq autonomia me vote ne Kuvend

Më 23 mars 1989 ndodhi një nga momentet më të rënda politike në historinë moderne…

21 hours ago

Regjimenti shqiptar i Napoleonit: Koloneli Minot, i shkruante ministrit francez të luftës për veshjen tradicionale shqiptare..

REGJIMENTI SHQIPTAR I NAPOLEONIT. KOLONELI MINOT, I SHKRUANTE MINISTRIT FRANCEZ TË LUFTËS PËR VESHJEN TRADICIONALE…

2 days ago