Ja çfarë i ndodh trupit tuaj nëse pini ujë gjatë natës

Uji është shumë i rëndësishëm për organizmin dhe nuk duhet nënvleftësuar aspak.

Ekspertët rekomandojnë që ta pini ujin sapo të hapni sytë. Sipas tyre, gjatë gjumit, trupi dehidratohet ndaj uji duhet pirë që në mëngjes. Kjo ka ndodhur sepse trupi nuk ka marrë asnjë lëng për të paktën 8 orë.

Uji luan një rol thelbësor për të gjitha funksionet e trupit. Hidratimi është shumë i rëndësishëm dhe duhet të nisë që në mëngjes, shkruan Agroëeb. Një gotë e madhe esëll ndikon pozitivisht dhe për shëndetin e veshkave.

Ja arsyet përse duhet të pini ujë që në mëngjes:

Do të hidratoheni

Trupi dehidratohet pas shtatë ose tetë orësh gjumë.

Nëse pini ujë sapo të zgjoheni do të rrisë nivelin e oksigjenit në organizëm.

Për më tepër, uji ndihmon muskujt dhe qelizat e gjakut.

Metabolizmi do të përmirësohet

Pirja e të paktën një gote të madhe me ujë në mëngjes mund të përmirësojë metabolizmin me të paktën 24%.

Një gjë e tillë do ju vijë në ndihmë për mbajtjen e një peshe të mirë trupore.

Trupi do të pastrohet nga toksinat

Kur pini ujë në mëngjes përpara se të ushqeheni, do të pastroni zorrën e trashë dhe do të përshpejtoni përthithjen e ushqyesve.

Për më tepër, veshkat do të funksionojnë më mirë nëse trupi furnizohet me lëngje.

76 % e indeve e trurit përmbajnë ujë

Nëse pini ujë përpara se të hani ushqim, nuk do ta teproni dhe do të ndiheni më të ngopur.

Pirja e ujit në mëngjes do ju bëjë të ndiheni të ngopur deri në drekë.

Këshilla Për Pirjen e Ujit:

Pini të paktën 1-2 gota me ujë pasi të zgjoheni.

Mos konsumoni ushqim për të paktën një orë pasi të keni pirë ujë.

Mos pini pije alkolike përpara gjumit.

72% e trupit të njeriut përbëhet nga uji.

75 përqind e muskujve përbëhen nga uji

82% e gjakut është ujë

90% e mushkërive është ujë

76% e trurit përbëhet nga uji

25% e kockave përbëhen nga uji

Këto shifra janë të mjaftueshme për të kuptuar rëndësinë e hidratimit.

Trupi varet nga uji që të mbijetojë.

Çdo qelizë, ind apo organ i trupit ka nevojë për ujë që të funksionojë.

Për më shumë shije ju rekomandojmë ta shoqëroni me pak limon.

postbck postbck

Recent Posts

Portreti i Gjergj Kastrioitit-Skënderbeut i punuar nga heroi Agim Ramadani

Nga: Ilir Muharremi Portreti i Skënderbeut është realizuar me një trajtim të butë figurativ nga…

15 hours ago

Sekreti me ujin që do t’ju bëjë të kuptoni nëse vuani nga diabeti

  Diabeti është një nga sëmundjet në rritje në botë dhe megjithëse ka mënyra për ta mbajtur…

4 days ago

Çfarë u morri jetën tre milionë fëmijëve në vitin 2022?

  Më shumë se tre milionë fëmijë në mbarë botën ndërruan jetë nga infeksionet rezistente…

4 days ago

Shkenca, drejt një alternative natyrale ndaj Ozempic-ut

  Ozempic është bërë sinonim i humbjes së shpejtë të peshës dhe rregullimit të sheqerit…

4 days ago

Media spanjolle “El Periódico”: Shqipëria, “parajsa” që bashkon vendet e trashëgimisë botërore me plazhet mahnitëse

  Kur planifikojmë një udhëtim në Evropë, shpesh priremi të zgjedhim vende si, Parisi, Londra,…

4 days ago

Si të qetëson dhimbjen e veshit në kushte shtëpie

  Nëse jeni duke u ballafaquar me dhimbje të veshit nuk jeni të vetmit. Dhimbja…

4 days ago