Hartë e zotërimeve të familjes së Dukagjinëve në shek. XV.

Hartë e zotërimeve të familjes së Dukagjinëve në shek. XV. (Harta është botuar nga historiani Ivan Božić në “Nemirno Pomorje XV veka”, viti 1979)

Sipas Gjon Muzakës, në “Historia e Gjenealogjia e shpisë së Muzakajve”, shkruar në vitin 1510:

“….Dukagjinët kishin në zotërim vendin e quajtur Zadrima, vendet e quajtura Fandi, Malin e Zi, Pultin dhe Fletin, aty ndërtuan një kështjellë të quajtur Fleti, e patën një qytet të vogël me emrin Shati. Sot të gjitha thirren Dukagjin… Zotni Dukagjini (Duka Gjin Tanushi) u vra nga banorër vendas në Ndërfanë, pasi Dukagjini kishte vrarë Peshkopin (e Dioqezës së Arbërit) në kishën e Shën Mërisë së Ndërfanës. Shpëtoi vetëm një djalë i tij, që u rrit nga Shtjefen Progano në fshatin ‘Calameri’. Kur djali u rrit, u rikthye në zotërimet e babait të tij…”

Kjo histori është e ngjashme edhe me gojëdhënat e krahinës. Në Blinisht, bri luginës së Fanit, është ruajtur toponimi “Varri i Dukës”, që tradita vendase e lidh me Dukagjinët (Gjin Tanushin).

Sipas albanologut kroat Milan Sufflay, referuar në një dokument të vitit 1281: “Emri i Dukagjinëve rrjedh nga Gjin Tanushi, i cili kishte marrë titullin e Dukës ‘Ducam Ginium Tanuschium Albanensem’. Kjo familje e madhe sundonte viset ndërmjet Lezhës dhe Fandit, me seli në Lezhë.”

Studiuesit Dhimitër Shuteriqi, Injac Zamputi, at Bernardin Palaj, Aleksandër Meksi, etj, kanë mbështetur tezën e vazhdimësisë, nga princat e Arbërit tek Dukagjinët. Në Gëziq (Ndërfanë), është zbuluar nga Theodor Ippen në vitin 1901, dhe më pas nga Dhimitër Shuteriqi dhe Mark Tirta në vitet 60-të, stema heraldike dhe mbishkrimi epigrafik i Principatës së Arbërit. Stema heraldike e Principatës së Arbërit (shqiponja me një kokë) është trashëguar edhe nga familja e Dukagjinëve. Sipas studiuesve në fillim shek. XIII, Ndërfana ishte qendra kryesore e Principatës së Arbërit.

Gjon Muzaka, më vonë (fund shek. XIV) Fandin (krahina rreth lumenjëve të Fanit, apo vendshtrirja e Mirditës) e përmend si pjesë të zotërimeve të Tanush Dukagjinit, çka përkon edhe me dokumentet veneciane të shek. XV. Dokumentet veneciane të shek. XV, japin të dhëna të rëndësishme për zotërimet e familjes së Dukagjinëve, me ndryshime të here pas herëshme, në varësi të rrethanave historike.

Sipas një dokumenti venecian të dates 24 maj 1402, Pal dhe Tanush Përlati (nga familja e Dukagjinëve), pasardhës të Tanush Dukagjinit, ishin zotërues të Përlatit dhe zonës për rreth. Sipas dokumentit në fjalë, fshatrat e tyre ishin djegur e shkatërruar nga ushtritë osmane.

Sipas një dokumenti venecian të vitit 1458, familja e Nikollë Dukagjinit, kishte në zotërim 32 fshatra të Dibrit dhe Fanit të Madh, fshatra të hershëm të vendshtrirjes etno-gjeografike të Mirditës. Dokumenti e thotë qartë, që Nikollë Dukagjini para se të vdiste i kishte lënë në zotërim të birit, Dragës, 25 fshatra të Dibrit dhe 7 fshatra të Fanit të Madh. Në dokument përmenden: Kashnjeti, Kuzhneni, Vela, Gjashi i Velës, Rreja (Velës-Kryezezit), Gjegjani, Gojani, Meshurdhi (Gëziq-Simon), Shpërdhaza, Munegja, Gjunala (Kaçinar), Kalori, Fregna, Melgushi (Kashnjet), Rrasi, Skanda, Terdhoti (në afërsi të Shkozës), etj. Pjesa më e madhe e fshatrave që përmenden në dokument kanë pasur vazhdimësi banimi. Janë edhe disa fshatra që nuk janë identifikuar, të cilët mund të jenë shpopulluar apo kanë ndryshuar toponimi në rrethana të caktuara historike. Edhe Vau-Shkjeza e Rubikut me zonën për rreth, sipas një dokumenti venecian të vitit 1450, ishte pjesë e zotërimeve të Nikollë Dukagjinit.

Rilindasi arbëresh, Jeronim De Rada (mësues, botues, studiues, folklorist, filolog, poet dhe shkrimtar), në librin “POEMI ALBANESI, ndër të tjera shkruan: “Nikollë Dukagjini ishte Princi i Mirditës.”

Sipas albanologut Italian, Zef Valentini (Giuseppe Valentini), në mes shek. XV, fshtrat përgjatë luginës së Fanit të Vogël, ishin pjesë e zotërimeve të Pal Dukagjinit.

Në vitin 1447, Pal Dukagjini i dhuroi abacis së Shën Llezhdrit në Orosh, një kryq argjendi me mbishkrime latine (punuar nga Niksa Adamoviç nga Raguza).

Siç shihet nga harta, disa nga vendbanimet e rëndësishme në zotërimin e Dukagjinëve në Mirditë, ishin Ndërfana, Rubiku, Blinishti, Kashnjeti, etj.

Vendshtrirja etno-gjeografike e Mirditës, përmendet në dokumentet historike të paktën nga shek. XII-XIII me emrin Fandi apo Ndër-Fanda, d.m.th krahina rreth lumenjëve të Fanit (Fandit).

| MIRDITA: Histori dhe aktualitet |

postbck postbck

Recent Posts

”Scientific Reports”: Macet janë më të afta në lidhjen e fjalëve sesa foshnjat

Macet performojnë më mirë se sa fëmijët e vegjël në një masë të thjeshtë të…

1 hour ago

Jeta në komunizmin shqiptar

Një muze online rifreskon të dhëna mbi atë çfarë ndodhte në Shqipërinë komuniste. Sipas faqes…

2 hours ago

Riktheni butësinë e peshqirëve me këto produkte shtëpiake

Peshqirët janë artikuj të cilët i përdorim çdo ditë, megjithatë pas një kohe humbin butësinë…

3 hours ago

Çfarë shkruante një lundërtar grek i shek. 2 para Krishtit, për Ilirinë?

Nga Salih Mehmeti Kishte ditë që boja ishte mpiks në pergamenën e galme.   Shkrimi…

4 hours ago

Vlora, vendi i parë Neandertalian në Shqipëri! Arkeologët zbulojnë vegla guri që datojnë…

Një ekip ndërkombëtar, i koordinuar nga Këshilli Kombëtar i Kërkimeve, Instituti i Gjeologjisë Mjedisore dhe…

5 hours ago

Përse macet ju presin tek dera kur shkoni në shtëpi? Këto janë arsyet

  Macet dihet që janë kafshë shtëpiake të pavarura, por kjo nuk do të thotë…

1 day ago