Maurico Druon, sekretar i akademisë frënge: “Shqiptarët i përkasin popujve më të vjetër se vetë historia, dhe gjyshërit e shqiptarëve merrnin pjesë në luftën e trojës, të udhëhequr nga Akili (në njërën anë) dhe Hektori (në anën tjetër)”
Lamartini: “Ky komb e ky popull nuk merret nëpër këmbë… Kjo është toka e heronjve të të gjitha kohërave… Homeri aty gjeti Akilin, grekët Aleksandrin e Madh, turqit, Skënderbeun, njerëz këta të së njejtës racë, të të njejtit gjak”.
Lord Bajroni: “Shqiptarët me kostumet e tyre bëjnë peizazhin më të mrekullueshëm në botë. Shqiptarët janë raca njerëzore më e bukur që ekziston, trima më të fortë se kështjellat e tyre”.
Braisllav Nusic: “Shqiptarët janë autoktonë, të cilët gjatë të gjitha dyndjeve të popujve, e ruajtën tipin dhe karakterin e vet në mënyrë të theksuar. Ata u bënë ballë sulmeve të romakëve, mësymjeve të dendura të sllavëve, të cilët ua pushtuan të gjitha fushat, ultësirat, dhe lumenjtë”.
Dushko H. Konstantinov: “Shqiptarët janë banorë më të vjetër të Gadishullit Ballkanik dhe pasardhës të drejtpërdrejtë të ilirëve të vjetër, të cilët kishin ndërtuar shtetin më të fuqishëm në Ballkan”.
Maks Myle: “Emrat e mjaft popujve të njohur rrjedhin nga fjala e vjetër shqipe ‘Ar’. Kjo vlen edhe për mjaft vende të botës.”
Gjorgj Hahni: “Shqiptarët janë pasardhës të Ilirëve, ndërsa ilirët janë pasardhës të pellazgëve. Shqiptarët janë stërnipërit e Pellazgëve”.
Haki Pasha: “Po doli në shesh historia e shqiptarëve, Perandorinë Osmane e merr lumi”.
Harold Whitehal: “Hieroglifet egjiptiane, të krijuara para 4.000 vjetësh kanë domethënie shqipe”.
Henry Noel Brailsford: “Shqiptari ‘primitiv’, në fakt është ‘Mbinjeriu’ për të cilin Nietzsche ëndërronte”.
Personat që konsumojnë rregullisht sasi të mëdha të mishit të kuq mund të…
Vetitë tjera të sodës bikarbonat Sigurisht që e keni në një kuti në…
Maska që ju ndihmon të keni flokë të shëndetshëm. Flokët e hollë dhe që këputen…
Depresioni nuk manifestohet te të gjithë njerëzit në mënyrë të njëjtë. Përveç simptomave…
Media spanjolle “Skyscanner” e ka renditur Shqipërinë mes 20 destinacioneve më të lira…
Shqipëria pritet të përfshihet sërish nga stuhi të forta ere dhe shiu. Sipas sinoptikanëve…