<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: HISTORI/ARKEOLOGJI

Halil Patrona, shqiptari 43 vjeçar që nxiti revoltën e Kostandinopojës më 1730 dhe rrëzoi nga froni sulltanin Ahmet III

Portret i Halil Patronës nga Jean-Baptiste Van Mour

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 16 Prill 2020

 faqen n°395 të veprës “Biographie universelle, ou Dictionnaire historique des hommes qui se sont fait un nom par leur génie, leurs talents, leurs erreurs ou leurs crimes… – Biografia universale, ose Fjalori historik i njerëzve që janë bërë të njohur falë gjenisë, talentit, gabimeve ose krimeve të tyre…”, gjejmë një rrëfim për shqiptarin Halil Patrona, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

PATRONA-KHALIL

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Me kombësi shqiptare, fillimisht një marinar (levanti) në galerën (anijen) “La Patrona”, nga e cila mori emrin e tij, ai ishte 43 vjeç kur nxiti revoltën e famshme të Kostandinopojës në 1730 (28 shtator 1730).

Pasi shërbeu në det dhe tokë, dhe pas disa vrasjeve, ai u bë jeniçer i Gardës së Sulltanit. Persianët, duke qenë në luftë me turqit, prenë hundët e 300 jeniçerëve që ranë në duart e tyre dhe i dërguan nëpërmjet detit në Turqi.

Veziri i Madh (Ibrahim Pasha), duke mos dashur që Kostandinopoja të bëhet dëshmitare e këtij spektakli të tmerrshëm, i mbyti këta njerëz të pafat. Patrona vendosi të hakmerret për këtë ofendim (shkelje); ai nxiti një revoltë (preteksti i të cilës ishte vendosja e një takse), në të cilën u bashkuan të gjithë jeniçerët. Ai mbylli dyqanet e Kostandinopojës dhe pati guximin të dërgonte një grup ushtarësh në pallatin sulltanor, dhe të kërkonte që atij t’i dorëzoheshin Veziri i Madh Ibrahimi, guvernatori i Kostandinopojës dhe shefi i jeniçerëve.

Sulltani i habitur mblodhi bordin drejtues, dhe, pas disa diskutimeve, ai dha urdhërin që t’u merrej fryma të tre personave që iu kërkuan, dhe i dërgoi trupat e tyre te rebelët. Këta të fundit, të befasuar dhe të irrituar, u ankuan se u kishin dërguar të vdekur ata që donin t’i kishin të gjallë, dhe me këtë pretekst rrëzuan nga froni sulltanin. Ata vunë në fron Mahmudin (Mahmud I, djali i madh i Mustafait), nipin e tij, 33 vjeç, babai i të cilit ishte rrëzuar 25 vjet më parë, dhe i cili (Mahmudi) hoqi taksën, shkak ose pretekst i revoltës.

Patrona qëndroi i qetë për ca kohë; por, i mërzitur nga mungesa e aktiviteteve, ai organizoi komplote të reja : emëroi njerëz, e quajti veten kapiten-pasha ose admiral, dhe pati guximin të përdorte arsenalin e tij.

Sulltani, në pamundësi të distancohej prej tij, e thërriti në seraje (nën pretekstin se do t’i besonte projekte të reja), ku e masakruan me të gjithë ata që e shoqëruan.

postbck postbck

Recent Posts

Banania 6 milionë dollarëshe që tronditi botën e artit, historia e pazakontë pas veprës kontroverse

    Një banane e ngjitur në mur me shirit ngjitës mund të duket si…

10 hours ago

Çfarë i ndodh trupit nëse hani molla çdo ditë?

    Molla është një nga frutat më të njohura në botë për shkak të…

11 hours ago

Si po ndikon ndryshimi i klimës në përbërjen e gjakut të njeriut?

Rritja e vazhdueshme e dioksidit të karbonit (CO₂) në atmosferë mund të lidhet jo vetëm…

11 hours ago

Truku i thjeshtë me kapëse druri që po përdorin shoferët gjatë vapës

  Një objekt krejt i zakonshëm shtëpiak mund ta bëjë pak më të këndshme vozitjen…

11 hours ago

6 vendet më të mira në Europë për pushime vjeshtore

Vjeshta është pa dyshim koha e duhur për të udhëtuar në Europë. Përveç turmave më…

11 hours ago

Kjo është vaksina që mund t’i japë fund gripit çdo vit

    Krijohet një vaksinë universale kundër gripit. Deri tani ka rezultuar efikase dhe e…

11 hours ago