<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Kontributi i shqiptarëve që vuri në lëvizje Revolucionin Grek…

Me 1814 u krijua organizata e fshehtë patriotike “Filiqi Heteria” (Shoqëria e Miqve) e cila vuri si qëllim vetes të punonte për çlirimin e Greqisë nga zgjedha otoman. Themelues të kësaj organizate, e cila u bë nismëtarja e parë për çlirimin e Greqisë, ishin dy shqiptarë dhe një grek: Nikolla Skufai, zejtar shqiptar nga Arta, Manolis Ksanthos, grek nga ishulli i Patmas dhe Thanas Çakalli, biri i një tregtari të pasur nga Gjikajt e Çamërisë.

Deri në vitin 1821 kjo organizatë, nën drejtimin e Nikolla Skufait, bëri një punë të madhe për përgatirjen dhe shkëputjen e Greqisë nga sundimi osman. Më 25 mars në Peleponez lëvizja rifilloi përsëri, e cila shumë shpejt u shndërrua në kryengritjen të armatosur.

Me 22 janar 1822 nga një asamble kombëtare shpallet pavarësia e Greqisë nga pushtimi osman. Menjëherë grekët u përkrahën nga Anglia, Franca e Rusia dhe më vonë, edhe nga Gjermania, të cilat kishin interesa të rrudhnin Perandorinë Osmane e për t’i marrë asaj ngushticat e Bosforit dhe të Dardaneleve.

Deri me 1829 në Greqi vazhduan luftimet në mes të popullit grek e ushtrisë osmane dhe me 1830 u njoh zyrtarisht e Greqisë nga Fuëitë e Mëdha. Greqia, tashmë kishte shtetin e saj të pavarur.

Për arritjen e kësaj fitoreje krahas grekëve, luftuan me heroizëm edhe banorët me origjinë shqiptare, që kishin migruar në Greqi dhjetra vjet më parë në Peleponez, Atikë, rrethinate Athinës etj. Kjo popullsi qe mjaft e madhe në numër e përbënte 1/3 e krejt popullsisë autoktone greke dhe të gjithë u vunë në dispozicion të kryengritjes për çlirim, me forca njerëzore me pasuritë e tyre që ikishin më të shumta se të grekve.

Më me rëndësi dhe që luajti rol shumë të rëndësishëm në arritjen e fitores, ishte flota detare që përbëhej prej anijeve, që ishin, në përgjithësi, pronë e shqiptarëve. Kjo flotë e drejtuar nga udhëheqësit trima shqiptarë, i shkaktoi humbje të mëdha flotës osmane, kreu shumë detyra furnizimi nga një drejtim në tjetrit, midis ishujve dhe gadishujve të shumtë, duke transportuar trupa dhe materiale lufte.

Lundërtarë shqiptarë të shquar të ishujve të Hidrës, Speces, Parasit, Kulurit, Pscresë etj luftuan me anijete tyre kundër anijeve osmane. Në luftën për çlirimin e Greqisë, që nga 1814 e deri në 1831 dolën trima dhe udhëheqës legjendarë shqiptarë dhe me origjinë shqiptare, që bënë emër në histori.

Ndër ta pati burra shteti, ushtarakë, detarë, politikanë, ideologë që udhëhoqën Greqinë në krijimin e Shtetit të tyre të pavarur. Këta qenë: Nikolla Skufai, Gjergj Olimpasi, Gjergj Karxhikiu, Anastas Gjirokastriti, Andon Ikonomi, Noti Boçari, etj.

Dëshmitarët të kohës si dhe studiues seriozë kanë folur e shkurar me respekt e nderim për to. Për disa prej tyre kanë kënduar poetë si Bajroni, Myleri, Hygo. Oborri i Ali Pashë Tepelenës u bë streha e udhëheqësëve e kryengritjes greke, të cilët aty u mësuan, u frymëzuan, u stërvitën dhe punuan për të nisur kryengritjen më 1821.

Historianët dhe studiuesit e ndryshëm kanë vënë në dukje e shumicë e kapedanëve të kësaj kryengritjeje qenë shqiptarë. Përveç arbëreshërve pati edhe shumë shqiptarë që shërbenin në ushtrinë osmane, që dezertuan dhe u bashkuan me kryengitësit. Gjithashtu rol luajti edhe vënia në dispozicion e pasurisë së shqiptarëve mbasi Greqia para kryengritjes së vitit 1821 ishte mjafte varfër e nuk pati ndonji zhvillim ekonomik.

Shqiptarët ishin ata që e lëviznin popullin grek për të fituar lirirnë. Edhe grekët e kanë pranuar kontributitn e shqiptarëve për pavarësinë e Greqisë.

Shumë kanë bërë shqiptarët për fqinjin e tyre grek, në kohët kur së bashku, kanë përballur zgjedhën osmane prej afro 500 vjetësh. Por si gjithmonë si shpërblim kanë marrë urrejtjen. Pas vitit 1830 ka qënë qeveria greke dhe politika e saj e mbështetur fuqimisht nga kisha ortodokse greke, që kanë punuar për asimilimin e shqiptarëve për t’u ndërruar fenë, racën, gjakun e për ti likuiduar me çdo mjet.

Urrejtja e greke për shqiptarët lindi bashkë me politikanët qeveritarë grekë, të mbështetur e të bekuar nga kisha ortodokse greke.

postbck postbck

Recent Posts

Amvisat po fusin sfungjerin e enëve në ngrirje, por pse?!

    Disa detaje të vogla në përditshmëri mund ta ndryshojnë mënyrën si funksionojnë pajisjet…

22 hours ago

Racat më të njohura të kuajve dhe veçoritë e tyre

Që nga kohët e lashta e deri sot, kali ka qenë një nga kafshët më…

2 days ago

“Dënimi i një të dehuri në Shqipëri”, një lexim i thelluar historik, ikonografik dhe antropologjik

Ilustrimi me titullin frëng “LE CHÂTIMENT D’UN IVROGNE EN ALBANIE” nuk është thjesht një skenë…

2 days ago

Qelizat kancerogjene mund të kthehen në qeliza normale?!/Habisin shkencëtarët!

  Shkencëtarë nga Koreja e Jugut kanë arritur një zbulim të rëndësishëm në luftën kundër…

2 days ago

Çfarë i ndodh trupit tuaj kur pini ujë të ngrohtë?

    Uji përbën rreth 60 përqind të trupit tonë dhe është thelbësor për rregullimin…

2 days ago

Ja si ndikon pirja e ujit në tensionin e gjakut

Menaxhimi i tensionit të gjakut është thelbësor për një jetë të gjatë dhe të shëndetshme.…

3 days ago