<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Ishte besa e shqiptarit, që i shpëtoi hebrenjtë

Disa fakte mbi historinë pak të njohur, sesi i shpëtuan shqiptarët hebrenjtë, prej nazistëve. Kishte një grup jo të vogël vendesh europiane që preku makina vrasëse naziste, por pak syresh duken kaq të mrekullueshëm e njëkohësisht pak të njohur, si Shqipëria.

Nëpërmjet shqiptarëve të zakonshëm, të cilët i zhvendosnin hebrenjtë nga një vend i fshehtë në tjetrin, për të evituar kapjen e tyre, Shqipëria praktikisht shpëtoi të tërë 200 hebrenjtë e saj, si dhe 400 refugjatë hebrenj nga Gjermania dhe Austria. Shqipëria gjallëroi shpirtrat e qindrave refugjatëve të tjerë nga vendet e Ballkanit, të pushtuara nga nazistët.

“Shqipëria ishte një nga shtetet e veçantë europianë, të cilët kishin më shumë hebrenj në përfundim të luftës sesa në fillim” – u shpreh Michael Berenbaum , ish-drejtor projektesh pranë Muzeut të Memorialit të Holokaustit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Një pamje e plotë e të shpëtuarve që pa dritën e diellit vetëm në fillim të viteve 1990, pas kolapsit të regjimit veçanërisht pak dhe shtypës të qeverisë komuniste shqiptare, u konfirmua nga Yed Yashem, Instituti i kërkimeve të Holokaustit, në vitin 2007. Një gjë e tillë, do të ritregohem më 8 dhjetor, 2013, në Muzeun e Trashëgimisë Hebreje në New York, ku ndër folësit, do të përfshihen dhe pasardhës të të shpëtuarve shqiptarë dhe atyre hebrenj.

Shqipëria ka arsye praktike për të kërkuar që kjo histori të njihet. Vendi po kërkon të anëtarësohet në Bashkimin Europian, por mundësitë e tij po pengohen nga korrupsioni i rrënjosur thellë. Në kohën kur Shqipëria ka premtuar të pastrojë qeverinë e saj, historia e shpëtimit jo vetëm ndriçon një episod të madhështisë shqiptare, por gjithashtu tregon se shqiptarët i mbajnë premtimet.

Historia e shpëtimit, – thotë Ferit Hoxha, ambasadori shqiptar pranë Kombeve të Bashkuara, tregon që “megjitheqë ne u mbyllëm nën një nga regjimet më të egra komuniste, njerëzit e këtij vendi janë fisnikë po aq sa dhe të aftë të mbajnë fjalën sikundër çdokush tjetër në Europë”.

Në shumicën e Europës, “zgjidhja finale”, ishte mrekullisht efikase: 90 për qind e 3.3 milionë hebrenjve në Poloni, 88 për qind e 240.000 të Gjermanisë , 77 për qind e 70.000 hebrenjve të Greqisë, u vranë, ashtu sikundër dhe shumë statistika ngjethëse në vende të tjera.

Dallimi i jashtëzakonshëm me Shqipërinë, – thonë ekspertët në lidhje me këtë episod, – ishte se i kishte rrenjët në një besim kombëtar, të quajtur “besa”, që i detyron shqiptarët të ofrojnë strehë dhe kalim të sigurtë për çdokënd që kërkon mbrojtje, veçanërisht nëse është dhënë premtimi për të bërë një gjë të tillë. Mosveprimi kësisoj, përfundon me humbjen e nderit dhe të pozicionit të personit që e ka shkelur atë.

“Përmban mbrojtjen pa kompromis të mikut, madje, deri në pikën e vetëmohimit” – shkroi Shirley Cloyes DioGuardi, organizatore e eventit në New York, bashkëshorti i të cilës, ish-përfaqësuesi republikan Joseph H. DioGuardi, vizitoi Shqipërinë më 1990 dhe kontribuoi për të nxjerrë në dritë të dhëna dhe detaje të shpëtimit të hebrenjve.

postbck postbck

Recent Posts

Largoni kilet e tepërta me dietën pesëditore me mollë

    Një mundësi mjaft praktike dhe ekonomike për të hequr kilet e tepërta, është…

2 hours ago

Pse ju mpihen duart dhe këmbët? Ja shkaqet më të zakonshme

    Mpirja e duarve dhe këmbëve është një shqetësim i zakonshëm. Ndonjëherë shkaku është…

5 hours ago

Trupi mund t’ju paralajmërojë: 5 shenja që mund të tregojnë sheqer të lartë në gjak

    Etja e vazhdueshme, urinimi i shpeshtë dhe lodhja mund të duken si shqetësime…

5 hours ago

Studiuesja vdiq në Rusi, a po përgatitet bota për një pandemi të radhës?

    E gjitha filloi me një infeksion aksidental në një laborator në Siberi. Daria…

6 hours ago

Uji i arrave, receta që bën “mrekulli” për shëndetin dhe trajton këto probleme shëndetësore

    Studimet tregojnë se konsumi i rregullt i ujit të arrave mund të ndihmojë…

6 hours ago

Studimi: Pse nuk duhet ta pini kafenë dhe çajin shumë të nxehtë!

    Pirja e çajit dhe kafesë shumë të nxehtë mund të trefishojë rrezikun për…

7 hours ago