Sunduesi dhe më i madhi feudal i Shqipërisë së Mesme dhe asaj të Jugut, Ali Pashë Tepelana, do të ekzekutohej më 24 janar të viti 1822, pas një qëndrese të fortë, të pashembullt përballë pushtuesve osmanë./Konica.al
“Luani i Janinës”, në historiografinë shqiptare njihet si themelues i Pashallëkut autonom të Janinës, njëkohësisht edhe si një kryengritës kundër pushtimit osman.
Ali Pashë Tepelena lindi rreth viteve 1740-1750, në Tepelenën e Labërisë dhe vdiq më 24 Janar 1822, duke mbrojtur trojet shqiptare të Epirit nga forcat osmane.
Më 1784, Ali Pasha fitoi gradën e Pashait, si komandant ushtarak pranë Valiut të Rumelisë, në Sofje. Po këtë vit, siguroi me luftë qeverisjen e sanxhakut të Delvinës. Në vitet 1786-’88 u bë derbendpashë dhe qeveritar i Sanxhakut të Tërhallës (Thesali) dhe shtiu në dorë, sidomos me përkrahjen e borgjezisë zejtare-tregtare të vendit, qeverisjen e sanxhakut të rëndësishëm të Janinës, duke shtrirë kështu pushtetin e vet mbi Epirin dhe një pjesë të trojeve jugore shqiptare.
Rreth 1787, i thirrur në Kostandinopojë Tepelenë Dervenci Ali-Pasha për gjithë e Thesalisë.
Si pronar i madh tokash, sipërmarrës i taksave shtetërore, si pjesëmarrës aktiv në veprimtari tregtare dhe duke mbrojtur interesat e çifligarëve të rinj po dhe të borgjezisë tregtare, të cilën e bëri për vete me një politikë tolerance të gjere fetare, Ali Pashë Tepelena mënjanoi përkrahësit e pushtetit qendror osman dhe “tiranët e vegjël” si shkaktarë të anarkisë feudale në vend. Ai i shndërroi kështu trevat e përfshira nën sundimin e tij në një formacion shtetëror autonom, që dallonte nga viset e tjera të perandorisë për nga rregulli, qetësia dhe zhvillimi ekonomik e kulturor.
Janina u bë një qytet nga më të rëndësishmit dhe më të begatë në viset Perëndimore të Ballkanit, qendër e tregut ndërkrahinor të Rumelisë Jugore, qe përfshinte edhe një varg krahinash të Shqipërisë, një vatër arsimore dhe kulturore ku filloi të përdorej si gjuhë shkrimi dhe shqipja.
Në vitet 1798-1812, duke nënshtruar me luftë qeveritarët rivalë të sanxhaqeve fqinjë, si dhe krahinat e vetëqeverisura të Sulit, Himarës, etj. dhe duke shfrytëzuar situatën e vështirë të Perandorisë Osmane në periudhën e luftërave të Napoleon Bonapartit, Ali Pashë Tepelena arriti të zgjeronte e përforconte pushtetin e vet, duke përfshirë trevat që nga gjiri i Prevezës deri afërsisht në lumin Shkumbin.
Pashallëku i Janinës u bë një faktor me rëndësi ndërkombëtare në kushtet kur forcat franceze që ishin vendosur në ishujt jonianë, si dhe Anglia, drejtuan vëmendjen e tyre ndaj sundimtarit të fuqishëm shqiptar dhe krijuan lidhje direkte diplomatike me të, duke kapërcyer Portën.
Ali Pashë Tepelena ishte bërë kështu një sundimtar faktikisht i pavarur, por gjithmonë i kujdesshëm, për të mos krijuar konflikte të parakohshme me pushtetin qendror osman, duke pritur një moment të volitshëm për t’u shkëputur prej këtij.
Në vitet 1820 – 1822, Ali Pashë Tepelena filloi luftën për mbrojtjen e vendit nga sulmi i forcave të Perandorisë Osmane dhe me këtë filloi faza më e lartë e veprimtarisë së, sundimtarit shqiptar për të shkëputur zotërimet e veta nga vartësia e Perandorisë.
Ai i bëri ballë rrethimit për një vit e gjysmë, me një qëndresë të pashoqe, deri sa i ngujuar në kalanë e ishullit të liqenit të Janinës, u vra nga ushtria osmane.
Turqit ia prenë kokën, e dërguan në Stamboll dhe e ekspozuan në kamaren e Portës së Lartë.
Për dikë që e adhuron djathin, lajmet për një studim që e lidh konsumimin e…
Të dish grupin e gjakut, sipas mjekësisë kinezë do të thotë të dish shumë…
Arrin në Itali i nxehti i vërtetë, ai që të rëndon frymëmarrjen dhe të…
Organizata Botërore e Shëndetësisë thekson se siguria ushqimore duhet të jetë gjithmonë një prioritet,…
Çdo katër vjet, planeti duket sikur ndalon për një muaj. Rrugët boshatisen, ekranet mbushen me…
Robin Hudi nisi si një traditë gojore në shekullin XII, përpara se të shndërrohej në…