<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Ky është tingulli i instrumentit më të vjetër në botë, ka 18 mijë vjet

Shkencëtarët po analizojnë një guaskë kërmilli që besohet të jetë instrumenti më i vjetër frymor i llojit të vetë.

Briri prej guaske u gjet gjatë gërmimit të vitit 1931 në një shpellë me piktura murale parahistorike në Pirenejet franceze dhe supozohej se ishte një kupë ceremoniale për pirje.

“Kur e dëgjova për herë të parë, për mua ishte një emocion i madh – dhe një stres i madh,” tha arkeologia Carole Fritz. Ajo kishte frikë se ta luajtja e instrumentit 31 centimetër mund ta dëmtonte atë, por nuk e bëri. Briri prodhoi nota të qarta Do, Do diez dhe Re. Studiuesit vlerësojnë se është rreth 18,000 vjeç dhe gjetjet e tyre u botuan të mërkurën në revistën Science Advances.

Guaska fillimisht u anashkalua kur u gjet në shpellën Marsoulas në vargmalet Pireneje, por studiuesit nga Qendra Kombëtare e Francës për Kërkime Shkencore (CNRS); Muzeu i Tuluzës; Universiteti i Tuluzës – Jean Jaurès; dhe Musée du quai Branly – Jacques-Chirac kanë lëshuar një regjistrim audio si pjesë e një studimi të ri.

Maja e guaskës së kërmillit të detit është e thyer dhe formon një hapje. Maja është pjesa më e fortë e guaskës, ndaj studiuesit thanë që thyerja nuk është rastësore.

Gjithashtu ka prova të prerjes, shpimit dhe zbukurimit duke përdorur hematitin, një pigment të kuq që është përdorur në shpellën Marsoulas.

Krahasimi me objekte të tjera, të cilat datojnë 18,000 vjet më parë, sipas studiuesve, e bën guaskën instrumentin më të vjetër frymor të llojit të saj.

Ajo jo detyrimisht është përdorur për të bërë muzikë, pasi mund të ketë qenë edhe mjet komunikimi.

postbck postbck

Recent Posts

Pse bien më shumë flokë gjatë vjeshtës? Kur është normale dhe kur duhet të shqetësohemi

    Me ardhjen e vjeshtës, shumë njerëz vërejnë më shumë flokë në krehër, në…

6 hours ago

Mus’hafi rrethor osman, Kurani i detarëve, libri i shenjtë që lundronte pranë zemrës së marinarëve

Nga Albert Vataj Mushafi rrethor osman, i njohur si Kurani i detarëve, është një prej…

6 hours ago

Mos hani kurrë Hudhër nëse vuani nga këto 5 sëmundje

  Nëse ju pëlqen hudhra dhe e hani në të gjitha format e saj, të…

7 hours ago

Vrasjet politike që tronditën Evropën dhe lidheshin me shqiptarët

Nga Parisi në Pragë e Vjenë, atentatet ndaj figurave politike shqiptare dhe përpjekjet për eliminimin…

7 hours ago

Sipas stinës, këto ushqime pastrojnë enët e gjakut

    Enët e gjakut luajnë një rol shumë të rëndësishëm në organizëm. Ato transportojnë…

7 hours ago

Soda e bukës, sekreti që kuron artritin njëherë e përgjithmonë, ja si ta përdorni(VIDEO)

    Konsumimi i një solucioni me sodë buke mund të lehtësojë artritin, sugjeron një…

7 hours ago