10 trashëgimitë e Romës së Lashtë për botën moderne

Perandoria Perëndimore Romake mund të ketë rënë më shumë se 1500 vjet më parë, por trashëgimia e saj e pasur me risi e shpikje shihet edhe në ditët tona. Romakët ishin ndërtues të jashtëzakonshëm dhe inxhinierë ekspertë, dhe qytetërimi i tyre prodhoi zhvillime në teknologji, kulturë dhe arkitekturë që mbetën të paarritshme për shekuj me radhë. Nga ujësjellësit tek gazetat, ja cilat ishin shpikjet më të mëdha të Romës së Lashtë

1 – Ujësjellësit

Romakët gëzonin shumë lehtësira në kohën e tyre, përfshi tualetet publike, kanalizimet nëntokësore si dhe shatërvanet. Asnjë nga këto shpikje ujore nuk do të kishte qenë e mundur pa ujësjellësin romak. U ndërtua për herë të parë në vitin 312 para Krishtit, dhe inxhinierët përdorën gravitetin për të transportuar ujin dhe gurët.

2 – Betoni

Shumë struktura të lashta romake si Panteoni, Koloseu, Forumi Romak janë ende në këmbë sot në sajë të zhvillimit të çimentos romake dhe betonit. Romakët e parë i nisën ndërtimet me beton mbi 2100 vjet më parë dhe e përdorën atë në të gjithë pellgun e Mesdheut . Sigurisht që betoni i kohës së perandorisë ishte më i dobët se ai modern, por ka treguar se i ka rezistuar kohës.

3 – Gazetat

Romakët njihen për kontributin e tyre në diskursin publik, përmes përdorimit të teksteve zyrtare duke dhënë informacione me detaje mbi ushtrinë, apo çështjet civile dhe ligjore. E njohur si “Acta Diurna” ose “veprimet e përditshme” ishte një nga gazetat e para të shkruara në metal ose gur dhe më pas vendosej në zonat me trafik të madh.

4 – Mirëqenia

Roma e lashtë ishte burim i shumë programeve qeveritare moderne, duke përfshirë masat e subvencionuara për ushqim, arsim dhe shpenzime të tjera për nevojtarët. Këto programe datojnë që nga viti 122 para Lindjes së Krishtit, kur qeveria romake miratoi një ligj për furnizimin e qytetarët me grurë.

5 – Librat me kopertinë lëkure

Për shumicën e historisë njerëzore, letërsia mori formë, kur romakët lidhnin fletushka e faqe të shumta me spango për të krijuar librat. Por më pas kapakët e librave u zëvendësuan nga lëkura e kafshëve. Historianët theksojnë se ishte Jul Çezari ai që përdori papiruset për të formuar fletoret primitive të asaj kohe. Ata prodhuan gjerësisht kopjet të shumta të Biblës.

6 – Rrugët dhe autostradat

Në kulmin e saj Perandoria Romake përfshinte rreth 1,7 milion milje katrorë dhe ka përfshirë shumicën e Evropës Jugore. Për të siguruar administrimin efektiv të kësaj fushe gjigande, romakët ndërtuan sistemin më të sofistikuar të rrugëve që bota e lashtë e kishte parë ndonjëherë. Këto rrugë të shumta romake, prej të cilave disa janë akoma në përdorim sot, janë ndërtuar me një kombinim të zhavorrit dhe tullave bërë nga granit ose të thekur nga llava vullkanike.

7 – Harqet romaket

Harqet kanë ekzistuar për rreth 4000 vjet, por romakët e lashtë ishin të parët ata që shfrytëzuan në mënyrë efektive pushtetin e tyre në ndërtimin e urave, monumenteve dhe ndërtesave. Dizajni i harqeve lejuan që pesha e ndërtesave të shpërndahej në mënyrë të barabartë përgjatë mbështetjeve të të dyja anëve, duke parandaluar strukturat masive romake, si Koloseu të shkatërroheshin nga pesha e tyre.

8 – Kalendari Julian

Kalendari modern Gregorian është modeluar në bazë të një versioni romak që daton më shumë se 2000 vjet më parë. Kalendarët e hershëm romakë janë të ngjashëm me modelet greke që vepronin nëpër ciklin hënor. Por për shkak se romakët kërkonin të ishin ata që shpikën kalendarin, ata përfundimisht ndryshuan kalendarin e tyre. Kjo praktikë vazhdoi deri në vitin 46 p.e.s., kur Jul Çesari dhe astronomi Sosigenes themeluan sistemin Julian për të lidhur kalendarin me vitin diellor.

9 – Ligjet romake

“Subpoena, habeas corpus, pro bono, affidavit” – të gjitha këto terma rrjedhin nga sistemi romak ligjor, i cili dominoi ligjin perëndimor dhe të qeverisë për shekuj me radhë. Baza për ligjin e hershëm romak erdhi nga “12 Tabelat”, një kod që formoi një pjesë thelbësore te kushtetutës gjatë epokës republikane. Për herë të parë u miratua në vitin 450 p.e.s.

10 – Kirurgjia romake në fushën e betejës

Romakët shpikën shumë mjete kirurgjike, por kontributet e tyre më të vlefshme në mjekësi ishin ato në fushën e betejës. Nën udhëheqjen e Augustit, ata krijuan një trupë ushtarake mjekësore që ishte një nga njësitë e para të dedikuara të kirurgjisë në fushë-betejë. Mjekët e trajnuar shpëtuan jetë të panumërta përmes përdorimit të risive mjekësore romake për të frenuar humbjen e gjakut. Mjekët romake ndihmuan në frenimin e përhapjes se sëmundjeve në kampet ushtarake./History Channel

postbck postbck

Recent Posts

Dashuritë tragjike të Sami Frashërit: Aktorja e famshme armene dhe Emija

Nga: Shasivar Kabashi Shemsedin Samiu apo Sami Frasheri, siç rendomë njihet ndër shqiptarë, ishte figura…

6 hours ago

Pema gjenealogjike e familjes së Skënderbeut

Dashnor Kaloçi Historia e Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, ka ngjallur vazhdimisht një interes…

7 hours ago

Atdhetari Ramiz Cernica, me guximin e tij, demaskoi planet djallëzore aneksioniste të kulçedrës serbe

Nga: Sami ARIFI Ramiz Ahmet Cernica u lind më 1903 në fshatin Cernicë-komuna e Gjilanit, ai…

7 hours ago

Tmerroi Perandorinë e fuqishme të Romës, kush ishte Atila, udhëheqësi i Hunëve?

Historia është e mbushur me kultura të humbura dhe liderë të mëdhenj të lënë në…

7 hours ago

Djathi më i shëndetshëm, që zgjat jetën deri në 100 vjet: E dini kush është?

  Djathi është ndoshta një nga ushqimet më të debatuara kur bëhet fjalë për ushqimin…

8 hours ago

Kur gruaja ARVANITE këndon me gjuhën e shpirtit (Dëgjojeni deri në fund)

  Kur këndon me gjuhën e shpirtit . (Dëgjojeni deri në fund, në min e…

8 hours ago