<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Medaljoni unikat nga Ulpiana

Haxhi MEHMETAJ

Pra medaljoni i dedikohet perandorit më origjinë ilire Mark Aurel Probit (Marcus Aurelius Probus), i lindur në afërsi të qytetit antik Sirmium , pas triumfit të parë ndaj gotëve në vitin 278, ku ishin vrarë mbi 5000 ushtarë të armikut. Medaljoni është shtypur në qytetin Siscia (Sisak i sotëm) në Panoni po ne vitin 278 pas Krishtit. Ndodhet në Beograd sebashku më thesarin arkeologjik dhe etnografik të Kosovës, ku eshtë dërguar në vitin 1998.


Para 30 vitesh në qytetin antik Ulpiana, gjurmët e të cilit ndodhen në fshatin Graqanicë, në juglindje të Prishtinës, është gjetur rastësisht një medaljon i cili është unikat në Iliri. Medaljoni është modeluar më mjeshtri të rrallë, në reliev bukur të lartë (0.6cm) për monedha e medaljone. Ka diametër 43mm dhe peshon 42.15gr.


Ne faqe te medaljonit (avers) të përkufizuar me bordurë të rrethit me pika është paraqitur mbishkrimi IOVI CONSERVATORI PROBI AVG(ustus), dhe dy buste të kthyera nga ana e djathtë, me kurora dafine mbi kokë, në planë të parë busti i perandorit Prob dhe në planë të dytë busti i krye hyjit Jupiter me mjekër. Perandori në një skenë solemne, i veshur me pancir, dorën e djathtë e ka ngritur lartë, ndërsa me dorën e majtë mbanë skeptrin.


Në shpinë të medaljonit (revers), perandori Prob shfaqet i veshur si ushtar duke kalëruar, me shtizë të përgatitur për sulm. Pas tij ngarendë perëndesha e fitores Viktoria me krahë të hapur, me degë ulliri në dorën e majtë, ndërsa me të djathtën e kurorëzon perandorin me kurorë të thurur me gjete dafine. Para perandorit është vendosur trofeu më armët të armikut të mundur. Nën trofe rrinë ulur me duar të lidhura pas shpine ushtari got i zënë rob. Në anën e djathtë të trofeut qëndron në këmbë me duar të lidhura një rob tjetër. Në pjesën e sipërme të medaljonit është shtyp mbishkrimi VIRTVS AVG(ustus), kurse ne pjesën e poshtme, në seksion mbishkrimi TRVMFVM GOTICVM.


Pra medaljoni i dedikohet perandorit më origjinë ilire Mark Aurel Probit (Marcus Aurelius Probus), i lindur në afërsi të qytetit antik Sirmium , pas triumfit të parë ndaj gotëve në vitin 278, ku ishin vrarë mbi 5000 ushtarë të armikut. Medaljoni është shtypur në qytetin Siscia (Sisaku i sotëm) në Panoni po ne vitin 278 pas Krishtit. Ndodhet në Beograd sebashku më thesarin arkeologjik dhe etnografik të Kosovës, ku eshtë dërguar në vitin 1998.


Medaljoni i Probit (Dizajni: Dukagjin Mehmetaj) /InforCulture.info

postbck postbck

Recent Posts

Rrahjet e zemrës që mund të sinjalizojnë rrezik për goditje në tru

  Një ritëm shumë i lartë i zemrës në gjendje qetësie është njohur prej kohësh…

7 hours ago

Mënyra natyrale për zhdukjen e thinjave

    Pavarësisht moshës, flokët e thinjur janë problem për shumë njerëz, femra dhe meshkuj.…

8 hours ago

A e dini se për çfarë paralajmëron kjo shenjë trafiku?

    Shumë prej nesh e kujtojnë autoshkollën mes mjegullës, si dhe maturën, udhëtimet e…

8 hours ago

Pse shohim fytyra në objekte? Fenomeni i çuditshëm që truri ynë na bën ta përjetojmë çdo ditë

    A ju ka ndodhur të shihni një fytyrë në një prizë elektrike, të…

11 hours ago

Keni migrenë? Konsumimi i këtij lëngu mund të ndihmojë në lehtësimin e dhimbjes

    Migrena nuk është thjesht një dhimbje e fortë koke. Bëhet fjalë për një…

12 hours ago

Tensioni i lartë dhe i ulët i gjakut – Rastet kur duhet përdorur hudhra

    Hudhra është padyshim fuqiplotë përsa i përket vlerave shëndetësore. Por për personat që…

12 hours ago