<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Shqiptarët që luftuan përkrah ushtrive evropiane

Rruga historike e Arbërisë së dikurshme drejt Shqipërisë së sotme, ka kaluar në disa pushtime, ku i fundit dhe më shkatërrimtari ka qenë ai osman. Gjatë këtij pushtimi, një pjesë e popullsisë së krishterë shqiptare u konvertua dhe u bashkua me atë islame, ndërsa një pjesë tjetër e saj e ruajti besimin e vet. Në veri të trojeve arbërore, banorët u larguan nga qytetet e mëdha për të shkuar drejt maleve ku mund t’i luteshin Zotit në mënyrën që donin, pa u gjykuar dhe luftuar nga askush.

Ndërkohë, një pjesë tjetër vendosi që të luftonte, për të ruajtur besimin e vet. Por ku të luftonin? Përkrah kujt të luftonin? Po të mos gjenin një ushtri mike me interesin e njëjtë, largimin e osmanëve, ato do të shpërndaheshin dhe, me shumë mundësi do të luftonin kundër njëri – tjetrit.

E në fakt kështu ndodhi! Besimtarët e krishterë u ndanë në kampe, hera – herës kundërshtarë me njëri – tjetrin. Disa shkuan e luftuan jashtë atdheut përkrah vendeve të huaja, ndërsa të tjerë qëndruan brenda atdheut dhe vendosën t’i bindeshin Sulltanit.

I pari që hedh dritë mbi këto lëvizje dhe luftime është historiani dhe romancieri më i hershëm shqiptar, Dom Ndoc Nikaj i cili në dy vëllime të botuara, i pari në vitin 1907 dhe i dyti pas 10 vitesh me titull “Historija e Shqypnis” tregon gjithë historinë e Shqipërisë, që nga koha e ilirëve e deri në ditët e tij.

Mes të tjerash, për shqiptarët që luftuan jashtë shtetit, ai shkruan (në gegërishten e vjetër, prandaj po e përshtas):

Thuajse të gjith Shqiptarët e ikur jashtë, luftuan përkrah ushtrive të vendeve pritëse dhe gjithnjë aty u pritën me plot nderime.

Në shekullin XVI shumë shqiptarë u futën në shërbimet ushtarake të Anglisë, Gjermanisë e të Francës ku u pritën me nderime të posaçme nga ushtritë e Enrikut VII, të Masimilianit të Austrisë dhe Françeskut I.

Gjithashtu, ai flet edhe për kushërinjtë dhe fisin e Gjergj Kastriotit dhe ushtritë e huaja ku ato aderuan:

Kushërinjt e fatosit të Shqipërisë, Skënderbeut shërbyen ndër degë të huaja ushtarake ku shfaqën zemër luftarake të një fisi ku kishte zënë vend burrnia. Ecën nën emrin e Skënderbeut deri kur, me kalimin e kohës, u harruan.

Ndërkohë për shqiptarët e krishterë që luftuan përkrah osmanëve, ai shkruan:

Nuk ishin vetëm shqiptarët e kthyer në Muhamedan që i jepshin ndihmë ushtrive osmane, pasi edhe të Krishterët që me qëndresë të madhe e mbajtën besimin e tyre, të mërzitun prej ligshtisë së Evropës Kristiane që nuk i ndihmonte me asgjë përveç se me fjalë të mira, të gjithë së bashku vendosën të luftonin përkrah ushtrisë osmane.

E shpesh ushtritë e jashtme ku shqiptarët luftonin, përballeshin me ushtritë osmane, çka shkaktonte një luftë mes shqiptarëve. E gjitha kjo vazhdoi deri në fundin e luftrave mes osmanëve dhe evropianëve.

postbck postbck

Recent Posts

Parashikimi i motit gjatë dimrit – çfarë pritet në Ballkan dhe Evropë?

Sipas përditësimit të fundit të Severe Weather Europe, modelet sezonale parashikojnë më pak borë se…

12 hours ago

Hani dy vezë në ditë dhe do befasoheni me atë që i ndodh kockave, zemrës dhe trurit

    Veza është padyshim përbërësi kryesor i një mëngjes të shëndetshëm. Një nga mënyrat…

16 hours ago

Një test i thjeshtë me lotët mund të zbulojë më herët sëmundjen e Parkinsonit

    Shkencëtarët kanë zhvilluar një sensor të vogël që mund të zbulojë nivelet e…

17 hours ago

Testi i thjeshtë që mund të zbulojë rrezikun e vdekjes

  Një test i thjeshtë që mund të kryhet në shtëpi mund të japë të…

17 hours ago

Tensioni i lartë dhe i ulët i gjakut – Rastet kur duhet përdorur hudhra

    Hudhra është padyshim fuqiplotë përsa i përket vlerave shëndetësore.   Por për personat…

18 hours ago

Fyti ju kruhet dhe hunda ju bllokohet? Ja çfarë mund të bëni që në shenjat e para të ftohjes

    Fyti fillon t’ju kruhet, hunda ju rrjedh ose bllokohet dhe pak më vonë…

18 hours ago